Lajmet

Fjalimi patakt i përfaqësuesit rus në OKB

Ai pretendoi se Kosova mbetet vatër e tensionit në Ballkan.

Published

on

Përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, gjatë fjalës së tij në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën ka përdorur fjalor të papërshtatshëm ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke i kërkuar “të mos filozofojë”.

Ai pretendoi se Kosova mbetet vatër e tensionit në Ballkan duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar vëmendje më të shtuar në Republikën e Kosovës.

“Ne do ta këshillonim zonjën Gërvalla-Schwarz që të mos përpiqet të filozofojë dhe të përpiqet të bëjë një analizë gjeopolitike të situatës… Kosova mbetet vatra kryesore e tensionit në Ballkan dhe minon përpjekjet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Situata e sigurisë gjithashtu po përkeqësohet vazhdimisht dhe kjo kërkon një vëmendje të madhe që i kushtohet komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha përfaqësuesi rus.

Përfaqësuesi rus, duke folur me fjalorin e zakonshëm të shtetit të tij kur bëhet fjalë për Kosovën, e cilësoi si provoaktive edhe patrullimet e Policisë së Kosovës në Ujman.

Ndërsa tha se “një moment i rrezikshëm” është më 31 tetor kur skadon afati për regjistrimin e automjeteve me targat e Republikës së Kosovës.

“Një patrullim provokues pa arsye objektive është bërë nga pala kosovare mbi rezervuarin e ujit në Ujman, i cili është afër me zonën qendrore të Serbisë. Serbeve u ndalohet përdorimi i targave neutrale nën kërcënimin me gjoba. Në fund të korrikut, ky vendim i sjellë nga Prishtina pothuajse ka rezultuar me gjakderdhje. Një tjetër moment historik i rrezikshëm do të jetë data 31 tetor, kur skadon afati për zëvendësimin e targave”, shtoi përfaqësuesi rus.

Në fjalën e tij, Nebenzya kërkoi edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajmet

Presidenca kundërshton propozimin për shtrenjtim të rrymës

Published

on

By

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Propozimi i ZRRE-së ka qenë që rryma të shtrenjtohet për 15 për qind nga prilli.

Megjithatë, sipas komentit të Presidencës, një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët. Presidenca ka thënë se “ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend dhe të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve”.

“Rritja e çmimit të energjisë ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Çmimi i energjisë është i lidhur ngushtë me inflacionin, si dhe me koston e jetesës. Prandaj, shprehim shqetësimin tonë për faktin se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur barrën e tyre financiare. Kjo do të përfshinte edhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera thelbësore”, thuhet në komentin e dërguar nga Presidenca.

Në komente, Presidenca ka propozuar që si masa të menjëhershme të jenë: Mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe humbjeve, subvencionimi i energjisë, identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në veri, largimi i ose reduktimi i përkohshëm i TVSH-së për energjinë elektrike, dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave.

Si masa më afatmesme Presidenca ka rekomanduar: Menaxhimin efikas të KEK-ut dhe planifikimin e burimeve energjetike, rritje të efikasitetit të furnizimit me energji dhe vazhdim të programeve të efiçiencës.

Si masa afatgjata, Presidenca ka rekomanduar: Ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike në vend dhe marrëveshje për tregtinë ndërkufitare me shtete aleate.

Pos Presidencës, në ditën e fundit të mundësisë për komentim, këtë e kanë bërë edhe INDEP-i, KEDS-i, KOSTT-i dhe KESCO.

Continue Reading

Lajmet

​Agjencisë së Menaxhimit Emergjent i shtohen edhe 51 zjarrfikës

Published

on

By

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike – Agjencia e Menaxhimit Emergjent u organizua sot ceremonia e përfundimit të trajnimit bazik për 51 zjarrfikës të rinj.

Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të përballen me sfidat e këtij profesioni dhe të kontribuojnë në strukturat profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

Gjatë trajnimit, pjesëtarët e zjarrfikjes dhe shpëtimit u njohën me teknikat e avancuara të shuarjes së zjarreve, procedurat operative dhe përdorimin e pajisjeve të specializuara.

Përveç aftësive teknike, ata mësuan rëndësinë e disiplinës, bashkëpunimit në ekip dhe elementeve kyçe për suksesin e një zjarrfikësi shpëtues.

Drejtori Ekzekutiv i AME-së, Genc Metaj, vlerësoi punën dhe përkushtimin e zjarrfikësve të rinj, të cilët tashmë janë të gatshëm të shërbejnë me përgjegjësi dhe guxim në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës në vendin tonë.

Continue Reading

Bota

Macron: Izraeli nuk ka asnjë arsye që të sulmojë Libanin

Published

on

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se sulmet izraelite në Liban janë të “papranueshme” dhe kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit mes dy shteteve. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që Izraeli të vazhdojë sulmet dhe ka kërkuar respektimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit.

Macron e ka kritikuar ashpër veprimin izraelit, duke theksuar se nuk ka asnjë informacion që të mbështesë pretendimet se Hezbollah ka realizuar ndonjë aktivitet ushtarak në jug të Libanit. “Ne nuk kemi asnjë informacion që tregon ndonjë bombardim apo aktivitet ushtarak nga Hezbollah në jug. Është absolutisht e nevojshme të respektohet plotësisht kuadri armëpushimi që kemi vendosur, për të cilin ranë dakord Libani dhe Izraeli. Kjo nuk u respektua sot nga Izraeli me një veprim të njëanshëm dhe pa pasur asnjë informacion apo provë për ngjarjet që shkaktuan sulmet izraelite,” tha Macron.

Në një përpjekje për të de-eskaluar situatën, Macron ka paralajmëruar se do të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me synimin për të gjetur një zgjidhje të mundshme dhe për të siguruar një respektim të plotë të armëpushimit.

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj nderon të rënët e Brigadës 137 Gjakova

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar dëshmorët e Brigadës 137 në përvjetorin e themelimit të saj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Në ditën e themelimit të Brigadës 137, së bashku me kryetarin Ardian Gjini dhe komandantin e brigadës Agron Kryeziu nderuam dhe kujtuam dëshmorët e kësaj brigade që është krenari e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë.

“Po ashtu, një ditë më pas, data 29, përkon me rënien heroike të dëshmorëve të fshatit Shishman, të cilët i nderojmë me respekt të madh. Bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për çlirim. Përgjithmonë krenar që pata në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë. I përjetshëm kujtimi për ta”, tha Haradinaj,

Continue Reading

Të kërkuara