Aktualitet

Flet gruaja e Nasim Haradinaj në lidhje me dënimin e tij

Haradinaj i tha gruas së tij: “Çdo gjë që është e nevojshme për popullin tonë, për atdheun do e bëjë çdo herë”

Published

on

“Hape derën, mos prit që unë do të lirohem”, i tha Nasimi nga Haga, bashkëshortes së tij në Gllogjan. Gjejlone Haradinaj rrëfen se çfarë i tha ai, disa orë para fillimit të seancës për shpalljen e aktgjykimit të tij dhe Hysni Gucatit.

Ajo deklaron se ka qenë e pritshme që të dënohen, por ajo kërkon drejtësi.

Gjejlona pas vendimit për burgim prej katër vjet e gjysmë për Nasim Haradinajn shprehet se që nga mëngjesi ka hapur dyert për mysafirë, duke pritur se bashkëshorti i saj nuk do të lirohet.

Nasimi thirri në ora 07:00 edhe ka qenë shumë i relaksuar, i disponuar si gjithherë. Thotë ‘hape derën, mos prit që unë do të lirohem’, ashtu siç kemi biseduar gjithmonë edhe ka qenë shumë i qetë. Edhe ai ka thënë çdo gjë që është e nevojshme për popullin tonë, për atdheun do e bëjë çdo herë. Çështja individuale e Nasimit nuk është në pyetje“, tregon Haradinaj.

Ajo shprehet se edhe në vizitat dhe komunikimet tjera përmes telefonit që kanë pasur me Haradinajn gjatë kësaj kohe sa po gjykohet në Hagë, Nasimi ka qenë gjithmonë i qetë.

Sipas saj, ky dënim ka qenë i pritshëm prej ditës kur ai është “kidnapuar”.

Për mu edhe për Nasimin ka qenë e pritshme, se prej ditës të parë kur është marrë Nasimi, kur është kidnapuar, ka qenë e padrejtë. Po të kishte ndodhur tjetra, do të isha befasuar. Këtu po tregon se nuk ka aspak drejtësi në atë gjykatë nuk ka“, shprehet ajo.

Mes emocioneve, Gjejlone Haradinaj thotë se është e irrituar me deklaratën e prokurorit i cili foli në emër të popullit.

Unë tërë kohën kam qenë e koncentruar ta shoh vetëm Nasimin. Fjala që mua më la mbresa dhe më irritoj ishte fjala e prokurorit, kur tha ‘në emër të popullit’. Nuk mundesh ta dënosh Nasimin që bën çdo gjë për popullin, në emër të popullit. Populli Nasimin nuk e dënon, e dënon vetëm Serbia edhe ata që bashkëpunojnë me Serbinë. Ajo ka qenë për mua shumë e rëndë. Që ata e dënojnë me katër vjet e gjysmë Nasimin, mua më është dukur si me dënu Serbia. Nga Serbia nuk presim asgjë as unë, as Nasimi“, shton ajo.

Ajo komenton edhe paraqitjen e bashkëshortit të saj, i cili gjatë gjithë kohës ishte i buzëqeshur dhe i veshur me kollare me shqiponjën kuq e zi.

Ashtu siç është Nasimi. Nasimi ka qenë vetvetja. Nasimi është krenar dhe mburret, me popullin e vet, me luftën e UÇK-së edhe për atë ai bën çdo gjë që të mbrohet drejtësia edhe të del e vërteta. Që lufta që e ka bërë UÇK-ja ka qenë e drejtë, ne nuk kemi shkuar në Beograd për të luftuar por ne kemi mbrojtur trojet tona, shtëpitë tona, ne kemi qenë të okupuar. Serbia ka ardhur tek ne të na okupojë e masakrojë, po të ishin dalë në gjykim serbët që kanë bërë krime, plus ata që i kanë vënë dokumentet po ata të ishin dënuar, do të ishte e arsyeshme. Të dënohet pala e tretë, pa asnjë gjë, është e pakuptimtë. Kjo për mua është një skandal që ndodhë mes Evrope në këtë kohë“, tha ajo.

Bashkëshortja e Nasimit, Gjejlonja thotë se avokati do të bëjë ankesë për këtë vendim.

Ajo përsërit si familje qëndrimin kundër mandatit të Gjylatës Speciale, ku thekson se po i kushton familjarëve dhe shtetit të Kosovës.

Nasimi ka qenë kundër, por edhe ne si familje jemi kundër këtij vendimi të gabuar që do t’i kushtojë familjarëve dhe shtetit të Kosovës. Me u barazu viktima me okupatorin, kjo është shqetësuese, shumë shqetësuese. Po shpresoj qe institucionet do të mendojnë diçka për Kosovën. Kjo i kushton Kosovës. Unë kërkoj drejtësi, por nuk po di ku të kërkojë drejtësinë. Ushtria jonë nuk ka bërë kurrë krime, ne nuk kemi pasur mundësi të bëjmë kurrë krime, çdo njeri e dinë”, përfundon ajo.

Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë prej 100 euro e cila duhet të paguhet deri më 18 korrik 2022.

Ata u shpallën fajtorë për të njëjtat pika të aktakuzës ndërsa të pafajshëm për pikën e hakmarrjes.  /UBTNews/

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara