Lajmet

Finlanda është e përgatitur për ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Rusia, thotë ministri

Finlanda tha më 28 prill se nuk do t’i bindet kërkesës së Rusisë që pagesat e gazit të bëhen në rubla.

Published

on

Finlanda është e përgatitur për mundësinë që fqinji i saj lindor, Rusia të ndërpresë furnizimet me gaz, tha një ministër i Qeverisë për Reuters, para vendimit të vendit nordik nëse do t’i bashkohet NATO-s.

Qeveria finlandeze tha më 28 prill se nuk do t’i bindet kërkesës së Rusisë që pagesat e gazit të bëhen në rubla, gjë që mund të çojë në ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Rusia këtë muaj, siç ka ndodhur në Poloni dhe Bullgari.

Operatori shtetëror finlandez i gazit Gasum do t’i përgjigjet këtë muaj një letre mbi pagesat e rublave nga Gazprom i Rusisë. Një burim i njohur me këtë çështje i tha Reuters se afati i fundit për të dhënë përgjigje është 20 maji.

Vendi gjithashtu do të njoftojë javën e ardhshme nëse do t’i bashkohet NATO-s, aleancës perëndimore të mbrojtjes, gjë që për të cilën Rusia është kundër. Kjo ka shtuar frikën se Rusia mund të përpiqet ta shantazhojë atë duke ndaluar dërgesat e gazit.

“Finlanda është e përgatitur për mundësinë që dërgesat e gazit nga Rusia të përfundojnë”, tha për Reuters, Ministri i Çështjeve Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen.

Tuppurainen tha se masat që Finlanda ka marrë për të përgatitur përfshijnë ruajtjen e burimeve alternative të energjisë dhe qeveria gjithashtu njoftoi së fundmi se do të marrë me qira një terminal lundrues LNG me Estoninë.

Rreth 60-70% e gazit të përdorur në Finlandë e ka origjinën nga Rusia. Megjithatë, ajo përbënte pak më shumë se 5% të konsumit total të energjisë të vendit vitin e kaluar, treguan të dhënat paraprake të Statistikave të Finlandës, me naftën, biomasa me bazë druri dhe energjinë bërthamore që janë burimet kryesore të energjisë.

Shumica e gazit natyror përdoret në prodhimin industrial, tha eksperti i tregjeve të gazit, Heikki Lindfors i grupit të interesit finlandez të Energjisë.

“Pjesa e gazit në konsumin total të Finlandës është e vogël në përqindje, por përdoret nga sektorë industrialë në të cilët nuk mund të zëvendësohet lehtësisht”, tha ai, duke shtuar se disa kompani mund të përfundojnë me ndërprerjen e prodhimit të tyre.

Përdoruesi më i madh është industria kimike e Finlandës, e cila përfshin aktivitetet e rafinimit të naftës të grupit energjetik Neste në Porvoo.

Shefi Ekzekutiv në largim i Neste, Peter Vanacker, i tha Reuters javën e kaluar se testet për të parë nëse grupi mund të përdorte lëndë djegëse alternative si propani për të zëvendësuar gazin ishin të suksesshme.

“Ne mendojmë se jemi mjaft të gatshëm për këtë”, tha Vanacker, duke iu referuar mundësisë që dërgesat ruse të përfundojnë.

Industritë pyjore të Finlandës janë përdoruesi i dytë më i madh i gazit natyror. Prodhuesi kryesor i kartonit dhe pulpës Metsa Group, tha se po kërkonte alternativa ndaj gazit.

“Në praktikë, alternativa ndaj gazit natyror rus është kryesisht gazi natyror i lëngshëm ose nafta”, tha ai për Reuters.

Grupi pyjor UPM tha se tashmë kishte zëvendësuar gazin natyror rus me LNG në të gjitha njësitë e tij./UBTNews/

Botë

REL: KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Published

on

By

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar nisjen e negociatave me gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor për t’i përfshirë ato në regjimin e Bashkimi Evropian “Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë).

Programi i Komisionit Evropian “Roam Like at Home” është një rregullore e BE-së që u mundëson përdoruesve të telefonisë mobile të përdorin telefonat e tyre në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e tyre.

Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit mobil në zonën e Bashkimi Evropian nuk ka kosto shtesë roaming-u për thirrjet, mesazhet SMS dhe përdorimin e internetit.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se kostot e roaming-ut paraqesin problem për qytetarët në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Tarifat e roaming-ut janë problem në gjithë Ballkanin Perëndimor. Për punëtorët që punojnë jashtë vendit dhe familjet që telefonojnë më të dashurit e tyre jashtë vendit. Faturat e papritura kur udhëtoni janë diçka që ne më nuk e pranojmë në BE. Sot propozojmë nisjen e bisedimeve për ta përfshirë në këtë edhe Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kos në X.

Me propozimin për nisjen e bisedimeve, Komisioni Evropian kërkon miratimin e Këshilli i BE-së për hapjen e negociatave me partnerët nga Ballkani Perëndimor. Pasi Këshilli ta miratojë këtë kërkesë, Komisioni Evropian do të negociojë marrëveshje dypalëshe me secilin shtet të rajonit.

Pasi marrëveshjet për këtë çështje të përmbyllen me sukses, ato do të hapin rrugën që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e zonës “Roam Like at Home” në BE.

Pas finalizimit të marrëveshjeve dhe harmonizimit të plotë me rregullat e BE-së për roaming-un, qytetarët që udhëtojnë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mund të realizojnë thirrje, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin shërbime të internetit, pa tarifa shtesë të roaming-ut.

Bashkimi Evropian e ka iniciuar “Roam Like at Home” në qershor të vitit 2017. Ai zbatohet për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e zonës ekonomike evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja u zgjerua edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Aktualisht, nuk ka konfirmim nga Komisioni Evropian se kur mund të nisë zbatimi i kësaj rregulloreje për vendet e rajonit, pasi sipas zyrtarëve të KE-së gjithçka varet nga negociatat me institucionet përkatëse në rajon.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Ricardo Cardoso, pranoi se bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar.

“Afatet kohore varen nga gatishmëria e secilit prej partnerëve nga Ballkani Perëndimor për të përmbyllur marrëveshje dypalëshe me BE-në dhe për të siguruar harmonizimin e tyre të plotë me legjislacionin përkatës”, tha zëdhënësi i KE-së.

Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – po ashtu synojnë që një ditë të bëhen anëtare të bllokut. Nga të gjashtë vendet, Kosova është e fundit në rrugën evropiane, pasi është shteti i vetëm që nuk ka status të vendit kandidat. Prishtina ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022. /REL/

 

Continue Reading

Aktualitet

Spiropali premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se pas heqjes së masave kufizuese është momenti që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat. Ajo shtoi se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përparimin drejt BE-së dhe NATO-s.

“Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Pas vendimit per heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën”, nënvizoi Spiropali.

Continue Reading

Rajoni

Konjufca dhe Spiropali: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe paralajmërim i mbledhjes së përbashkët

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar si vëllazëror takimin me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

Në një konferencë për media, Konjufca theksoi se pritet thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe diplomatik mes dy vendeve.

“Takime vëllazërore që e ndajnë fatin e përbashkët historik. Presim thellim mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në diplomaci të përbashkët”, tha ai.

Nga ana e saj, Spiropali nënvizoi se Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe se Tirana do të intensifikojë lobimin për njohje të reja të shtetit kosovar.

Ajo gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e një trajtimi të drejtë dhe të paanshëm të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se lufta në Kosovë ka qenë për liri dhe jo për pushtet.

“Drejtësi e plotë dhe pa shkelje të standardeve ndërkombëtare. Nuk mund të injorohet fakti se në Kosovë ka pasur spastrim etnik… Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, por për liri”, tha Spiropali.

Gjatë vizitës, ministrja e Jashtme e Shqipërisë paralajmëroi gjithashtu mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sivjet, ku do të diskutohen marrëveshjet e nënshkruara më parë, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për marrëveshje të reja.

“Biseduam për takimin e përbashkët të dy qeverive dhe besojmë se brenda vitit 2026 do të mbahet një mbledhje në Shqipëri ose Kosovë, ku do të diskutohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme, fushat me interes të përbashkët dhe të gjitha prioritetet që po implementohen, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja”, tha Spiropali.

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur deri tani tetë mbledhje të përbashkëta. E nënta, e planifikuar për 14 qershor 2023, ishte anuluar njëanshëm nga Tirana. /Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Të kërkuara