Aktualitet

Flet gruaja e Nasim Haradinaj në lidhje me dënimin e tij

Haradinaj i tha gruas së tij: “Çdo gjë që është e nevojshme për popullin tonë, për atdheun do e bëjë çdo herë”

Published

on

“Hape derën, mos prit që unë do të lirohem”, i tha Nasimi nga Haga, bashkëshortes së tij në Gllogjan. Gjejlone Haradinaj rrëfen se çfarë i tha ai, disa orë para fillimit të seancës për shpalljen e aktgjykimit të tij dhe Hysni Gucatit.

Ajo deklaron se ka qenë e pritshme që të dënohen, por ajo kërkon drejtësi.

Gjejlona pas vendimit për burgim prej katër vjet e gjysmë për Nasim Haradinajn shprehet se që nga mëngjesi ka hapur dyert për mysafirë, duke pritur se bashkëshorti i saj nuk do të lirohet.

“Nasimi thirri në ora 07:00 edhe ka qenë shumë i relaksuar, i disponuar si gjithherë. Thotë ‘hape derën, mos prit që unë do të lirohem’, ashtu siç kemi biseduar gjithmonë edhe ka qenë shumë i qetë. Edhe ai ka thënë çdo gjë që është e nevojshme për popullin tonë, për atdheun do e bëjë çdo herë. Çështja individuale e Nasimit nuk është në pyetje“, tregon Haradinaj.

Ajo shprehet se edhe në vizitat dhe komunikimet tjera përmes telefonit që kanë pasur me Haradinajn gjatë kësaj kohe sa po gjykohet në Hagë, Nasimi ka qenë gjithmonë i qetë.

Sipas saj, ky dënim ka qenë i pritshëm prej ditës kur ai është “kidnapuar”.

“Për mu edhe për Nasimin ka qenë e pritshme, se prej ditës të parë kur është marrë Nasimi, kur është kidnapuar, ka qenë e padrejtë. Po të kishte ndodhur tjetra, do të isha befasuar. Këtu po tregon se nuk ka aspak drejtësi në atë gjykatë nuk ka“, shprehet ajo.

Mes emocioneve, Gjejlone Haradinaj thotë se është e irrituar me deklaratën e prokurorit i cili foli në emër të popullit.

“Unë tërë kohën kam qenë e koncentruar ta shoh vetëm Nasimin. Fjala që mua më la mbresa dhe më irritoj ishte fjala e prokurorit, kur tha ‘në emër të popullit’. Nuk mundesh ta dënosh Nasimin që bën çdo gjë për popullin, në emër të popullit. Populli Nasimin nuk e dënon, e dënon vetëm Serbia edhe ata që bashkëpunojnë me Serbinë. Ajo ka qenë për mua shumë e rëndë. Që ata e dënojnë me katër vjet e gjysmë Nasimin, mua më është dukur si me dënu Serbia. Nga Serbia nuk presim asgjë as unë, as Nasimi“, shton ajo.

Ajo komenton edhe paraqitjen e bashkëshortit të saj, i cili gjatë gjithë kohës ishte i buzëqeshur dhe i veshur me kollare me shqiponjën kuq e zi.

“Ashtu siç është Nasimi. Nasimi ka qenë vetvetja. Nasimi është krenar dhe mburret, me popullin e vet, me luftën e UÇK-së edhe për atë ai bën çdo gjë që të mbrohet drejtësia edhe të del e vërteta. Që lufta që e ka bërë UÇK-ja ka qenë e drejtë, ne nuk kemi shkuar në Beograd për të luftuar por ne kemi mbrojtur trojet tona, shtëpitë tona, ne kemi qenë të okupuar. Serbia ka ardhur tek ne të na okupojë e masakrojë, po të ishin dalë në gjykim serbët që kanë bërë krime, plus ata që i kanë vënë dokumentet po ata të ishin dënuar, do të ishte e arsyeshme. Të dënohet pala e tretë, pa asnjë gjë, është e pakuptimtë. Kjo për mua është një skandal që ndodhë mes Evrope në këtë kohë“, tha ajo.

Bashkëshortja e Nasimit, Gjejlonja thotë se avokati do të bëjë ankesë për këtë vendim.

Ajo përsërit si familje qëndrimin kundër mandatit të Gjylatës Speciale, ku thekson se po i kushton familjarëve dhe shtetit të Kosovës.

“Nasimi ka qenë kundër, por edhe ne si familje jemi kundër këtij vendimi të gabuar që do t’i kushtojë familjarëve dhe shtetit të Kosovës. Me u barazu viktima me okupatorin, kjo është shqetësuese, shumë shqetësuese. Po shpresoj qe institucionet do të mendojnë diçka për Kosovën. Kjo i kushton Kosovës. Unë kërkoj drejtësi, por nuk po di ku të kërkojë drejtësinë. Ushtria jonë nuk ka bërë kurrë krime, ne nuk kemi pasur mundësi të bëjmë kurrë krime, çdo njeri e dinë”, përfundon ajo.

Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë prej 100 euro e cila duhet të paguhet deri më 18 korrik 2022.

Ata u shpallën fajtorë për të njëjtat pika të aktakuzës ndërsa të pafajshëm për pikën e hakmarrjes.  /UBTNews/

Vendi

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

lajme

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkon në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Brooklyn

Published

on

By

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara