

Lajmet
Foda: Vendi i parë është akoma i arritshëm, duhet ta mposhtim Rumaninë
Published
4 months agoon
By
UBTNewsTrajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka konfirmuar se për ndeshjen me Rumaninë do të mungojnë katër lojtarë të rëndësishëm, në mesin e të cilëve edhe Milot Rashica.
“Kemi disa lëndime, në dispozicion nuk do te kemi Paqaradan, Rashicen, Celinen dhe Krasniqin”, ka thënë fillimisht Foda në konferencë për media.
Sa i përket përbaltjes së 15 nëntorit me Rumaninë, Foda theksoi se vendi i parë në grup është akoma i mundshëm dhe se për këtë së pari duhet mposhtur Rumania.
Ai shtoi se pret edhe më shumë nga skuadra pasi në ndeshjet e fundit ka pasur mundësi që të shënohen më shumë gola.
Sa i përket skemës së lojës, Foda tha se ndaj Rumanisë në udhëtim nuk do të heq dorë nga loja ofanzive, ashtu siç është aplikuar deri më tani në ndeshje e luajtura.
Ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet më 15 nëntor në Bukuresht, ndërsa tri ditë më vonë Kosova e pret Lituaninë në Prishtinë.
Lajmet
Ngritet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka dhe djalit të tij
Published
6 hours agoon
March 25, 2025By
UBT NEWS
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe djalit të tij, F.D. (1992), për dy vepra penale: “Sulmi” dhe “Kanosja”. Kjo ka ndodhur për shkak të një incidenti të ndodhur më 9 shkurt 2025, në Prizren, ku ata janë akuzuar për përdorim force fizike dhe kërcënime ndaj dy personave, A.M. dhe M.J., për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme lidhur me publikimin e disa lajmeve dhe informatave në rrjetet sociale.
Sipas aktakuzës, F.D. (1972) ka përdorur forcë fizike dhe ka sulmuar A.M. dhe M.J., duke i kërcënuar dhe shkaktuar dhimbje fizike. Ai gjithashtu ka kanosur me fjalë të dëmtuarit, duke i frikësuar dhe shkaktuar ankth dhe pasiguri. Ndërkohë, djali i tij, F.D. (1992), është akuzuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj M.J., duke e shtyrë dhe kërcënuar atë, duke i shkaktuar gjithashtu frikë dhe pasiguri.
Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale për të cilat janë akuzuar./UBTNews/
Bota
Deputetja konservatore Julia Klockner zgjidhet presidente e Bundestagut
Published
7 hours agoon
March 25, 2025By
UBT NEWS
Deputetja konservatore gjermane Julia Klockner është zgjedhur presidente e Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, në ditën e parë të seancës së re legjislative. Klockner, 52 vjeç, mori një shumicë votash menjëherë pas mbledhjes së Bundestagut të ri në Berlin, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.
Presidenca e Bundestagut është zyra e dytë më e lartë shtetërore në Gjermani, pas presidencës federale. Sipas protokollit, ky pozicion është më i lartë se ai i kancelarit. Kjo pozitë tradicionalisht mbushet nga grupi më i madh parlamentar, dhe në këtë seancë të re, ai përfaqësohet nga blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU, i përbërë nga kristiandemokratët e Friedrich Merz dhe Unioni Kristiansocial në Bavari.
Si presidente, Klockner do të hapë dhe mbyllë seancat, do të thërrasë çështje të biznesit dhe do t’u japë ligjvënësve leje për të folur. Klockner, nga shteti perëndimor i Rheinland-Pfalz, është gruaja e katërt që mban këtë pozicion./UBTNews/
Lajmet
“Ditë e natë në rrugë do të qëndroj”: Qytetarët përgatiten për protestë kundër shtrenjtimit të rrymës
Published
7 hours agoon
March 25, 2025By
UBTNews
“Ditë e natë, nëse ka nevojë, në rrugë do të qëndroj”, thotë Maliq Mehmeti – një qytetar i mllefosur me propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ngritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.
Mehmeti dhe qytetarë të tjerë pritet të kundërshtojnë këtë vendim përmes protestës, në fillim të muajit të ardhshëm.
Protesta po organizohet nga grupi “Jo Rritjes së Çmimit të Energjisë Elektrike në Kosovë! AsnjeCentMeShumë”.
Qytetari Maliq Mehmeti e konsideron rritjen si të papërballueshme, duke e krahasuar me çmimet në vendet evropiane.
“Shumë shtrenjtë është [rryma], më shumë se në perëndim, më shumë se në Zvicër. Unë e kam djalin në Zvicër, gruaja më punon, i merr 400 euro pagë, 200 paguaj rrymë, gjysmë rroge e gruas shkon për rrymë. Sikur djali im në Zvicër të paguajë, e ka 5 mijë franga pagën, të paguajë 2 mijë e 500 franga në muaj. Është e njëjtë, ne nuk mund të përballojmë këto çmime. Duhet protestë masive, krejt të dalim, i vogël e i madh. Ditë e natë nëse ka nevojë në rrugë do të qëndroj”, thotë Mehmeti.
Edhe qytetari Fehmi Aliu shprehet se propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është diskriminues.
“Ky çmim është jo real, diskriminues për gjithë qytetarët, dhe çdo protestë e cila organizohet do t’i bashkangjitem. Këtu, përkundrazi duke pas parasysh standardin që kemi po shtrenjtohen, nëse nuk ndërhyn shteti këta nuk ka kush me i ndal”, thotë Aliu.
Themeluesi i grupit, Luan Hasanaj thotë se thirrjes tashmë i janë bashkuar mbi dy mijë qytetarë, të cilët sipas tij e konsiderojnë ditën e shtunë – 5 prill, për të protestuar lidhur me shtrenjtimin.
“Diskutimi brenda grupit është që protesta të mbahet ose me datën 4 apo 5 prill. Me sa po shihet, shumica dërmuese e anëtarëve të grupit janë që protesta të mbahet me datën 5 prill, që është e shtunë, meqenëse është edhe ditë pushimi. Aktiviteti ynë është i përditshëm duke kontaktuar qoftë me biznese, me organizata joqeveritare, qoftë me grupe tjera të organizuara të qytetarëve, sepse ky vendim prek secilin. Të gjithë duam të jetojmë normalisht, dhe nuk mund të jetosh normalisht nëse ti ballafaqohesh me këtë rritje enorme te çmimeve në çdo sektor. Andaj, sikur të mos mjaftonte kjo, tanimë propozohet edhe rritje prej 15 për qind e çmimit, i cili do të shoqërohet me rritje zingjir të çmimeve në çdo sektor tjetër. Ne jemi mobilizuar dhe po kërkojmë prej ZRrE-së, bordit të tyre, që të mos marrin këtë vendim. Kundërshtimi i qytetarëve është shumë i madh, me secilin që diskutojmë, jo vetëm me biznese, por edhe me qytetarët të gjithë janë të gatshëm të angazhohen për të kundërshtuar qoftë me protesta apo qoftë edhe me mënyra tjera”, thekson Hasanaj.
Ai thotë se po përgatiten të iniciojnë një fushatë e cila do të kërkojë prej qytetarëve bojkotin e pagesës së energjisë elektrike, pasi sipas tij “edhe qytetarët kanë të drejtë të bëjnë rezistencë”.
“Ne jemi duke u përgatitur që të iniciojmë një fushatë e cila do të kërkojë prej qytetarëve bojkotin e pagesës së energjisë elektrike, sepse nëse ata japin të drejtë vetes që të rendojnë jetën tonë, duke marrë vendime që ndikojnë direkt në xhepin e qytetarëve, atëherë edhe qytetarët kanë të drejtë të bëjnë rezistencë, sepse kjo është një diçka që pamundëson jetën normale. Ne nuk do të ndalemi, urojmë se pari të mos merret, dhe do i sugjeroja ZRrE-së që mos ta merr këtë vendim, jo të paktën në ketë kohë. Në të kundërtën kundërshtimi i qytetarëve do të jetë i vazhdueshëm. Ne nuk do te ndalemi vetëm me një protestë. Deri më tani kemi mbi 2 mijë qytetarë brenda rreth tre apo katër pesë dite, por numri po rritet çdo moment. Afër 1 mijë e kanë nënshkruar peticionin online. Andaj, pakënaqësia e qytetarëve është e madhe ndaj këtij vendimi”,thotë Hasanaj.
Edhe njohësi i ekonomisë, Adem Qorrolli e cilëson rritjen si një lajm të keq për qytetarët dhe bizneset.
Ai thotë se ky vendim do të ndikojë jo vetëm në tarifat e energjisë, por edhe në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, të cilat do të ndikojnë seriozisht në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Rritja energjisë elektrike për 15 për qind është një lajm jo shumë i mirë për qytetarët e vendit dhe bizneset, sepse edhe bizneset do të kenë një tarifë, paguajë rrymën para se të vijë koha e shfrytëzimit të energjisë dhe sigurisht institucionet janë shumë afër të bërit biznes me energji. Kështu kur kemi interes qeveritar në të bërit pazare energjetike, atëherë edhe qytetari do të pësojë dhe sigurisht do të pësojë edhe me këtë rritjen prej 15 për qind. Dhe do të pësojnë edhe në gjitha produktet esenciale qofshin ato dhe të rëndomtat”, thotë Qorrolli.
Ditë më parë, kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu në një intervistë për KosovaPress njoftoi gjithashtu se pritet një rritje prej rreth 15 për qind në tarifat e energjisë për konsumatorët fundorë.
Më 14 mars, Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për rreth 15 për qind – në muajin e ardhshëm.
Lajmet
Rekomandohet suspendimi i një rreshteri policor
Published
7 hours agoon
March 25, 2025By
UBTNews
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter policor të policisë kufitare të PK-së.
Sipas një komunikate, IPK ka parashtruar rekomandimin për suspendim pasi që ndaj rreshterit policor është iniciuar një hetim penal që do të zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan, lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Incidenti ku është përfshirë si i dyshuar zyrtari policor raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vitisë më 24.03.2025 rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshjeje të zyrtarit policor me një qytetar lidhur me një kontest pronësor. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për këtë rast”, ka thuhet në komunikatë.

Bashkë-krijuesi i serialit “Adoleshenca”: Flisni me fëmijët tuaj, pyetni se çfarë po ndodhë me jetën e tyre

Sëmundjet që kurojnë mjalti dhe kanella

Bisedë e këndshme me dramaturgun kosovar Hynor Vitija

Kosova U21 arrin fitore ndaj Moldavisë

Ngritet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka dhe djalit të tij

Deputetja konservatore Julia Klockner zgjidhet presidente e Bundestagut

Premier Liga refuzon kërkesën e Liverpulit dhe Evertonit

“Ditë e natë në rrugë do të qëndroj”: Qytetarët përgatiten për protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Rekomandohet suspendimi i një rreshteri policor
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë