Kulturë

Filmi rreth jetës së Meghan & Harry-it

Published

on

Në jetën e Meghan Markle dhe princ Harry-it kanë ndodhur mjaftueshëm gjëra sa për të bërë një film. Në fakt, për çiftin mbretëror janë bërë jo një, por dy filma që flasin për njohjen, dashurinë, pengesat dhe jetën e tyre deri më tani: “Harry & Meghan: A Royal Romance” dhe “Harry & Meghan: Becoming Royal.”

Platforma Lifetime kësaj here do të sjellë në ekran shkëputjen e Meghan dhe Harry-it nga pallati mbretëror, por për momentin ata që po marrin vëmendjen kryesore janë aktorët që luajnë personazhet kryesorë. Fotot e para të publikuara do t’ju bëjnë të fërkoni sytë prej ngjashmërisë me dyshen e vërtetë! 

Në rolin e princit Harry luan Jordan Dean e ndërsa personazhin e Meghan-it e portretizon Sydney Morton.

Filmi rreth jetës së Meghan & Harry-it: Fotoja e parë e

Në nder të përvjetorit të tretë të martesës, Lifetime ka publikuar foton e parë të kastit dhe jo, s’është Meghan dhe Harry! 

Filmi, pritet të pasqyrojë gjithë rrugëtimin e Meghan-it, zhgënjimet e saj dhe sulmin që i është bërë prej medias. Nga ana tjetër, do të reflektohet qartë frika e Harry-it për një histori që përsërit veten dhe përpjekjet e tij për të mbrojtur gruan dhe djalin.

Filmi rreth jetës së Meghan & Harry-it: Fotoja e parë e

Ndër të tjera, filmi biografik pritet të përfshijë edhe konfliktet e përfolura të çiftit me familjën mbretërore, përfshi këtu, problemet me Harry-it dhe William, Kate dhe Meghan, apo ato të Harry-it me princin Charles.

Premiera e “Harry & Meghan: Escaping the Palace” pritet të transmetohet këtë vjeshtë.https://www.youtube.com/embed/URiU6Dd-bWw

Burimi: BuzzFeed

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara