Lajmet

Firma sllovake SPP pagoi në euro për gazin rus

“Për ne momenti i rëndësishëm i përmbushjes së angazhimit tonë është pagesa në euro”, tha ai.

Published

on

Importuesi shtetëror sllovak i gazit SPP ka paguar një faturë për gazin natyror rus në euro dhe konvertimi i fondeve në rubla është jashtë kontrollit të tij, tha shefi Richard Prokypcak në një intervistë të drejtpërdrejtë në televizionin publik sllovak RTVS.

“Konvertimi i valutës është jashtë çdo kontrolli të SPP-së, për ne në të vërtetë moment i rëndësishëm i përmbushjes së angazhimit tonë është pagesa në euro”, tha ai.

Kujtojmë se para rreth një muaji më parë, presidenti rus Vladimir Putin kishte thënë se kompanitë nga “vendet jomiqësore”, do të duhet të kenë llogari në bankat ruse dhe të paguajnë për kontratat në rubla.

BE-ja i ka bërë thirrje kompanive të mos bëjnë një gjë të tillë, pasi sipas tyre është thyerje e sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara