Lajmet

Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fushën e sigurisë korrektuese

Published

on

Sot, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtorin e Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, me ç’rast u diskutuan çështjet e sigurisë në institucionet korrektuese të të dyja vendeve, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në menaxhimin e burgjeve.

“Mbështetja e ICITAP-it u vlerësua lart nga të dyja institucionet, veçanërisht për themelimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo njësi ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model i mirë për të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se të mbështetur nga ICITAP-i, tashmë janë identifikuar pajisje të nevojshme që do të sigurohen për SHKK-në, si: skanerë, kamera detektuese të telefonave, si dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë, të cilat do të vijnë në Kosovë gjatë muajit tetor.

Në fund thuhet se ICITAP-i dhe INL-i mbeten partnerët kryesorë të SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Lajmet

​AUV asgjëson 2934 kilogramë tranguj të konservuar

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se ka asgjësuar 2 mijë e 934 kilogramë tranguj të konservuar, pas njoftimit lidhur me zbulimin e mbetjeve të pesticidit Chlorpyrifos në tranguj të përpunuar në Mamushë dhe të eksportuar në Slloveni.

Në njoftim thuhet se AUV ka ndërmarrë masat e menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, përfshirë: identifikimin dhe bllokimin e produktit të prekur si dhe koordinimin me institucionet relevante brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF.

Nga veprimet e ndërmarra sipas njoftimit të RASFF, është konstatuar se loti numër 090827, në sasinë prej 2934,70 kg tranguj të prerë dhe të konservuar, ka qenë e përgatitur për eksport në Slloveni dhe si e tillë, është asgjësuar në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe palës përkatëse, konform legjislacionit në fuqi.

AUV njofton qytetarët e tranguj të tillë nuk gjenden në tregun e Kosovës dhe se situata është plotësisht nën kontroll./KP

Continue Reading

Lajmet

​Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Y.Rr. dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.

Sipas aktakuzës, më 12 tetor 2025, në Budakovë – Komuna e Suharekës, i pandehuri Y.Rr., ka ofruar përfitim të pa merituar në shumën 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për ansamble komunale, dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr., ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin. Ndërkaq, i pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./KP

Continue Reading

Lajmet

​4 ditë zgjedhore brenda një viti – KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme

Published

on

By

28 dhjetori është dita e katërt zgjedhore brenda 2025, të cilën do ta organizojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky institucion do të ketë në dispozicion 37 ditë për të organizuar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe atyre lokale më 12 tetor dhe 9 nëntor, qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të katërt brenda një viti.

Ky është një rekord i ri jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por edhe shtetin e Kosovës, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur për KosovaPress, pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga presidentja e Kosovës.

Ai ka thënë se organizimi i një procesi të ri zgjedhor përbën sfidë, por KQZ mbetet e përkushtuar të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

Organizimi edhe i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij, veçanërisht për faktin se aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale. Gjithashtu, data e re e zgjedhjeve nënkupton mbajtjen e ditës së katërt zgjedhore brenda të njëjtit vit. Megjithatë, KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi.

Elezi ka treguar se ndër nga vendimet e para që KQZ do të ndërmarrë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme është ndryshimi i afateve kohore dhe përshtatja e tyre me ditët e përgjithshme në dispozicion.

Meqenëse këto janë zgjedhje të parakohshme dhe KQZ ka në dispozicion 37 ditë për organizimin e tyre, një nga vendimet e para të KQZ-së për këtë proces zgjedhor është ndryshimi i afateve kohore apo përshtatja e tyre sipas nevojës në pajtim me rrethanat. KQZ do të caktojë në mbledhjen e radhës afatin për partitë për të formuar koalicione zgjedhore, afatin për subjektet politike për t’u certifikuar dhe dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudhën e fushatës zgjedhore. Po ashtu, KQZ do të vendosë për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike si dhe afatet për akreditimin e vëzhguesve”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, ky institucion nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, por kërkesën buxhetore do ta përcjellin për miratim në Qeverinë e Kosovë, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën kur zgjedhjet./KP

Continue Reading

Lajmet

Rrezikohet pezullimi i transportit publik në Prishtinë

Published

on

By

Trafiku Urban” njofton se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.

Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët. Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt. “Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe apelon për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë”./EO

Continue Reading

Të kërkuara