Sport

Forca dhe Pasioni: Kosova gati për Botërorin e Kickbox-it

Publikuar

Nga 24 deri më 29 shtator, në Tashkent të Uzbekistanit do të zhvillohet Kampionati Botëror i Kicbox-it për senior. Në këtë kampionat Kosova do të paraqitet me kickboksierin Ermal Ferati i cili do të udhëhiqet nga trajneri Ilir Menxhiqi.

Ferati dhe Menxhiqi, së bashku me Kryetarin e Federatës së Kickbox-it, Fatmir Makolli tashmë janë nisur drejt Uzbekustanit me bindjen e plotë se do të arrijnë suksese të tjera pas atyre të kampionateve të mëparshme gjatë këtij viti.

Kujtojmë se Uzbrekistani është vend i cili ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe vet pjesëmarrja në këtë kampionat është suksese në vete duke ditur se në shumë raste ka qenë pikërisht sporti ai që ka bërë që flamuri Kosovës të valojë edhe në vendet që janë kundër Kosovës si shtet i pavarur./UBTnews/

Lajmet

Derbi i Beogradit: Festë apo provokim? Tifozët përkujtojnë terroristin

Publikuar

nga

Në një akt skandaloz, tifozët e ekipit të futbollit të Beogradit kanë përkujtuar terroristin Stefan Nedeljkoviç, i cili u vra gjatë një përballjeje me policinë e Kosovës, në një vitorin e sulmit në Banjskë që la të vdekur efektivin Afrim Bunjaku.

Gjatë derbit të Beogradit, ku ekipi i kryeqytetit fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Partizanit, tifozët shpalosën një poster gjigand të Nedeljkoviçit, duke shprehur kështu mbështetje për veprimet e tij. Kjo veprimtari u shoqërua me një koreografi të madhe në tribunën veriore, ku u shfaq edhe flamuri serb.

Nedeljkoviç, anëtar i grupit terrorist “Severna Brigada”, ishte përfshirë në një plan për të nxitur trazira në veri të Kosovës, përmes një operacioni që përfshinte rreth 30 persona. Ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, pasi përpjekjet e tij për të shpëtuar veten dështuan.

Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra në publik, duke nxitur shqetësime mbi ndikimin e tij në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe më gjerë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Legjenda kthehet: Nadal ngrit flamurin për Spanjën në Davis Cup!

Publikuar

nga

Rafael Nadal ka marrë një lajm të rëndësishëm, pasi është përfshirë në skuadrën e Spanjës për Finalet e Davis Cup që do të mbahen në nëntor. Ish-numri një i botës, tani 38 vjeç, do të udhëheqë ekipin përkrah yjeve të tjerë si Carlos Alcaraz, Roberto Bautista Agut, Pablo Carreno Busta dhe Marcel Granollers.

Kjo përfshirje vjen pas një periudhe të vështirë për Nadal, i cili nuk ka garuar që nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Atje, ai u përball me një sfidë të fortë, duke u mposhtur në ndeshjen teke nga rivali i tij i njohur, Novak Djokovic. Po ashtu, Nadal përjetoi një humbje në çerekfinalet e dysheve, pas bashkëpunimit me Alcaraz.

Gjatë gushtit, ai u tërhoq nga US Open, si dhe anuloi pjesëmarrjen në Kupa Laver javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve lidhur me gjendjen e tij fizike. Megjithatë, rikthimi i tij në ekipin e Davis Cup tregon për dëshirën e tij për të kontribuar në suksesin e Spanjës në këtë garë prestigjioze.

Nadal, i njohur për përkushtimin dhe pasionin e tij për tenisin, është një lider natyral në ekip dhe pritet të sjellë eksperiencën e tij të pasur për të ndihmuar skuadrën në këtë sfidë të rëndësishme. Spanja do të shpresojë që me përfshirjen e tij, të arrijë sukses të madh në këtë edicion të Davis Cup./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Arbitri shqiptar Juxhin Xhaja në rolin e gjyqtarit kryesor!

Publikuar

nga

Arbitri shqiptar Juxhin Xhaja do të drejtojë ndeshjen AZ Alkmaar – Elfsborg në fazën e grupeve të Europa League, e cila do të zhvillohet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion” në orën 18:45.

Për performancën e tij të shkëlqyer në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe në kompeticionet europiane, Xhaja ka marrë vlerësimin e UEFA-s. Ai ka treguar profesionalizëm dhe ndjeshmëri në vendimet e tij, duke u bërë një nga arbitrat më të njohur në rajon.

Në këtë ndeshje, Xhaja do të shoqërohet nga dy ndihmësit shqiptarë, Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, si dhe nga arbitri i katërt Albert Doda. Gjyqtari i mirënjohur anglez, Stuart Attwell, do të ndihmojë nga dhoma e VAR-it, duke siguruar që çdo vendim të jetë i saktë dhe i drejtë.

Kjo ndeshje pritet me interes të madh nga tifozët, teksa AZ Alkmaar dhe Elfsborg janë dy ekipe që synojnë të përparojnë në këtë kompeticion prestigjioz./UBTNews/

 

 

Vazhdo të lexosh

Sport

​UEFA e pranon gabimin e rëndë në EURO 2024

Publikuar

nga

UEFA ka pranuar se loja e diskutueshme me dorë e Marc Cucurella kundër Gjermanisë në çerekfinalen e Euro 2024 duhet të ishte një penallti, sipas një raporti nga Komiteti i Arbitrave të UEFA-s.

Ishte ndoshta një nga momentet më të diskutueshme të Euro 2024, me goditjen e Jamal Musiala në kohën shtesë, që u duk se kishte kontakt me krahun e Cucurella-s, ndërsa mbrojtësi i Chelseat qëndronte brenda zonës së penalltisë.

Pothuajse menjëherë, gjyqtari Anthony Taylor u vërshua nga lojtarët gjermanë, duke përfshirë Musiala, Florian Ëirtz dhe Niclas Fullkrug, të cilët kërkonin penallti.

Arbitri anglez nuk i kushtoi vëmendje ankesave të tyre, me VAR që mbështeti vendimin e zyrtarit. Cucurella dukej se kishte dorën e majtë poshtë në anën e tij, larg nga trupi i tij.

Spanja e fitoi atë ndeshje duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të turneut./UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara