Lajmet

Foreign Policy: Autokracia e presidentit serb kërcënim për Ballkanin, Banjska ishte paralajmërimi

Published

on

Revista prestigjioze amerikane Foreign Policy, ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale në Serbi, duke e cilësuar vendin si të zhytur në krizën më të rëndë që nga përmbysja e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000.

Në këtë analizë, autori dhe analisti politik Jasmin Mujanoviq e ka portretizuar presidentin serb si një autokrat që ndjek gjurmët e paraardhësit të tij, Millosheviqit, dhe si kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit.

Prej më shumë se 10 muajsh, Serbia është përfshirë nga protesta të mëdha kundër qeverisë, të cilat u ndezën pas tragjedisë së rrëzimit të strukturës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Protestat janë shndërruar në një valë të gjerë pakënaqësie kundër regjimit të Vuçiqit, me mijëra qytetarë kryesisht të rinj që kërkojnë përgjegjësi dhe demokraci.

Sipas Foreign Policy, Vuçiq ka ndjekur një rrugë të ngjashme me Millosheviqin, duke goditur mediat e pavarura, duke manipuluar zgjedhjet dhe duke forcuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën.

“Vuçiq është një aktor dashakeq në politikën e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Mujanoviq, duke shtuar se presidenti serb mban gjallë një axhendë etnonacionaliste për destabilizimin e Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Analiza thekson se Vuçiq ka vazhduar përpjekjet për bashkimin e serbëve në rajon, përfshirë përmes ndërhyrjeve në Kosovë dhe përkrahjes për liderin separatist të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

“Sulmi i armatosur në Banjskë më 2023 tregoi përkushtimin e tij ndaj axhendës së ‘Serbisë së Madhe’”, thekson artikulli.

Mujanoviq vlerëson se largimi i Vuçiqit është parakusht për një transformim të vërtetë demokratik në Serbi dhe në rajon.

“Serbia nuk mund të ecë përpara pa refuzuar madhështinë imperiale dhe pa një proces të thellë pajtimi historik. Demokracia e vërtetë kërkon njohjen e së kaluarës – përfshirë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe krimeve të luftës në Bosnjë”, thuhet në analizë.

Në përfundim, Mujanoviq nënvizon se megjithëse e vështirë, një Serbi ndryshe është e mundur një Serbi demokratike, paqësore dhe e integruar në Europë.

“Çdo përpjekje për zgjerim territorial është kthyer kundër vetë popullit serb. Është koha për të ndalur ciklin e dhunës dhe për të ndërtuar një të ardhme ndryshe”, përfundon analiza./S.K./EO/

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Ku-Fest” nis edicionin e tretë në Kumanovë, sjell teatrin shqiptar dhe artistë nga rajoni

Published

on

Edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Teatrit “Ku-Fest” ka nisur në Kumanovë, duke sjellë në skenë një program të pasur artistik dhe teatrin shqiptar.

Pas ceremonisë së hapjes, publiku ka ndjekur shfaqjen “Rinoqerontët” të Eugène Ionesco-s, me regji të Vasil Vasilev dhe në interpretim të Teatrit Shqiptar – Shkup. Shfaqja ka shënuar hapjen zyrtare të programit teatror të festivalit.

Mbrëmja ka vijuar me muzikë live nga “Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër”, duke krijuar atmosferë festive për të pranishmit.

Programi i “Ku-Fest” vazhdon sonte, më 1 shtator, me shfaqjen “Vetmi në perëndim” të Martin McDonagh, në produksion të S.H.E. Kulturës – Abdulla Krashnica dhe Teatrit të Qytetit – Preshevë, me regji të Afeida Boriqit.

Festivali synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për teatrot dhe artistët e rajonit, përmes shfaqjeve dhe aktiviteteve që promovojnë kulturën, artin dhe bashkëpunimin ndërkufitar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis vitin e ri shkollor UBT International Smart Schools

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan është shënuar zyrtarisht fillimi i vitit të ri shkollor 2026/27 për UBT International Smart Schools. Në ceremoninë morën pjesë nxënës, prindër, themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe stafi arsimor, duke konfirmua përkushtimi për një arsim modern të mbështetur në akreditimin e marrë nga Cambridge International Education.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti dhe Themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, nënvisualizoi vizionin e UBT International Smart Schools për formimin e krijuesve të së ardhmes.

“UBT International Smart Schools bazohen në një vizion të qartë: vendosjen e nxënësit në qendër dhe lidhjen e dijes me praktikën, teknologjinë e inovacionin. Akreditimi nga Cambridge është sa njohje ndërkombëtare, aq edhe përgjegjësi për të ruajtur cilësinë. Në këtë epokë të inteligjencës artificiale e robotikës, synimi ynë është që nxënësit të mos jenë thjesht përdorues të teknologjisë, por krijuesit e së ardhmes”, u shpreh Hajrizi.

Përmes qasjes në infrastrukturën e UBT Smart City, nxënësit do të kenë në dispozicion laboratorë të avancuar me fokus të veçantë te inteligjenca artificiale, programimi, robotika dhe teknologjitë digjitale. Po ashtu, rëndësi do t’i kushtohet zhvillimit fizik përmes fuqizimit të Akademisë dhe Klubit Sportiv të shkollës.

Zëvendësdrejtoresha Shqipe Agushi u shpreh se objektivi kryesor mbetet zbulimi dhe zhvillimi i talentit të secilit nxënës përmes mjediseve inovative. Me këtë model arsimor multidisiplinar, UBT International Smart Schools hyn në vitin e ri shkollor me synimin e qartë për të përgatitur gjeneratat e reja me aftësitë e nevojshme për tregun global.

Continue Reading

Lajmet

Çeku viziton SBAShK-un me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Published

on

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrin në detyrë, Përparim Kryeziu, ka vizituar SBAShK-un me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.

Ata janë pritur nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe sekretari i përgjithshëm Ymer Ymeri.

Gjatë takimit është diskutuar për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, rolin e mësimdhënësve, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitetit arsimor, si dhe për synimin e përbashkët për rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Ministri Çeku ka uruar një vit të mbarë shkollor për mësimdhënësit dhe nxënësit, ndërsa ka falënderuar përfaqësuesit e SBAShK-ut për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vlerësuar vizitën e zyrtarëve të MASh-it dhe ka shprehur mbështetjen e sindikatës për Strategjinë e Arsimit 2035+, të cilën e ka cilësuar si dokument të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit gjatë dekadës së ardhshme./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara