

Published
3 years agoon
By
Betim GashiPër të pestën herë radhazi Finlanda është zgjedhur vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë, të publikuar të premten, raporton CNN. Afganistani renditet si vendi më i palumtur, ndjekur nga Libani.
Serbia, Bullgaria dhe Rumania shënuan rritjen më të madhe të mirëqenies. Rënia më e madhe u vërejt te Libani, Venezuela dhe Afganistani.
Vendet nordike si Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, GDP për frymë, mbështetje sociale në kohë telashesh, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendimet kyçe të jetës.
Afganistani i traumatizuar nga lufta, tashmë në fund të tabelës, po përballet me thellimin e krizës humanitare që kur talibanët morën sërish pushtetin gushtin e kaluar. UNICEF vlerëson se një milion fëmijë nën pesë vjeç mund të vdesin urie këtë dimër nëse nuk ndihmohen./UBTNews/
Kuriozitete
Fenomen i pazakontë në brigjet e Floridas, pse uji i detit kthehet në ngjyrë të kuqe?!
Published
1 day agoon
March 24, 2025
Një studim i ri ka hedhur dritë mbi shkakun e baticave të kuqe që për vite kanë prekur bregdetin e Floridës, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe kosto të mëdha për autoritetet lokale.
Për herë të parë, shkencëtarët kanë identifikuar me dhjetëra viruse të lidhur me këto fenomene e kanë zbuluar se shkaktohen nga rritja masive e algave.
Ngjyra e kuqe e ujit vjen si rezultat i kombinimit të rrymave të detit, lëndëve ushqyese dhe temperaturave të larta, të cilat stimulojnë shumimin e algave.
Baticat e kuqe janë shqetësim i madh për Floridën, pasi shkaktojnë probleme shëndetësore tek peshqit, shpendët dhe njerëzit. Për pasojë, shumë plazhe janë detyruar të mbyllen në vitet e fundit.
Jean Lim, studiuese në Kolegjin e Shkencave Detare në Universitetin e Floridës Jugore, e cilësoi këtë zbulim si një përparim të madh, që mund të ndihmojë shkencëtarët të parashikojnë kur do të ndodhin këto fenomene.
“Ne e dimë se viruset luajnë një rol kyç në dinamikën e lulëzimit të algave të dëmshme, por nuk kishim informacion mbi viruset e lidhura me Karenia brevis,” tha ajo për The Independent. “Tani që kemi identifikuar disa viruse në baticat e kuqe, mund të studiojmë ndikimin e tyre në këto fenomene.”
Florida përjeton baticat e kuqe pothuajse çdo vit, në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës. Sipas Komisionit të Peshkimit dhe Kafshëve të Egra në Florida, këto fenomene zgjasin nga tre deri në pesë muaj dhe mund të shtrihen në qindra kilometra katrorë.
Studimi, përdori teknikën e metagjenomikës virale për të analizuar ADN-në e mostrave të mbledhura nga baticat e kaluara.
Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim të ndihmojë në parashikimin dhe kontrollin e këtij fenomeni në të ardhmen.
Kuriozitete
Sot është dita e parë e pranverës: A e dini pse ka vite që vjen më herët?
Published
4 days agoon
March 21, 2025
Sot është ekuinoksi pranveror, kur sipas astronomisë shënohet dita e parë e pranverës.
Në kohën e ekuinoksit, dy hemisferat e Tokës marrin rrezet e diellit në mënyrë të barabartë. Shpesh thuhet se nata dhe dita janë të barabarta në gjatësi. Në fakt, fjala ekuinoks vjen nga latinishtja aequus (e barabartë) dhe nox (natë).
Edhe pse shumë njerëz mësuan në shkollë se pranvera fillon më 21 mars, në dy dekadat e fundit pranvera na vjen më 20 mars.
Ekspertët kanë zbuluar se pranvera ka ardhur një ditë më herët për njëzet vjet, për shkak të dy metodave të ndryshme për përcaktimin e fillimit dhe fundit të stinëve: meteorologjike dhe astronomike.
Meteorologët vëzhgojnë uljen dhe ngritjen e temperaturës dhe gjendjen e atmosferës dhe stina meteorologjike është e koordinuar sipas kalendarit dhe çdo stinë zgjat tre muaj. Me këtë metodë pranvera zgjat nga 1 marsi deri më 31 maj.
Metoda e dytë bazohet në stinët astronomike dhe i referohet pozicionit të orbitës së Tokës në raport me Diellin.
Kalendari astronomik përcakton stinët sipas asaj se kur boshti i rrotullimit të Tokës është në 23,5 gradë në raport me orbitën rreth Diellit, kështu që vitet e fundit pranvera erdhi më 20 mars, e simbolizon rilindjen e Hemisferës Veriore të Tokës kur gjithçka në natyrë po zgjohet.
Shumë kultura kanë festivale pranverore, por Japonia, India dhe Nepali dallohen. Ardhja e pranverës festohet me valle e këngë dhe pjesëmarrësit e festivalit i hedhin ngjyra të ndryshme njëri-tjetrit. Festat shënojnë gjithashtu fitoren e së mirës mbi të keqen.
Kuriozitete
Pesë llojet e bizneseve që mund t’i filloni pa para
Published
5 days agoon
March 21, 2025
Nëse ëndërroni të keni një biznes tuajin atëherë duhet të ndiqni disa këshilla, të cilat janë të nevojshme që të shpenzoni shumë para.
Krijimet personale
Janë krijimet personale, si arti e vepra artizanale. P.sh, nëse jeni piktor, i shisni veprat e artit me një investim që nuk kërkon më shumë se furnizimet e artit dhe kohën. Platformat si Etsy, eBay e Amazon kujdesen për krijuesit dhe e bëjnë të lehtë që puna të kthehet në përfitime.
Shërbimet dhe riparimet shtëpiake
Nuk ju kushtojnë para. Në këtë rast nuk keni nevojë domosdoshmërish për ambient apo zyrë punë, sepse punoni në shtëpitë e klientëve.
Konsultimet
Shumë punëtorë mendojnë të bëhen ndërmarrës pasi kanë marrë disa vite përvojë profesionale në sektorin e tyre. Mendoni për industrinë në të cilën bëni pjesë dhe sa ju keni arritur të mësoni përgjatë periudhës që i jeni përkushtuar profesionalisht.
Rishitjet e produkteve
Ideja e rishitjeve është e thjeshtë. Ju merrni produkte për t’i shitur te të tjerët. Produktet i merrni direkt nga prodhuesi ndërsa me dorëzimin e mallit përfitoni direkt edhe pagesën. E transaksionet e ndërmjetësimi prodhojnë fitimin tuaj.
Mikrobiznesi
Mund të shfrytëzoni mundësitë që ofron ekonomia. P.sh, mund të jepni me qira një pjesë të shtëpisë përmes Airbnb ose të gjeni shërbime të ngjashme për shfrytëzimin e atyre që keni. Në këtë mënyrë ju mund të siguroni disa të ardhura që mund të përbëjnë kapital për t’u riinvestuar në një projekt biznesi edhe më të madh e që kërkon para, të cilat tashmë ju i keni siguruar.
Shpresojmë, që tani ju ta keni kuptuar se për të nisur një biznes jo domosdoshmërish të kesh shumë para është e nevojshme. Ju mund të nisni një biznes me pothuajse asgjë. Mjafton të dini se çfarë lloji biznesi funksionon më mirë në situatën ku ju ndodheni. /UBT News/
Kuriozitete
Ja pse familja mbretërore nuk lidhet me rrip sigurie në makinë
Published
1 week agoon
March 18, 2025
Mbreti Charles III. (76) , Mbretëresha Camilla (77), Princi William (42) dhe Princesha Kate (43), që të gjithë janë parë vazhdimisht duke lëvizur në mjet pa rrip sigurie.
Një ekspert sigurie ka zbuluar tani pse anëtarët mbretërorë britanikë zakonisht nuk i vendosin rripat e sigurimit në sediljen e pasme në ngjarjet zyrtare.
Një nga arsyet e këtij veprimi është mundësia e arratisjes së shpejtë në rast emergjence.
Shmangia e rrobave të rrudhura është një arsye tjetër. Kjo pasi që anëtarët e familjes mbretërore janë gjithmonë në fokusin e mediave dhe kanë takime të vazhdueshme.
Po ashtu edhe imuniteti ligjor mbron mbretërit nga pasojat.

Bashkë-krijuesi i serialit “Adoleshenca”: Flisni me fëmijët tuaj, pyetni se çfarë po ndodhë me jetën e tyre

Sëmundjet që kurojnë mjalti dhe kanella

Bisedë e këndshme me dramaturgun kosovar Hynor Vitija

Kosova U21 arrin fitore ndaj Moldavisë

Ngritet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka dhe djalit të tij

Deputetja konservatore Julia Klockner zgjidhet presidente e Bundestagut

Premier Liga refuzon kërkesën e Liverpulit dhe Evertonit

“Ditë e natë në rrugë do të qëndroj”: Qytetarët përgatiten për protestë kundër shtrenjtimit të rrymës

Rekomandohet suspendimi i një rreshteri policor
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë