Lajmet

Forca serbe në Kosovë? Ibishi: S’mund të ndodhë, vendim i duhur shtimi i policëve në veri

Sipas tij, citimi i rezolutës 1244 për të arsyetuar këtë akt është e gjithë keqinterpretim.

Published

on

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, e sheh si kërcënim të shtetit serb ndaj Republikës së Kosovës deklaratat e zyrtarëve të Beogradit për dërgimin e 1000 ushtarëve serbë. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë dhe citimi i rezolutës 1244 për të arsyetuar këtë akt është e gjithë keqinterpretim.

Ibishi kërkon që të merren parasysh kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale në katër komunat veriore. Megjithatë, thotë se institucionet e sigurisë duhet të japin vlerësimet e tyre në bazë të analizave në terren.

Ai konsideron se karshi një vendimi për shtyrje apo jo të zgjedhjeve institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme dhe të harmonizojnë qëndrimet me aleatët ndërkombëtarë.

“Po duke dëgjuar zërat e zyrtarëve të shteteve që janë me peshë për Kosovën, partnerët tanë që janë të rëndësisë të veçantë që me vite kanë ndihmuar prej çlirimit të Kosovës e deri më tash në mbështetje të Kosovës edhe në fazën e integrimeve dhe ngritjes së kapaciteteve, mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm t’i harmonizojmë qëndrimet. Në një situatë të tillë kur kemi këshilla të mira dhe mundësi zgjedhjeje duhet të mendohet edhe për ata, por krejt kjo do të vijë nga analiza që do të bëjë sektori i sigurisë me inteligjencën dhe jep si propozim që do të shkojë në atë drejtim”, tha Ibishi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë thekson se situata në komunat veriore mund të përshkallëzohet.

Në një intervistë për KP, Ibishi deklaron se institucionet e sigurisë në vend kanë kapacitete të mjaftueshme për ta menaxhuar situatën.

“Në këto grupe janë të involvuar edhe ish-policët çka është një e keqe dhe mandej një pamundësi që të shqyrtohet mundësia eventuale për një vendim politik për kthimin e tyre, çka e vështirëson një situatë në të ardhmen. Mendoj që ai rasti që ndodhi me sulmin ndaj patrullës së policisë por edhe ndaj gazetarëve tregon se ka kaluar në një fazë të përkeqësimit të gjendjes përveç atyre sulme në dy qendrat komunale në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Çështja tjetër se institucionet e sektorit të sigurisë kanë ngritur kapacitetet, sidomos Policia e Kosovës me të gjitha kapacitet që ka por edhe EULEX… Mendoj se Policia e Kosovës dhe sektori i sigurisë në përgjithësi në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar të sigurisë ka kapacitete, por që realisht gjendja mund të tensionohet me dirigjim të Beogradit, të ekstremistëve që i ka të instaluar në brendi të Kosovës”, thotë Ibishi.

Sa i takon kërcënimit të Serbisë se do t’i dërgojë në Kosovë 1 mijë pjesëtarë të forcës së sigurisë serbe, Nuredin Ibishi thotë se ky shtet po keqinterpreton rezolutën 1244, pasi një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

Sipas tij, ky është vetëm një nga kërcënimet e vazhdueshme që shteti serb ia bënë Kosovës.

“Unë kam thënë qysh nga fillimi se situata mund të tensionohet mu për shkak se pala serbe në këtë rast apo vetë presidenti Vuçiq po paralajmëron edhe mundësinë që duke keqinterpretuar edhe rezolutën 1244 që kinse për dërgimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë, çka është totalisht anakrone dhe pakuptimtë dhe fare nuk ka të bëjë me atë. Kosova ka ecur përpara prej Marrëveshjes së Kumanovës. Dihet fort mirë që nuk ka asnjë forcë serbe, pa marr parasysh se a është policore apo ushtarake, që tërhiqet prandaj dhe nuk ka kthim prapa. Këto janë vetëm kërcënime të vazhdueshme që i bëhen Kosovën”, theksoi ai.

Ibishi e konsideron vendim të duhur rritjen e prezencës policore në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

“Vendimi është i mirë, sektori i sigurisë punon punën e vetë, duhet të jetë gjendja e rendit dhe qetësisë publike, çështja e luftimit të kriminalitetit kjo në rend të parë për vetë qytetarët që jetojnë aty pa marr parasysh se cilit komunitet i takojnë. Kjo gjithsesi që është e mirë, pra ekstremistët janë prezentë aty të maskuara dhe grupe por realisht kemi forca të mjaftueshme që këta ta kontrollojnë edhe MPB dhe Policia e Kosovës me plan operacional po kryejnë detyrat e veta pa marr parasysh se çfarë do të jenë zhvillimet e mëtejme”, theksoi ai.

Që nga mbrëmë në komunat veriore ku gjatë kësaj jave ndodhen disa shpërthime të shok-bombave e të shtëna janë shtuar patrullimet dhe prezenca policore, ndërsa po mbrëmë nga grupet ekstremiste në atë pjesë të vendit është sulmuar një patrullë policore, ku mbeti i lënduar një polic. Sulme ka pasur edhe ndaj gazetarëve.

Ndërsa, zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore është caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa ato për kuvende komunale më 25 dhjetor.

E para disa ditëve derisa zyrtarët e KQZ bashkë me zyrtarë policorë janë penguar që të hyjnë në ambientet e KKZ-ve në komunat veriore.

Lajmet

Kurti i bën thirrje Hamzës për takim, do ta votojmë një deputet të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë një deputet të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Ai ka kërkuar që emrat e kandidatëve të diskutohen në takimet mes partive dhe ka thënë se ende nuk është tepër vonë për të arritur marrëveshje.

“Ne medoemos një deputet të PDK-së do ta votojmë për nënkryetar të Kuvendit. Ne medoemos një deputet ose deputete të LDK-së do ta votojmë për nënkryetar të Kuvendit”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se dëshiron të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar emrat e kandidatëve.

Ai e ka cilësuar si të keqardhshme braktisjen e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se sot është humbur një mundësi për përmbylljen e tij.

“Jemi vonë, por nuk është tepër vonë. Nëse e bëjmë këtë të dielën, megjithatë do të konsiderojmë që përgjithësisht dhe së bashku ishim të suksesshëm”, ka deklaruar Kurti./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Avokati: Kërkojmë shpalljen të pafajshëm të Fazliut, të akuzuarit s’u intervistuan nga ZPS-ja

Published

on

Avokati i Fadil Fazliut, David Young ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të Fadil Fazliut.

“Kërkojë me respekt që verdikti në këtë rast të korrigjohet dhe të jetë në përputhje me detyrën publike që është pafajësia e z.Fazliu”, tha Young.

Ai tha se gjatë ngritjeve të akuzave në këtë çështje, Prokuroria nuk ka intervistuar asnjëherë të dyshuarit.

 “Pjesa më e madhe e këtyre personave, e këtyre të akuzuarve nuk janë intervistuar asnjëherë. Besoj që z.Kilaj mund të ketë qenë para shumë shumë vitesh por pjesa më e madhe e të akuzuarve nuk janë intervistuar asnjëherë nga Prokuroria. Pra, mund të nxjerrim deduktimin nga kjo që Prokuroria ka marrë qasjen strategjike për të mos i intervistuar ata. Për të mos i intervistuar këta persona lidhur me pretendimet dhe a është kjo mënyrë  e drejtë për të filluar hetimet ap ngritur akuzat?! Unë besoj që jo. Unë thgem qartësisht që nuk është kështu”, tha David Young.

Young parashtroi se Fadil Fazliu duhej të paktën që të intervistohej por atij nuk iu dha mundësia të thoshte atë që kishte për të thënë.

“Nga përvoja juaj e gjerë i nderuar gjykatës ju e dini që normalisht ju jepet prokurorëve dhe hetuesve mundësia për pyetjet që do i bëjnë dëshmitarit për pretendimet dhe lidhur me provat. Në të njëjtën mënyrë, intervista I jep mundësinë të dyshuarit që të jep përgjigjet e tij ndaj pretendimeve që ngrihen kundër tij. Ndonjëherë është mënyrë e mirë për të vërtetuar provat dhe për të verifikuar pretendimet dhe për të parë se si personi përgjigjet”, tha ai.

David Young tha se kjo është mënyrë e duhur për të verifikuar provat nga mënyra se si përgjigjet I dyshuari.

“Por pas intervistave, është praktikë e zakonshme për prokurorët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë që të marrin vendimin se nëse do të vazhdojnë më tej ndjekjen kundër të dyshuarit, të ngrenë akuza ndaj tij dhe kjo mund të varet nga ajo që është thënë gjatë intervistës apo jo”, tha ai.

Me kaq përfundoi fjalën përfundimtare mbrojtja e Fadil Fazliut për të vazhduar më pas me mbrojtjen e Hajredin Kucit e përfaqësuar nga avokati Alexander Admiral./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Avokati i Kuçit: ZPS-ja ndërtoi teorinë e saj mbi gabime në përkthim

Published

on

Alexander Admiral, avokat i Hajredin Kuçit, tha se Prokuroria ka ndërtuar teorinë e saj për Hajredin Kuçin mbi transkripta të përkthyera gabim dhe sipas tij versioni i korrigjuar dëshmon tjetër gjë.

Ai tha se Prokuroria ka hetuar Kuçin për më shumë se dy vjet duke kontrolluar shtëpinë e tij, telefonin, kompjuterin dhe mesazhet e tij. 

Ai tha se pas gjithë kësaj, provat e Prokurorisë mbështetën vetëm në një mesazh dhe në një bisedë e regjistruar pas të cilës asnjë dëshmitar nuk është kontaktuar dhe asgjë nuk është ndërmarrë si veprim.

Admiral tha se Prokuroria i ka thënë gjyqtarit të procedurës paraprake se Kuçi i kishte shkruar këto fjalë “Mik, ai të përgëzon për profesionalizimin, idetë e qarta, për vendin, luftën dhe guximin tënd! Bravo!”.

Sipas avokatit, me frazën “ai”, Prokuroria e ndërtoi teorinë e saj dhe në fjalën hyrëse kishte thënë që Kuçi i kishte përcjell përgëzimet e një personi të paemëruar duke shtuar se idetë e atij personi të paemëruar ishin të Fazliut.

“Kjo teori ishte e gabuar. Njësia e përkthimit tani ka dhënë përkthimin e duhur. Mesazhi lexon: Mik, ju përgëzoj unë (veta e parë). Z. Kuçi pra vetë. Nuk ka person të emëruar. Nuk ka mesazh nga askush”, tha Admiral.

Admiral tha se mbrojtja nuk e mohon faktin që është dërguar një mesazh por korrigjimi i përkthimit e ndryshon kuptimin e atij mesazhi.

“Hiqet pretendimi se z.Kuci ka shërbyer si lajmës. Gjithashtu nuk është më e vlefshme baza mbi të cilën është mbështetur Prokuroria për të thënë se ka pasur një plan më të gjerë për të ndërhyrë ndaj dëshmitarëve. Ky nuk është një ndryshim i vogël. Ndryshon kuptimin dhe peshën e mesazhit”, tha ai.

Admiral tha se ky mesazh ishte dërguar nga Kuçi tek Mustafa dhe se ky i fundit e kishte dhënë intervistën përpara se t’i dërgohej mesazhi.

 Sipas tij, deklaratat e Mutafës në Hagë ishin paraqitur në media dhe se Kuçi e pa se çfarë u tha dhe thjesht ia dërgoi dy fjali shokut të tij prej 30 vjetësh./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Published

on

Platforma qytetare “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë bërë të ditur se në marsh janë ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare. Sipas tyre, pozitivisht janë përgjigjur vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i AAK-së, Ardian Gjini.

Në aktivitet pritet të ketë edhe fjalime nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe këngë patriotike.

Organizatorët kanë njoftuar gjithashtu se është siguruar transport me autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë së bashku me familjet.

Marshi zhvillohet pak ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 16 shtator në Hagë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara