Magazinë

Forbes publikon listën e miliarderëve të botës për vitin 2025, ja kush kryeson

Published

on

Lista e re e njerëzve më të pasur nga Forbes për vitin 2025 regjistron 3,028 miliarderë, numri më i madh në 39 vitet e publikimit të renditjes dhe një vlerë totale neto që arrin në 16.1 trilion dollarë.

Lista e re, e miliarderëve të botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale, e cilat përmban 3028 emra, një numër rekord që nga publikimi i parë i listës në 1987.

Pasuria e tyre totale arrin në 16.1 trilion dollarë, shuma më e lartë e të gjitha kohërave.

Elon Musk rimerr vendin e parë, duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke arritur në 342 miliardë dollarë.

Rritja e vlerës së tij neto është për shkak të vlerësimit të AI, SpaceX, si dhe prirjes rritëse të aksioneve të Tesla gjatë 12 muajve të fundit, pavarësisht rënies së fundit. Musk bëhet personi i parë që ka kaluar ndonjëherë 300 miliardë dollarë pasuri personale.

Trump dyfishoi pasurinë e tij

Donald Trump ka dyfishuar pasurinë, duke arritur në 5.1 miliardë dollarë, falë aksioneve të tij në Trump Media & Technology Group dhe të ardhurave të mëdha nga investimet e tij të fundit në kriptomonedha.

“Është një tjetër vit rekord për më të pasurit në botë, pavarësisht pasigurisë ekonomike dhe tensioneve gjeopolitike në rritje”, tha Chase Peterson-Whitehorn, redaktori i pasurisë në Forbes. “Dhe nga Elon Musk te Howard Latnick dhe miliarderët e tjerë që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në qeverinë amerikane, ndikimi i tyre po zgjerohet vazhdimisht”.

, Bezos dhe Ellison në top-listë

Në vendin e dytë pas Musk është Mark Zuckerberg me pasuri të vlerësuar prej 216 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos pason në vendin e tretë me 215 miliardë dollarë. Në vendin e katërt është themeluesi i Oracle, Larry Ellison me 192 miliardë dollarë dhe në vendin e pestë është Bernard Arnault dhe familja e tij me 178 miliardë dollarë.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga:

6: Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154 miliardë,
7: Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 144 miliardë,
8: Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 138 miliardë,
9: Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 104 miliardë, CE kompania nga viti 2000 deri në vitin 2014 me 118 miliardë lekë

Hyrjet e reja: Nga Springsteen në Schwarzenegger

Lista e 2025 përmban 288 miliarderë të rinj që shfaqen për herë të parë, duke përfshirë muzikantin Bruce Springsteen, themeluesin e Chipotle Steve Ells, CEO i Alphabet/Google, Sundar Pichai, aktorin dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger dhe 28-vjeçarin, bashkëthemeluesin e Scale AI, Alexander Wang, më i riu i miliardarëve në botë.

Vendet me më shumë miliarderë

SHBA ruajnë epërsinë me 902 miliarderë, një numër rekord ky, me vlerë totale prej 6.75 trilionë dollarë. Kina pason në vendin e dytë me 450 dhe India në të tretën me 205.

“Klubi 100 miliardë” dhe rënia nga lista

Numri i njerëzve me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë arriti nivel rekord, me 15 persona në mbarë botën  nga 14 që ishin vitin e kaluar dhe asnjë në 2017. Ky “klub” i mbyllur i super të pasurve zotëron një total prej 2.4 trilionë dollarësh ose rreth 15% e pasurisë totale të të gjithë miliarderëve, edhe pse ajo përfaqëson vetëm 0.5% të totalit.

Në të njëjtën kohë, 107 persona ranë nga lista këtë vit, duke përfshirë trashëgimtarin e Hermès, Nicolas Pess dhe pronarin e Hobby Lobby, David Green, ndërsa 32 miliarderë vdiqën gjatë vitit.

Magazinë

Bebe Rexha shpërblehet me “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është vlerësuar së fundmi me “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, duke nënvizuar ndikimin e saj në muzikën dance dhe kontribuimin e vazhdueshëm në këtë zhanër global.

E emocionuar nga ky çmim, Rexha ndau në Instagram një video ku shfaqet duke marrë trofeun:

“Wow, faleminderit EDMAs. Kjo është e pabesueshme. ‘Female Icon Award 2026’. Dua t’u falënderoj fansave të mi për mbështetjen e tyre gjatë këtij udhëtimi të çmendur. Faleminderit edhe komunitetit të muzikës dance për pranimin. Muzika dance ka qenë gjithmonë pjesë e madhe e jetës sime. Ka qenë shpëtimi, terapia ime dhe është ende e tillë. Nuk ka gjë si të dëgjosh këngën tënde në një festival, klub apo në makinë. Sigurohuni që të dëgjoni këngën time të re ‘New Religion’ me grupin e mrekullueshëm Faithless. Është jashtë tani. Gëzuar!”

Në vitet e fundit, Bebe Rexha ka qenë aktive në Euro-dance, duke sjellë këngë që u bënë hite ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final

Published

on

Katër astronautët e misionit Artemis II kanë lënë orbitën e Tokës, pasi kapsula Orion ndezi motorin kryesor për një shtytje përfundimtare drejt Hënës. Ndezja 5 minuta e 55 sekonda, e njohur si Translunar Injection (TLI), kaloi “pa probleme”, sipas NASA-s.

Astronauti kanadez Jeremy Hansen, i pari jo-amerikan që udhëton drejt Hënës, tha se ekuipazhi po ndihej “shumë mirë” dhe se pamja e Tokës duke u zvogëluar ishte spektakolare.

Orion po ndjek një rrugë rreth Hënës, që mund ta çojë më larg nga Toka se kurrë më parë – mbi 7,600 km përtej Hënës – duke e bërë këtë udhëtim potencialisht më të largët se Apollo 13.

Në ditën e gjashtë, astronautët do të shohin një eclipse totale diellore, me Hënën duke mbuluar plotësisht Diellin dhe Tokën të dukshme anash.

NASA thekson se TLI është një hap historik drejt kthimit të njerëzve në sipërfaqen e Hënës dhe simbolizon fuqinë e shpresës dhe bashkëpunimit njerëzor në eksplorimin e hapësirës.

Continue Reading

Magazinë

Lively dhe Baldoni: Shumica e padisë hidhet, tri akuza në gjyq

Published

on

Një gjykatë federale ka hedhur poshtë shumicën e akuzave në padinë për ngacmim seksual që Blake Lively ngriti kundër Justin Baldonit, duke lënë në fuqi vetëm tre akuza: shkelje kontrate, hakmarrje dhe ndihmë në hakmarrje. Këto çështje do të shkojnë në gjyq civil më 18 maj në Nju Jork.

Lively kishte paditur Baldonin dhe studio-n e tij, Wayfarer, duke e akuzuar për ngacmim në set dhe një fushatë për të dëmtuar reputacionin e saj, ndërsa Baldoni mohoi akuzat dhe ngriti kundërpadinë e tij. Gjykatësi Liman hodhi poshtë padinë për ngacmim dhe shpifje, duke përmendur teknikalitete ligjore dhe faktin se disa veprime ndodhën jashtë juridiksionit të Kalifornisë, ndërsa disa akuza për hakmarrje u konsideruan të denja për gjyq.

Rasti ka të bëjë me xhirimet e filmit It Ends With Us, ku Lively luan rolin kryesor, dhe ka përfshirë akuza për manipulim në media dhe sulme ndaj reputacionit. Baldoni kishte ngritur gjithashtu çështje për shpifje ndaj Lively dhe bashkëpunëtorëve të saj, por gjykatësi i hodhi poshtë këto akuza vitin e kaluar.

Continue Reading

Magazinë

Trashëgimia e Michael Jackson gjeneron mbi 3.5 miliardë dollarë pas vdekjes

Published

on

Michael Jackson vazhdon të mbetet një nga figurat më fitimprurëse të industrisë muzikore, edhe më shumë se një dekadë pas ndarjes nga jeta në vitin 2009.

Trashëgimia e tij jo vetëm që nuk është zbehur, por përkundrazi vijon të gjenerojë të ardhura të jashtëzakonshme në tregun global të argëtimit. Sipas të dhënave të fundit, pasuria e tij ka sjellë mbi 3.5 miliardë dollarë që nga vdekja.

Vetëm gjatë vitit 2025, ai është renditur sërish si personazhi i ndjerë me të ardhurat më të larta në botë, duke gjeneruar rreth 105 milionë dollarë.

Një pjesë e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga dëgjimet në platformat e streaming, ku këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen nga miliona fansa në mbarë botën. Albumet dhe hitet e tij ikonike mbeten të pranishme në listat më të dëgjuara, duke dëshmuar ndikimin e tij të pandryshueshëm në muzikë.

Në të njëjtën kohë, një rol të rëndësishëm luan edhe katalogu i tij muzikor, i konsideruar ndër më të vlefshmit në histori. Projekte si “MJ: The Musical” kanë rikthyer në vëmendje jetën dhe karrierën e tij, duke tërhequr interes të madh nga publiku dhe duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme.

Edhe pas shumë vitesh, “Mbreti i Pop-it” vazhdon të dominojë industrinë dhe të mbetet një ikonë globale e padiskutueshme.

Continue Reading

Të kërkuara