Sport

Florentino Perez pas Son Heung-Min, e do atë te Real Madridi

Published

on

Një aziatik mund të bëhet pjesë e Realit të Madridit, pasi Florentino Perez është fiksuar pas sulmuesit anësor të Tottenham Hotspur, Son Heung-Min.

Me koreano-jugorin në skuadër Perez jo vetëm që do të kishte më shumë përfitime nga shitjet e fanellave në tregun e Lindjes së Largët por do të shtonte cilësinë dhe shpejtësinë në sulmin e Los Blancos pasi Son e ka treguar veten gjatë këtyre viteve te Tottenham Hotspur në Premier League.

Për të bindur presidentin e klubit londinez Daniel Levy, numri 1 i Realit nuk do ta ketë aspak të thjeshtë pasi Son konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm për Spurs-at dhe nëse vendos ta largojë Levy me siguri do të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit 28-vjeçar.

Sipas mediave spanjolle, Reali i Madridit e ka nisur ofensivën për yllin aziatik pikërisht me kërkesë të presidentit Perez dhe pritet të paraqitet në zyrat e Tottenham me një ofertë zyrtare për të bindur drejtuesit e klubit anglez.

Son Heung-Min ka kontratë me Tottenhamin deri më 30 qershor të vitit 2023 ndërkohë që kartoni i tij vlerësohet rreth 80 milionë euro. Kapiteni Harry Kane mund të mos jetë i vetmi që mund të largohet nga Spurs në fund të këtij sezoni pasi bashkë me të mund të vendosë të braktisë Spurs-at edhe Son.

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Rossi ndan rrugët me Romën

Published

on

Daniele De Rossi ka ndërprerë kontratën me Romën, një vit pas shkarkimit të tij si trajner, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Marrëveshja pritet t’i kursejë Romës rreth 4 milionë euro.

Skuadra italiane Torino, që po kalon një fillim të vështirë sezoni në Serie A, dhe Monza, aktualisht në vend të 9-të në Serie B, janë destinacionet e mundshme të ardhshme për ish-lojtarin e kombëtares italiane.

42-vjeçari De Rossi pritet të vendosë së shpejti për klubin e tij të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yakin flet për Albian Hajdarin pasi la Zvicrën për Kosovën

Published

on

Trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas vendimit të lojtarit Albian Hajdari për të luajtur për Kosovën, duke lënë pas përfaqësuesen zvicerane.

Yakin thekson se vendimi i Hajdarit është i respektueshëm dhe se nuk mund të ndikojnë mbi zgjedhjen e tij.

“Ne e pranojmë vendimin e tij; nuk mund ta ndikojmë atë,” tha Yakin, duke shtuar se komunikimi me lojtarin ka qenë i qartë dhe transparent.

Trajneri gjithashtu ka folur për rastin e lojtarit tjetër, Cameron Puertas, i cili dëshiron të luajë për Zvicrën, por ende nuk ka pasaportën zvicerane.

Procesi i natyralizimit të tij po vazhdon dhe autoritetet zvicerane pritet të japin një përgjigje në tetor.

“Aplikimet janë dorëzuar,” tha Adrian Arnold, duke konfirmuar se pasaporta e Puertas mund të merret së shpejti.

Yakin nënvizoi se Federata Zvicerane nuk do të ndryshojë qasjen për të nxjerrë lojtarë vetëm për shkak të përfitimeve të menjëhershme sportive.

“Ne nuk duam të nxjerrim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi te merita. Pak ndeshje të luajtura nuk e lejojnë këtë. Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme,” përfundoi trajneri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trajneri Flick: PSG e meritoi fitoren ndaj Barcelonës

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e pranoi se Paris Saint-Germain ishte fitues i merituar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër katalunasve që u mundën në rezultat 2-1, në Montjuic.

Barcelona kaloi në epërsi me Ferran Torres në minutën e 19-të, por PSG barazoi me 19-vjeçarin Senny Mayulu, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

“Pas 35 minutash, PSG mori kontrollin e ndeshjes. Nuk luajtëm në nivelin tonë më të mirë dhe ata e merituan fitoren,” tha Flick pas ndeshjes.

Ai foli edhe më tej duke shtuar se lodhja ndikoi në paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Madje, Flick pranoi se Barcelona humbi strukturën në lojë dhe u dënua nga gabimet në mbrojtje, por lavdëroi performancën e mbrojtësit Eric Garcia.

“Duhet të mësojmë nga këto ndeshje dhe të përmirësohemi. Në Ligën e Kampionëve duhet të mbrosh dhe të sulmosh me intensitet për 90 minuta,” theksoi ai.

Barcelona tani do të kërkojë rikthimin në sfidën e radhës ndaj Olympiacos, ndërsa PSG përballet me Bayer Leverkusen./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara