Aktualitet

FMN paralajmëron për rrezikun e luftës tregtare

Published

on

“Nevojat urgjente dhe fryma e rizgjuar e multilateralizmit japin një mundësi unike për të rimenduar dhe rregulluar sistemin ndërkombëtar të taksave”, tha drejtoresha e FMN-së, Georgieva.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bëri thirrje vendeve të bien dakord mbi taksën “e domosdoshme” globale për të ardhurat e korporatave, duke paralajmëruar se mungesa e saj mund të çojë në taksa kaotike ose luftë tregtare pa rregulla globale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Veçanërisht jemi optimistë për një marrëveshje globale mbi taksimin e të ardhurave të korporatave në vitin 2021”, tha drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva gjatë një lansimi virtual të librit.

Ajo theksoi se e gjithë bota po përballet me dy kriza shkatërruese dhe shumë të kushtueshme të shkaktuara nga koronavirusi dhe ndryshimet klimatike.

“Këto nevoja urgjente u bashkuan me frymën e rizgjuar të multilateralizmit japin një mundësi unike për të rimenduar dhe rregulluar sistemin ndërkombëtar të taksave, për të krijuar një sistem që vërtet është i përshtatshëm për shekullin 21”, tha ajo.

Georgieva theksoi se qasja shumëpalëshe do të ishte mënyra e vetme për të siguruar që kompanitë shumëkombëshe me shumë fitime të paguajnë taksë të mjaftueshme dhe që ata t’u paguajnë vendeve ku ata kanë angazhime të konsiderueshme, përfshirë vendet me zhvillim me të ardhura të ulëta.

“Sistemi ndërkombëtar i taksave të korporatave është bërë aq i errët dhe i shtrembëruar. Por, ne kemi një mundësi të veçantë këtë vit që t’i sjellim dritën e thjeshtësisë dhe drejtësisë”, nënvizoi ajo.

Aktualitet

Sot mblidhen sërish deputetët, në tentativën e 26-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Sot do të mblidhen sërish deputetët, në tentativën e 26-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Tash e katër muaj në vend janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ndërsa vendi vazhdon të jetë në ngërç politik.

Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila nuk ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit, që është njëherësh edhe deputeti më i vjetër, Avni Dehari ka vënë në procedurë votimin për Komision zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për kryetarin, por edhe ky proces është bllokuar në mungesë të kuorumit.

Çështjen e votimit të fshehtë, AAK e ka dërguar në Kushtetuese.

 

Continue Reading

Aktualitet

KEK thirrje bizneseve që kanë dalë në treg të hapur

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës ka lëshuar një njoftim duke thënë se inkurajojnë të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike të lidhin kontrata komerciale me KEK.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) inkurajon të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike, që të lidhin kontrata komerciale të drejtpërdrejta me KEK, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.”

KEK thotë se deri tani ka lidhur 15 marrëveshje komerciale.

“Sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK është e licencuar për furnizim në treg të hapur dhe deri më tani ka lidhur me sukses 15 marrëveshje komerciale, duke përfshirë edhe ndërmarrje publike strategjike.”

KEK ka listuar disa arsye se pse duhet të zgjidhet KEK’u si furnizues.

“Pse të zgjidhni furnizimin komercial direkt nga KEK?

·         Furnizimi nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është një zgjidhje e përkohshme, me periudhë 60-ditore dhe çmime më të larta nga tregu.

·         Sipas udhëzimeve të ZRRE-së, konsumatorët që nuk zgjedhin furnizues kalojnë automatikisht te FMF për 60 ditë, ku çmimet janë më të larta se në tregun e lirë. Pas afatit, kontratat me furnizues të rregullt është e detyrueshme.

·         Marrëveshjet komerciale me KEK ofrojnë çmime konkurruese, furnizim të qëndrueshëm dhe transparencë.

·         KEK siguron furnizim referuar në çmimet e tregut të publikuara në bursën zyrtare të energjisë ALPEX.”

“Veproni tani! Lidhja e kontratës komerciale është hapi më i sigurt për të shmangur pasigurinë dhe kostot e larta të furnizimit përmes FMF-së.”

Continue Reading

Bota

Tregjet e aksioneve në Evropë tërhiqen pasi Trump dyfishon tarifat për çelikun

Published

on

By

Aksionet evropiane po shënojnë një fillim kryesisht negativ të javës dhe muajit të ri të tregtimit, raporton CNBC.

Indeksi rajonal Stoxx 600 ka rënë për 0.18 për qind, ndërsa CAC 40 i Francës dhe DAX i Gjermanisë kanë rënë përkatësisht për 0.43 për qind dhe 0.22 për qind.

Megjithatë, FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar është rritur për 0.08 për qind, i ndihmuar nga një rritje prej 0.57 për qind në aksionet e naftës dhe gazit, pasi çmimet u rritën.

Aksionet e industrisë së automjeteve ranë për 1.4 për qind, mes frikës se një sërë zhvillimesh të fundit në lidhje me tarifat e propozuara nga Trump mund të çojnë në tarifa më të rrepta për këtë sektor, veçanërisht pasi presidenti amerikan njoftoi papritur një rritje të tarifave për çelikun në 50 për qind.

Aksionet e teknologjisë, të ndjeshme ndaj rrezikut, ranë për 1 për qind.

Continue Reading

Bota

​Kina akuzon SHBA-në për “shkelje të rëndë” të marrëveshjes tregtare

Published

on

By

Kina thotë se SHBA-ja ka “shkelur shumë rëndë” marrëveshjen e tyre tregtare dhe se do të marrë masa të forta për të mbrojtur interesat e saj, raporton BBC.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se Uashingtoni ka “dëmtuar seriozisht” marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve në Gjenevë muajin e kaluar, kur të dy vendet ulën tarifat mbi mallrat e importuara nga njëri-tjetri.

Zëdhënësi shtoi se veprimet e SHBA-së gjithashtu kanë shkelur rëndë konsensusin e arritur gjatë një telefonate në janar midis liderit kinez Xi Jinping dhe presidentit Donald Trump.

Komentet vijnë pasi Trump tha të premten se Kina kishte “shkelur absolutisht marrëveshjen me ne”.

Presidenti i SHBA-së nuk dha detaje, por Përfaqësuesi i Tregtisë Jamieson Greer më vonë tha se Kina nuk kishte hequr barrierat jo-tarifore siç ishte rënë dakord në marrëveshje.

Nën armëpushimin tregtar të arritur në maj në një takim në Gjenevë, SHBA-ja uli tarifat e vendosura mbi mallrat nga Kina nga 145 për qind në 30 për qind. Tarifat hakmarrëse të Kinës mbi mallrat amerikane ranë nga 125 për qind në 10 për qind.

Të hënën, Pekini tha se shkeljet e SHBA-së përfshinin ndalimin e shitjes së softuerit për dizajnin e çipave në kompanitë kineze, paralajmërimin kundër përdorimit të çipave të prodhuar nga gjiganti kinez i teknologjisë Huawei, dhe anulimin e vizave për studentët kinezë.

Marrëveshja e arritur në Gjenevë erdhi si një surprizë për shumë analistë, pasi dukej se të dy palët ishin shumë larg në shumë çështje tregtare.

Kjo tregoi se gjatë bisedimeve ballë për ballë, Uashingtoni dhe Pekini mund të arrijnë marrëveshje.

Por, ndërsa retorika po rritet sërish, brishtësia e armëpushimit aktual është theksuar dhe jep një tregues se sa sfiduese mund të jetë arritja e një marrëveshjeje afatgjatë tregtare.

Continue Reading

Të kërkuara