Kronikë e zezë

Flakët i marrin jetën 11-vjeçares në Gjakovë

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Published

on

Në orët e para të ditës së sotme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjakovë. Një 11-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën në të cilën jetonte.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elzaj, tha se lajmi është pranuar rreth orës 01:40 për banesën e cila gjendet në rrugën “Yll Morina”.

“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvenje’. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Edhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje ndërsa bashkë me policinë kanë bërë evakuimin e banorëve të tjerë të të njëjtit bllok banesor.

Lajmet

Raste të dhunës dhe lëndimeve në disa qytete

Published

on

Sipas raportit të fundit të policisë, gjatë 29 prillit  janë regjistruar disa raste të dhunës fizike dhe lëndimeve trupore në disa qytete të Kosovës, ku disa persona janë arrestuar dhe janë marrë masa nga prokuroria.

Në Prishtinë, në rrugën “Garibaldi”,  janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë, në rrugën “Agim Hajrizi”, një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prizren, në rrugën “Edit Durham” , janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të dyshuar se kanë sulmuar dhe therur me thikë një viktimë mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një person në shkallët e një banese

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmë në Gjakovë, ku një burrë është gjetur i shtrirë pa shenja jete në pushimoren e shkallëve të një ndërtese banimi.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes” dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Mitrovicë pas një përleshjeje fizike

Published

on

By

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicën e Jugut pas një mosmarrëveshjeje që ka përfunduar në përleshje fizike mes tyre. Incidenti, i cili është cilësuar si sulm dhe lëndim i rëndë trupor, ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Pas konsultimit me prokurorin, policia ka kryer një bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një fishek dhe një qese me substancë narkotike (2.9 gram).

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një person në Leposaviq

Published

on

By

Një grua, shtetase e Serbisë, ka raportuar në polici se ka humbur kontaktet me djalin e saj në komunën e Leposaviqit. Sipas njoftimit, personi i zhdukur është po ashtu shtetas i Serbisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar menjëherë prokurori kompetent, i cili ka lëshuar urdhër për fillimin e hetimeve.

Njësitet policore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të raportuar si i zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara