Kulturë

Fishta, Homeri i letrave shqipe!

Published

on

Më 23 tetor 1871, lindi një nga figurat më të ndritura të letërsisë shqipe, At Gjergj Fishta, i njohur ndryshe si “Homeri i letrave shqipe”. Vepra që përjetësoi emrin e tij si krijues është epika “Lahuta e Malcis”, një monumentalitet letrar që ai i kushtoi plot 40 vjet punë dhe pasion.

“Lahuta e Malcis” jo vetëm që nderon traditën e poezisë popullore, por gjithashtu përmban afinitete me veprat e autorëve të mëdhenj si Homeri, Dante dhe Goethe, duke pleksur mitologjinë me realitetin, mendimin filozofik dhe një dramë të thellë që e karakterizon atë. Në këtë vepër, Fishta gjen një mënyrë unike për të trajtuar temat universale, duke i dhënë zë historisë dhe traditave shqiptare.

Mësimet e para Fishta i mori në seminarin françeskan të Shkodrës, ku u formua si një intelektual i angazhuar. Studimet e tij të mëtejshme në Bosnjë, në filozofi dhe teologji, e përgatitën atë për të qenë drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane. Në këtë rol, ai siguroi që shqipja të përdorej si gjuhë mësimi në katedër, një arritje e rëndësishme për zhvillimin e kulturës kombëtare.

Si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”, Fishta luajti një rol të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit, ku drejtoi veprimtarinë e Komisionit të Alfabetit. Angazhimi i tij për edukimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe do të kishte pasoja të rëndësishme për të ardhmen e kulturës shqiptare.

Në vitin 1913, ai themeloi revistën letrare-kulturore “Hylli i Dritës”, një platformë për të promovuar letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ai bashkëthemeloi me Luigj Gurakuqin Komisinë letrare, me qëllimin për të krijuar një gjuhë letrare kombëtare. Në vitin 1920, Fishta u emërua Sekretar i Përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe u zgjodh deputet i Shkodrës, duke kontribuar aktivisht në politikën e vendit.

Për kontributin e tij në edukim, letërsi dhe fe, ai u nderua me dekoratën “Foenix” në vitin 1931 dhe u bë anëtar i Akademisë italiane në vitin 1939.

Atë Gjergj Fishta ndërroi jetë në vendlindje, në Shkodër, më 30 dhjetor 1940, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme në letërsinë dhe kulturën shqiptare, e cila vazhdon të frymëzojë breza të tërë. Figura e tij është simbol i qëndresës kulturore dhe e angazhimit për identitetin kombëtar, duke e bërë atë një nga emrat më të shquar të letërsisë shqiptare./UBTNews/

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon një program të veçantë për familje, i dedikuar fëmijëve dhe i fokusuar në afrimin e tyre me artin përmes lojës, krijimtarisë dhe eksplorimit të teknikave të ndryshme artistike.

Programi do të zhvillohet për katër ditë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa punëtoritë do të frymëzohen nga veprat e ekspozitës që aktualisht është e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Gjatë aktiviteteve, fëmijët do të kenë mundësi të eksperimentojnë me pikturë, kolazh, media të përziera dhe tekstil, duke eksploruar tema si natyra, ngjyrat, format dhe imagjinata.

Përmes punës praktike, pjesëmarrësit do të inkurajohen të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë qasjen e tyre krijuese ndaj artit.

Të gjitha punëtoritë do të udhëhiqen nga edukatorja e artit Rina Gosalci, ndërsa Galeria Kombëtare e Kosovës ka ftuar familjet t’i bashkohen programit dhe të kalojnë kohë së bashku në një hapësirë të dedikuar artit dhe krijimtarisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit: “Religjioni dhe mjekësia”

Published

on

By

Në Bibliotekën Qendrore të Kampusit UBT në Lipjan është promovuar libri më i ri i Prof. Dr. Halil Krasniqit, i titulluar “Religjioni dhe mjekësia – Besimi, shëndeti, jeta dhe rruga e njeriut drejt së vërtetës”. Ngjarja mblodhi familjarë, kolegë, profesorë, studentë e profesionistë të shëndetësisë e kulturës.

Vepra analizon raportin e thellë mes shkencës mjekësore dhe besimit, duke trajtuar lidhjen trup-shpirt, përballjen me sëmundjen dhe kërkimin e paqes së brendshme.

Gjatë fjalës së tij, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vuri në dukje se libri shërben si një pikëtakim thelbësor mes besimit dhe shkencës, veçanërisht në momentet kur njeriu përballet me dilema të brendshme.

“Ajo që profesori Halil e thotë edhe në libër është se religjioni dhe mjekësia janë një ftesë për dialog ndërmjet mjekut dhe pacientit, shkencës dhe etikës, trupit dhe shpirtit, dijes dhe besimit. A është ky një formulim i qëndrueshëm? Po, sepse e gjejmë në pjesën praktike atëherë kur njeriu përballet me ato shqetësimet e veta të brendshme,” u shpreh Sejdiu.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi gjithashtu kontributin e gjatë të Dr. Krasniqit në akademi dhe mjekësi, duke e cilësuar librin si një hap të guximshëm për të hapur debate të nevojshme shoqërore.

“E falënderoj doktor Halilin për kontributin e tij në gjenerimin e dijeve përmes punës si profesor në UBT, si dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë përkushtimin e tij në fushën e mjekësisë. Libri i tij i fundit është mjaft interesant dhe sfidues… Një guxim i tillë është i nevojshëm, sepse kemi nevojë të debatojmë për çështje që lidhin religjionin me shëndetin,” theksoi Hajrizi.Në përmbyllje, vetë autori Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi tregoi se shtysa kryesore pse një kirurg i përkushtohet shkrimit lidhet drejtpërdrejt me vlerën e vetë njeriut dhe forcën hyjnore që udhëheq jetën.

“Shtrohet pyetja se pse shkruan një mjek, një kirurg, vendi i të cilit është në sallën e operacionit pranë pacientëve? Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: të gjitha librat shkruhen për njeriun — qenien më të përsosur, e cila vuan, sëmuret, përjeton faza të ndryshme të jetës dhe që është ajo që e ndryshon botën. E në ndikimin e njeriut ekziston edhe një forcë natyrore që e quajmë Zot (Allah), i cili ka një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin, jetën dhe vdekjen e njeriut,” përmbylli Krasniqi.

 

Continue Reading

Të kërkuara