Kristjan Asllani ka folur pas ndeshjes miqësore që Shqipëria zhvilloi ndaj Jordanisë, ku ai mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit në moshën 23-vjeçare. Mesfushori kuqezi, i huazuar te Torino nga Interi me të drejtë blerjeje për 1.5 milionë euro, ndau emocionet e tij dhe foli për vendimin për t’u larguar nga zikaltërit.
“Jam shumë i lumtur për shiritin e kapitenit. Është një ndjenjë e veçantë që më kujton të gjitha sakrificat që kam bërë bashkë me familjen time. Trajneri më thirri në pushim dhe më dha shiritin, një gjest që do ta mbaj mend gjatë.”, tha ai.
Sa i përket miqësores ndaj Jordanisë, Asllani shtoi ishte një vazhdimësi e mirë e punës që bëmë kundër Serbisë.
I pyetur për situatën e tij te Torino, ai tha barazimi me Lazion ishte për t’u ardhur keq, sepse mund ta kishim fituar.
Në fund, Asllani foli edhe për largimin nga Interi.
“Sigurisht që më vjen keq, sepse lashë pas lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një klub të madh. Por ishte vendimi i duhur për të dyja palët. Nëse do të kisha luajtur më pak, nuk do të ishte e drejtë as për mua, as për ta. Në Inter mësova shumë, u rrita profesionalisht dhe jam mirënjohës për këtë periudhë. Tani dua të jap gjithçka për Torinon dhe të tregoj se mund të arrij shumë më tepër.”/S.K/KP/