Sport

Formacionet e mundshme të Manchester United e Atletico Madrid

Në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”, të dy skuadrat barazuan me rezultat 1:1.

Published

on

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes gjigantit anglez Manchester United dhe kampionit spanjoll, Atletico Madrid, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”, të dy skuadrat barazuan me rezultat 1:1

Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Manchester United e mposhti me rezultat 3:2 skuadrën e Tottenham, kurse Atletico Madridi shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Cadizit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood dhe McTominay, kurse te Atletico do të mungojnë Cunha, Lemar, Vrsaljko dhe Wass.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Maguire, Telles; Fred, Matic; Sancho, Fernandes, Pogba; Ronaldo

Atletico Madrid (3-5-2): Oblak; Savic, Felipe, Reinildo; Llorente, De Paul, Koke, Herrera, Lodi; Joao Felix, Correa

21:00 Manchester United – Atletico Madrid (Stadiumi Old Trafford)

Sport

Fortesa Orana fiton dy lufta, por mbetet pa medalje në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fortesa Orana ka shënuar dy fitore në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, por ka mbetur pa medalje pas një eliminimi në gjysmëfinale.

Karateistja kosovare garoi të mërkurën në kategorinë mbi 68 kilogramë. Ajo e nisi garën me fitore 4:3 ndaj algjerianes Chaima Oudira, ndërsa në luftën e dytë triumfoi 4:2 ndaj sllovenes Zala Maria Zibret, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Orana u përball me portugezen Ana Rita Ferreira De Oliveira. Lufta ishte e fortë, por portugezja arriti të krijojë epërsi 3:0.

Më pas ndodhi një situatë që ndryshoi rrjedhën e përballjes. Pas një aksioni, Orana u ankua se ishte lënduar në sy nga kundërshtarja. Reagimi i saj u vlerësua si i tepruar nga gjyqtarët, të cilët e diskualifikuan nga gara.

Me këtë vendim, Orana humbi edhe të drejtën për të luftuar në garën për medaljen e bronztë, duke e mbyllur kështu pa medalje pjesëmarrjen në “Taranto 2026”.

Orana ishte karateistja e fundit kosovare që garoi në këto Lojëra Mesdhetare. Të mërkurën në tatami dolën edhe Benjamin Shabani dhe Jakup Ajdari.

Shabani garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë dhe pësoi humbje 5:0 në luftën e parë nga egjiptiani Tarek Mahmoud. Ai kishte mundësinë për të vazhduar përmes repesazhit, por për shkak të një lëndimi të pësuar në luftën e parë, nuk ishte në gjendje të paraqitej.

Në kategorinë deri në 84 kilogramë, Jakup Ajdari u mposht në luftën e parë dhe më pas edhe në repesazh.

Kosova e mbyll kështu garimin në karate në “Taranto 2026” me një medalje të artë, të fituar të martën nga Islam Selmani. Në total, Kosova garoi me nëntë karateistë, ndërsa Orana ishte ajo që iu afrua më së shumti një medaljeje pas triumfit në dy luftat e para dhe kualifikimit në gjysmëfinale.

Ndërkohë, paraqitje të mira patën edhe dy karateistë kosovarë që garojnë për Shqipërinë.

Blodin Pakashtica shënoi dy fitore në kategorinë mbi 84 kilogramë dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Megjithatë, ai pësoi humbje në gjysmëfinale dhe në luftën për medaljen e bronztë, duke e përfunduar garën në vendin e pestë.

Edhe Melos Gashi arriti deri në gjysmëfinale në kategorinë deri në 84 kilogramë, pas dy fitoreve. Ai humbi në gjysmëfinale dhe më pas edhe në luftën për bronz, duke u renditur po ashtu i pesti.

D.L

Continue Reading

Sport

Shabani dhe Ajdari mbyllin garat në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Benjamin Shabani dhe Jakup Ajdari kanë përfaqësuar Kosovën në karate në kuadër të Lojërave Mesdhetare, të mërkurën.

Shabani garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë, por u eliminua që në luftën e parë, pasi pësoi humbje 5:0 nga karateisti egjiptian Tarek Mahmoud.

Përveç humbjes, Shabani pësoi edhe një lëndim, për shkak të të cilit nuk ishte në gjendje të paraqitej në luftën e repesazhit.

Në kategorinë deri në 84 kilogramë garoi Jakup Ajdari, i cili u mposht 6:1 nga marokeni Mehdi Sriti.

Me këto rezultate, Shabani dhe Ajdari e kanë përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare, ndërsa Kosova do të ketë edhe një përfaqësuese në karate.

Të mërkurën garon edhe Fortesa Orana, e cila do të synojë një rezultat sa më të mirë për Kosovën në këtë kompeticion.

D.L

Continue Reading

Sport

Manchester City transferon Enzo Fernández për 125 milionë funte

Published

on

By

Manchester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernández nga Chelsea për shumën prej 125 milionë funtesh, duke barazuar rekordin britanik të transferimeve.

Fernández, 25-vjeçar, bëhet një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit anglez. Me këtë afrim, shpenzimet e Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të verës kanë arritur në rreth 458 milionë funte.

Kjo shifër përbën rekord të ri në Premier League për shpenzimet e një klubi brenda një afati kalimtar, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Liverpoolit, prej 415 milionë funtesh, të vendosur verën e kaluar.

Megjithatë, City ka arritur të arkëtojë rreth 300 milionë funte nga shitjet e futbollistëve gjatë kësaj vere, duke balancuar në një masë të konsiderueshme investimet e mëdha në përforcime.

Fernández iu bashkua Chelseat në vitin 2023 nga Benfica për 107 milionë funte, duke u bërë në atë kohë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

Kalimi i tij te Manchester City për 125 milionë funte barazon shumën që Liverpooli pagoi për sulmuesin Alexander Isak verën e kaluar, duke e vendosur Fernándezin sërish në qendër të një prej transferimeve më të bujshme të futbollit anglez.

Negociatat mes Chelseat dhe Manchester Cityt u zhvilluan me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa marrëveshja u arrit gjatë ditës së martë.

Me transferimin e Fernándezit, Manchester City ka bërë edhe një lëvizje të madhe në merkato, duke forcuar mesfushën dhe duke treguar edhe një herë ambiciet e klubit për sezonin e ri.

D.L

Continue Reading

Sport

Inaugurohet “FIFA Talent Academy Kosova”, një tjetër hap i madh për zhvillimin e talenteve

Published

on

By

Futbolli kosovar ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e gjeneratave të reja. Në Kosovë është inauguruar zyrtarisht “FIFA Talent Academy Kosova”, projekt i përbashkët i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe FIFA-s, që synon identifikimin, zhvillimin dhe avancimin e talenteve të rinj.

Në ceremoninë inauguruese morën pjesë përfaqësues të FIFA-s, drejtues të FFK-së, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, trajnerë, prindër, futbollistë e futbolliste të reja, si dhe figura të njohura të futbollit kosovar.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e cilësoi hapjen e akademisë si një ditë të veçantë për futbollin e Kosovës, duke theksuar se projekti dëshmon besimin që FIFA ka në potencialin e vendit.

Ademi tha se akademia synon të nxjerrë gjeneratat e ardhshme të futbollistëve dhe futbollisteve që një ditë mund ta veshin fanellën e Kombëtares së Kosovës.

“FIFA Talent Academy Kosova” ka një pozitë të veçantë në kuadër të programit të FIFA-s. Sipas drejtuesve të FFK-së, akademia në Kosovë është e treta në Evropë dhe e 15-ta në botë, ndërsa përfaqësuesi i FIFA-s, Tomas Danilevicius, theksoi se Kosova është e para në Evropë që ka një akademi të këtij lloji si për djem, ashtu edhe për vajza.

Danilevicius vlerësoi punën e FFK-së gjatë dy viteve të fundit në kuadër të programit “Talent Development Scheme”, duke theksuar se tashmë të gjithë talentet e rinj në Kosovë do të kenë mundësi më të mira për zhvillim.

Edhe ministri në detyrë i Sportit, Blerim Gashani, e vlerësoi inaugurimin si një investim të rëndësishëm në të ardhmen e sportit kosovar.

“Kjo akademi është një hap përpara në zhvillimin e futbollit dhe përfaqëson një investim në potencialin e të rinjve tanë”, deklaroi Gashani.

Ndërkohë, përfaqësuesi i FIFA-s për Kosovën, Arnar Vidarsson, bëri të ditur se puna në këtë projekt do të vazhdojë edhe me hapa të rinj, përfshirë përdorimin e teknologjisë për identifikimin dhe monitorimin e talenteve.

Sipas tij, pritet të instalohen kamera për regjistrimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve, ndërsa të dhënat e mbledhura do të përdoren për një proces më të avancuar të zhvillimit të futbollistëve dhe edukimit të trajnerëve.

Inaugurimi i “FIFA Talent Academy Kosova” shihet si një etapë e re për futbollin e moshave në vend, me synimin që talentet kosovare të zhvillohen në kushte profesionale dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Ceremonia u shoqërua edhe me program artistik nga kori i fëmijëve “Okarina”, ndërsa pas përfundimit të saj, futbollistët dhe futbollistet e reja iu drejtuan fushës për të vazhduar stërvitjet dhe rrugëtimin e tyre drejt niveleve më të larta.

Mesazhi i përbashkët i FFK-së dhe FIFA-s ishte i qartë: investimi në talentet e rinj është investim në të ardhmen e futbollit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara