Zonja e Parë e ardhshme, Melania Trump, ka prezantuar një kriptomonedhë të re të quajtur $Melania, duke pasuar hapin e bashkëshortit të saj, Donald Trump, i cili javën e kaluar lançoi kriptomonedhën e tij, $Trump. Ky njoftim vjen vetëm një ditë pas prezantimit të monedhës së Donald Trump, duke e bërë çiftin e parë që hyn në botën e kriptomonedhave, pas betimit të tij të së hënës si president i SHBA.
Të dyja monedhat kanë shënuar rritje, por tregu i tyre ka qenë i paqëndrueshëm. Sipas të dhënave të CoinMarketCap, kapitali tregut të $Trump ka arritur rreth 12 miliardë dollarë, ndërsa $Melania ka arritur 1.7 miliardë dollarë. Melania shpalli lançimin e kriptos së saj në platformën sociale X, duke inkurajuar ndjekësit të blejnë monedhën e saj të re.
Donald Trump, i cili në të kaluarën e ka cilësuar kriptomonedhën si “mashtrim”, ka ndryshuar qëndrim pas fushatës së tij zgjedhore të vitit 2024, duke pranuar asete digjitale si donacione. Ai gjithashtu ka shprehur planet për krijimin e një rezerve strategjike të bitcoin dhe për emërimin e rregullatorëve që do të mbështesin industrinë e kriptove, çka ka nxitur pritetshmëritë për një heqje të mundshme të disa rregulloreve.
Pas fitores së Trump, bitcoin ka arritur një nivel rekord, duke u tregtuar aktualisht me 140,000 dollarë. Kriptovalutat e tjera, përfshirë Dogecoin, e promovuar nga Elon Musk, gjithashtu kanë shënuar rritje të dukshme./UBTNews/