Lajmet

Forumi i të rinjve të LDK-së organizon aksion para qeverisë

Published

on

“Zemër, ke dështu” është aksioni simbolik i organizuar nga forumi i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës para Qeverisë.

Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Paris Guri, tha para gazetarëve se përmes këtij aksioni simbolik po ia rikujtojnë Qeverisë që po u përfundon mandati me dështime në çdo fushë. Guri para mediave përmendi siç tha dështimet për këto vite qeverisjeje.

“Sot në Ditën e të Dashuruarve, jemi mbledhur këtu me një aksion simbolik për t’ia rikujtuar Qeverisë se po i përfundon mandati me dështime në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosove në çdo fushë. Në vitin e saj të katërt, kjo Qeveri po vazhdon me dështime në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në marrëdhënie ndërkombëtare, në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, në energji, dhe në secilën sferë tjetër. Të rinjtë e vendit tonë, ashtu si secili qytetar i Kosovës, janë duke u përballur me një depresion kolektiv të shkaktuar nga popullistët të cilët kanë braktisur gjithçka, përfshirë edhe shtresën më vitale të shoqërisë sonë, rininë”, deklaroi ai./UBTNews/

Lajmet

Foshnja dy muajshe ndërron jetë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë më 14 tetor në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar në orën 12:15 nga emergjenca e spitalit, ku foshnja ishte sjellë për trajtim mjekësor. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje dhe kanosjes raportohen në Prishtinë, Pejë dhe Malishevë

Published

on

Katër raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë raportuar më 14 tetor në Prishtinë, Pejë dhe Malishevë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është kanosur nga i dashuri i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Prishtinë, një burrë dhe një grua, bashkëshortë, janë shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje. Nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa të dy janë liruar me vendim të prokurorit dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Pejë është raportuar një mosmarrëveshje mes dy kunatave. Palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Viktima, me dëshirën e saj, ka shkuar te familja.

Një rast tjetër është raportuar në Malishevë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe ka shkelur urdhrin mbrojtës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studentët paralajmërojnë protestë për ditën e tretë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Published

on

Për të tretën ditë me radhë, në Shqipëri është paralajmëruar protestë e organizuar nga studentët, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestat e dy ditëve të fundit janë shoqëruar me akte dhune dhe përplasje, përfshirë djegien e ambienteve të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Kryeministri Rama, në një deklarim gjatë ditës së sotme, fajësoi opozitën për dhunën dhe paralajmëroi se personat përgjegjës do të përballen me ligjin.

Protesta e radhës pritet të nisë gjatë mëngjesit, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet tubimi i sotëm./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite edhe ligji për pastrimin e parave

Published

on

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare ku në rend dite përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, në lexim të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00 deputetët do të përzgjedhin edhe dy anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur të hënën.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3. Pyetjet parlamentare;

4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara