Lajmet

”Foreign Policy”: Edi Rama ndërton ura për në Europë ose askund tjetër

Rama: Asnjëherë nuk ekziston respekti i mjaftueshëm.

Published

on

/ATSH/ – Kur ai shkon në takime të nivelit të lartë me eurokratët e ngrysur në Bruksel, i veshur me pantallona të gjera, çorape shumëngjyrëshe, atlete dhe xhaketë sportive të kombinuara, mesazhi që ai dëshiron të përcjellë është i qartë, shkruajnë Una Hajdari dhe Aleksandar Brezar për revistën “Foreign Policy”.

Kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk i bënte shumë përshtypje se çfarë do të mendonin të fotografuarit pranë tij për veshjen e tij.“Asnjëherë nuk ekziston respekti i mjaftueshëm”, thotë kryeministri i rizgjedhur kohët e fundit.“Shumë përpjekje janë bërë për ta përshkruar ose paraqitur Shqipërinë si një realitet të errët”.Rama po aludon për reputacionin negativ që Shqipëria ka në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore si një tjetër komb i prapambetur dhe ish-komunist që përpiqet me dëshpërim të kalojë në modernitet.Paragjykime të tilla, nga njëra anë, janë disi të pritshme. Në fund të fundit, Shqipëria ka qenë një nga vendet më të izoluara të kontinentit ne pjesën më të madhe të historisë së saj moderne.Ky fakt na njeh gjithashtu me misionin qendror të karrierës së Ramës – në të vërtetë, të gjithë jetës së tij: të kapërcejë hendekun që ndan vendin e tij nga pjesa tjetër e kontinentit. Ky është një qëllim po aq sa ekzistencial sa edhe politik.“E gjeta veten të bllokuar në politikë si një veprimtari e përditshme përmes një kthesë të errët të universit”, shpjegoi ai nga zyra e tij e mobiluar në mënyrë ekscentrike, me letër muri të vizatuar nga vete ai dhe bustin gri të ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, ndërkohë që vështron një libër të madh të ish-presidentit amerikan Donald Trump me postimet më të këqija të tij në Twitter.Një piktor krijues, profesor arti dhe aktivist para se të hynte në politikë, është e lehtë të besosh Ramën kur thotë se jeta politike nuk ka qene  kurrë aspirata e tij.Por është gjithashtu e drejtë të pyesim se çfarë ka arritur Rama me fuqinë politike që ka fituar – dhe pse, pas tetë vitesh si kryeministër, kundërshtarët e tij thonë se prania e tij e zjarrtë shërben kryesisht për të shkëputur vëmendjen nga kontrolli i tij gjithnjë e më i fortë mbi frenat e qeverisë.Stereotipet që Rama është i detyruar të luftojë rrjedhin nga periudha e vendit të tij si Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Kombi evropian juglindor nisi periudhën e Luftës së Ftohtë si një shtet tipik i Traktatit të Varshavës, por i prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik pasi Moska u largua nga stalinizmi kur lideri i atëhershëm sovjetik Nikita Hrushov erdhi në pushtet.Shqipëria gjeti një aleat në Kinë, një periudhë që bëri që ajo të karikaturohej si një parajsë maoiste në shtypin perëndimor. Si Kina ashtu edhe Shqipëria komuniste ranë dakord që Moska ishte kthyer në revizioniste dhe Shqipëria u bë mikja e vetme e ngushtë e Partisë Komuniste Kineze në Evropë.Kjo u shpërbë kur Enver Hoxha, udhëheqësi i atëhershëm i Shqipërisë, u tregua i kujdesshëm ndaj asaj që ai e pa si një shkrirje në marrëdhëniet tregtare të tendosura më herët të Kinës me Shtetet e Bashkuara në fund të viteve 1970.Në librin e tij “Shënime për Kinën”, Hoxha tha se, “ata nuk duhet t’i marrin shumë parasysh parimet” kur bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të minuar social -imperialistët sovjetikë.Me pak fjalë, komunistët e Shqipërisë menduan se partia e tyre ishte manifestimi i jashtëzakonshmërisë socialiste e rendit më të lartë. Pjesa tjetër ishte një lloj izolimi ndërkombëtar i vetimponuar. Ndoshta ilustrimi më i mirë i kësaj është kërkesa e Hoxhës për të mos ftuar asnjë personalitet të huaj në funeralin e tij në vitin 1985 – askush nuk ishte mjaftueshëm komunist sa të meritonte të ishte atje.Kontrolli për të kufizuar informacionin për botën e jashtme ishte aq i rëndë sa, katër vjet më vonë, shumë shqiptarë nuk ishin në dijeni të revolucioneve që ndodhnin përgjatë Perdes së Hekurt dhe nuk e dinin që Muri i Berlinit kishte rënë në nëntor 1989.

Megjithatë, komunistët nuk mund ta shtypnin plotësisht dëshirën e njerëzve për lidhje. Në vitet ‘80, Rama ishte në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe dëshironte të shihte personalisht pikturat që po studionte. Kështu, studenti 1,98 metra i gjatë u bë pjesë e ekipit kombëtar të basketbollit. “A e dini pse kam luajtur basketboll?” pyet ai. “Në Akademinë e Arteve, historia e artit pushonte së qeni vizuale për ne në shekullin XIX”. Imazhi i fundit që ai kujton se ishte përdorur në leksione ishte vepra “Studio e Artistit” e Gustave Courbet”.

“Dhe pastaj, dritat ndizen, jo më rrëshqitje, dhe profesori thjesht flet për atë se si fëmijët e vegjël të borgjezisë së llastuar e quajtën veten impresionistë [dhe] filluan t’i kthejnë shpinën njerëzve dhe luftës së klasave”, thotë ai duke kujtuar dëshirën e tij për të parë pikturat e atyre profesorëve të tij që konsideroheshin “psikopatë, reaksionarë apo skizofrenikë” si Vincent van Gogh dhe “Pablo Picasso, vetë djalli”.

Gjatë një udhëtimi me ekipin në Vjenë, në nëntor 1984, ai u “arratis” nga hoteli dhe u end për orë të tëra në muzeun “Kunsthistorisches” – vetëm për ta gjetur atë të mbyllur. Shansi tjetër i Ramës ishte në vitin 1989 në qytetin gjerman Osnabrück, kur ai ishte asistent-profesor në Akademinë shqiptare të Artieve, përveç se një basketbollist. Ai iu lut përkthyesit gjerman që udhëtonte me ekipin kombëtar ta çonte në Muzeun e Artit Modern, në Weserburg, në Bremen, ku ai pa “një skulpturë të bukur të [Auguste] Rodin dhe gjysmën e një pikture të Pikasos, “kështu që unë thashë, o Zot. Nuk mund ta besoj”.

“Kur u ktheva nga ky udhëtim, lashë basketbollin”, shton ai. “Pastaj erdhën vitet ’90 dhe gjithçka ndryshoi”.

Megjithëse Rama ishte gjithmonë i hapur si artist – aparatçikët e partisë duhej ta vëzhgonin atë duke pikturuar një murale muzeu në 1987 nga frika se mos i fuste elemente “reaksionare” në të, pasi shija e tij e parë për politikën erdhi kur ishte profesor arti. Ai mbështeti studentët dhe aktivistët demokratë, të cilët filluan të kundërshtojnë regjimin komunist duke u bashkuar me ta në rrugë në fillim të viteve ‘90.

Shqipëria ishte vendi i fundit evropian jashtë Bashkimit Sovjetik që u bë demokratik dhe procesi i saj i shkatërrimit të komunizmit gjithashtu u diferencua. Partia komuniste në pushtet e Punës hoqi dorë vullnetarisht nga marksizëm-leninizmi dhe tha se gradualisht do ta çonte vendin drejt një marrëdhënieje më të hapur me Evropën. Në zgjedhjet e vitit 1991, Partia e Punës, e cila ishte në pushtet që nga viti 1944, fitoi zgjedhjet, pjesërisht sepse mbajti një bazë elektorale besnike. Vetëm në 1992, pasi qeveria e zgjedhur komuniste u rrëzua, kreu i Partisë Demokratike u zgjodh në pushtet.

Pasi mori pjesë në lëvizjen për demokraci, të udhëhequr nga intelektualë të zhgënjyer nga ritmi i ngadalshëm i demokratizimit dhe duke kërkuar një sistem të duhur shumëpartiak në mesin e viteve 1990, Rama vendosi të shpenzojë lirinë e tij të re duke udhëtuar, duke jetuar jashtë vendit dhe duke pikturuar, kryesisht duke jetuar jashtë prej pikturave të shitura. “Unë jetoja në Paris në atë kohë. Vendosa të qëndroj atje, të mos kthehem më”.

Vdekja e babait të tij në 1998 e ktheu atë në Shqipëri, kur Partia Socialiste e Shqipërisë, një pasardhëse e partisë komuniste, i kërkoi të bëhej ministër i Kulturës. Ai tha po. “Për muaj, nuk mund të gjeja paqe me veten, pse pranova. Por atëherë, politika është si një drogë. Ti bëheshe i varur prej saj”.

“Unë kurrë nuk kam dashur të përfshihem në politikë si një aktivitet i përditshëm. Unë gjithmonë kujdesesha për të thënë gjëra, gjithmonë ndiqja atë që po ndodhte, por jo si pretendent i asgjëje, por si një ngatërrestar profesionist’’, kujton ai.

Pas një qëndrimi dyvjeçar si ministër i Kulturës, ai u bë kryetar i bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe nisi një rishikim masiv të pjesëve të errëta të epokës socialiste të kryeqytetit duke pikturuar shumë prej fasadave të betonit të zhveshur me ngjyra të ndritshme dhe modele të çuditshme, ashtu si shembja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë si kërpudhat në vitet e para të tregut të lirë. Gjatë kësaj periudhe, ai u bë me shumë ndikim në Partinë Socialiste, duke e kaluar ngadalë perceptimin e tij publik nga një personazh i famshëm i përgjithshëm në një politikan të personalizuar, madje edhe të këndshëm.

Ai humbi zgjedhjet lokale të vitit 2011 me një diferencë jashtëzakonisht të vogël prej 81 votash, vetëm për të siguruar një fitore masive për Partinë Socialiste me platformën e tij “Rilindja”, një emër që ka të ngjarë të jetë zgjedhur sepse u kujtoi votuesve Rilindjen Kombëtare Shqiptare, një periudhë përgjatë shekujve XIX dhe XX, gjatë të cilëve kultura, politika dhe shoqëria shqiptare lulëzuan si në asnjë moment të mëparshëm në histori.

Rama u bë kryeministër në 2013 dhe, këtë vit, ai u bë i vetmi në historinë demokratike të Shqipërisë që zgjidhet tri mandate radhazi.

Sfida kryesore e Ramës, këto ditë, është ta afrojë vendin më pranë integrimit në Bashkimin Evropian.

Qëllimi i deklaruar i politikës së zgjerimit të BE-së është të “bashkojë sa më afër kontinentin”, por theksi i negociatave me Shqipërinë fokusohet në një grup rigoroz reformash ekonomike dhe politike.

Shumë shqiptarë besojnë se BE-ja është më e interesuar ta reformojë me forcë Shqipërinë, sesa ta mirëpresë atë në klubin e saj.

Në të vërtetë, kur përparimi konkret drejt zgjerimit vonohet pa pushim dhe bëhet e qartë se faji ka të bëjë kryesisht me grindjet e brendshme të BE-së, është e lehtë të pyesësh veten nëse ky klub është diçka për të cilën vendi duhet të përpiqet të hyjë.

Në qershor, BE-ja vonoi sërish fillimin e negociatave të ashpra, hapi i fundit para anëtarësimit, me Shqipërinë dhe fqinjën e saj, Maqedoninë e Veriut.

Këtu kthehemi te lloji i pantallonave të Ramës në Bruksel.

“Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj në lidhje me rrobat e mia, ju thashë, nuk doja ta përshtatja shijen time me një kostum politikisht korrekt”, shpjegoi ai.

“Ju jeni ata që dukeni”.

“Evropa po bëhet gjithnjë e më shumë viktimë e mënyrës së saj të funksionimit. Në një hapësirë, ​ku po zhvillohen kushedi sesa zgjedhje njëkohësisht dhe ku politikanët drejtojnë sondazhe dhe jo synime, dinamika e brendshme e këtyre vendeve bëhet më e rëndësishme sesa arritja e zgjerimit me konsensus”.

Continue Reading

Vendi

UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”

Published

on

By

Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.

Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.

Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.

Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.

Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty UniversityShtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.

Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës

Published

on

By

Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.

I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.

Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.

Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.

Continue Reading

Vendi

Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova

Published

on

By

UBT International Smart Schools organizoi me sukses edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, me mbi 1,500 nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Kosova që morën pjesë. Ky test, i vetmi i këtij lloji në vend, ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive të nxënësve dhe do t’u ofrojë atyre që kanë sukses mundësinë për të fituar bursa shkollimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.

Testi u zhvillua online dhe pa pagesë, duke mundësuar pjesëmarrje të lehtë nga çdo vend. Ai u nda në katër pjesë kryesore:

  • Gjuhët dhe Komunikimi – Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze
  • Shkencat e Natyrës – Biologji, Kimi dhe Fizikë
  • Shkencat Shoqërore – Histori dhe Gjeografi
  • Matematika dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Ky test provues ishte një mundësi unike për nxënësit që të testojnë njohuritë e tyre dhe të hapin rrugën drejt një arsimi cilësor, inovativ dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja rekord e mbi 1,500 nxënësve tregon interesin e madh të të rinjve për të zhvilluar potencialin e tyre akademik dhe për të përfituar nga mundësitë e bursave të ofruara.

UBT International Smart Schools falënderon të gjithë nxënësit dhe prindërit për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se përkushtimi ndaj arsimit dhe inovacionit mbetet prioritet kryesor i institucionit.

Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e tjera të UBT International Smart Schools, mund të kontaktoni në 046 332 233.

Continue Reading

Lajmet

Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale

Published

on

By

Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.

Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.

Continue Reading

Të kërkuara