Automobilizëm elektrikë

Ford do të shkurtojë rreth 4 mijë vende pune në Evropë

Kompania njofton rreth planeve të saj.

Publikuar

Ford do të shkurtojë afro 4 mijë vende pune në të gjithë Evropën, përfshirë këtu 1 mijë e 300 në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tri viteve të ardhshme. Kompania njoftoi se deri te ky vendim erdhi pas planeve për të rikrijuar markën dhe për t’u fokusuar në një gamë më të vogël automjetesh elektrike.

Prodhuesi amerikan i makinave tha se planifikon të eliminojë 3 mijë e 800 vende pune për zhvillimin dhe administrimin e produkteve në Evropë, duke përmendur kostot në rritje dhe nevojën për të përshpejtuar kalimin nga motori me djegie të brendshme në automjetet elektrike.

Kompania do të shkurtojë rreth 2 miijë e 300 vende pune në Gjermani, 1 mijë e 300 në Mbretërinë e Bashkuar dhe 200 në pjesën tjetër të Evropës.

Ford tha se 2 mijë e 800 pozita inxhinierike do të shkurtohen deri në vitin 2025 dhe rreth 1 mijë vende pune në ekipet e tij administrative, marketing, shitje dhe shpërndarje në të gjithë Evropën. Sipas kompanisë, ky ndryshim do t’ia hapte rrugën për një të ardhme fitimprurëse dhe do t’i mundësonte asaj të konkurronte me markat rivale të makinave në Evropë, e cila është përballur me sfida të rëndësishme ekonomike dhe politike./UBTNews/

Automobilizëm elektrikë

Elon Musk paralajmëron për ekonomi të ashpër, thotë se Tesla s’është imune

Ai tha se kompania do të përpiqet të reklamojë automjetet e saj, diçka që nuk e ka bërë më parë.

Publikuar

nga

Shefi Ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka paralajmëruar se prodhuesi i automjeteve elektrike nuk është imun ndaj mjedisit ekonomik global, i cili sipas tij do të jetë i vështirë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Gjatë mbledhjes vjetore të aksionarëve të kompanisë në Austin të Teksasit, Musk foli për kërkesën për makina, duke fituar më shumë para se konkurrentët në një ekonomi të ngadaltë dhe tha se do të kryejë një auditim nga palët e treta në minierat e kobaltit që furnizojnë Teslën me një përbërës kyç për të prodhuar bateritë.

Në një periudhë të vështirë për Teslan, lideri i tregut të makinave elektrike, tha se kompania do të përpiqet të reklamojë automjetet e saj, diçka që nuk e ka bërë më parë.

“Tesla nuk është imune ndaj mjedisit ekonomik global. Pres që gjërat të jenë vetëm në një nivel makroekonomik të vështirë për të paktën 12 muajt e ardhshëm”, tha miliarderi.

Në prill, Musk kishte thënë se Tesla do t’i jepte përparësi rritjes së shitjeve para fitimit pasi humbi objektivin e saj të marzhit për shkak të uljeve agresive të çmimeve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla rrit çmimet në SHBA për të gjitha automjetet e saj përveç Modelit 3

Ndërsa çmimet e të gjitha varianteve Model Y u rritën për 250 dollarë.

Publikuar

nga

Kompania e automobilave Tesla, ka rritur çmimet për të gjitha automjetet e saj përveç Modelit 3 në SHBA.

Ndonëse ka pasur rritje në çmimet e Model S, X dhe Y me përqindje të ulëta njëshifrore, ato janë ende dukshëm më të ulëta se në fillim të vitit, ndërsa çmimet e të gjitha varianteve Model Y u rritën për 250 dollarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla do të tërheqë mbi 1 milion vetura nga tregu në Kinë

Kina është një qendër e madhe e shitjeve dhe prodhimit për kompaninë Tesla.

Publikuar

nga

Tesla do të tërheqë më shumë se 1.1 milion makina në Kinë për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë, tha të premten rregullatori kryesor i tregut në Kinë.

Duke filluar nga 29 maji, kompania amerikane do të tërheqë 1 milion e 104 mijë e 622 automjete që janë prodhuar midis 12 janarit të vitit 2019 dhe 24 prillit të vitit 2023.

Kina është një qendër e madhe e shitjeve dhe prodhimit për kompaninë Tesla./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Automobilizëm elektrikë

Tesla rrit çmimet në ShBA, Kinë, Japoni dhe Kanada

Këtë e konfirmoi kompania përmes një njoftimi të hënën.

Publikuar

nga

Tesla ka rritur çmimet deri në 290 dollarë në Kanada, Kinë, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi kompania përmes një njoftimi të hënën. Tesla uli çmimet në automjetet e saj më të shitura që nga fillimi i vitit.

Kjo është e para rritje e Tesla-s në dy modelet e saj më të shitura në të njëjtën kohë në tregje të shumta, megjithëse çmimet në të gjithë linjën e saj janë shumë më të ulëta se në muajin janar, pas një raundi zbritjesh.

Muajin e kaluar, shefi ekzekutiv, Elon Musk tha se kompania do t’i japë përparësi rritjes së shitjeve para marzheve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara