Lajmet

Filmi i ri i Tom Hanks, aktori i shpëton apokalipsit vetëm me qenin e tij dhe një robot

Filmi do të lansohet më 5 nëntor.

Published

on

Apple TV+ duhet ta pëlqejë vërtet aktorin Tom Hanks, pasiqë filmi “Finch” ku ai është personazhi kryesor është filmi i dytë që shërbimi mori gjatë pandemisë, përcjell UBT News.

Megjithatë, xhirimet e filmit iu kanë përshtatur në mënyrë perfekte protokolleve për Covid-19 me një kast të shumë të kufizuar. Në film shihet Hanks si personazhi kryesor, një inxhinier robotik me trajnim i cili i mbijeton një apokalipsi vetëm me qenin e tij dhe një robot.

“Finch” mund të cilësohet edhe si një eksplorim i luftës së njeriut për mbijetesë.

Pjesa më e madhe e filmit fokusohet në Finch dhe shokët e tij që luftojnë kundër elementeve, të detyruar të ikin nga moti i paparashikueshëm dhe stuhitë masive, ndërsa kërkojnë vende që “nuk janë plaçkitur”.

Regjisori Miguel Sapochnik (“Game of Thrones”) bën ç’është e mundur për të nxjerrë maksimumin e emocioneve nga kjo treshe e pamundur, duke gjetur momente butësie dhe humori në ndërveprimet e tyre.

“Finch” do të lansohet më 5 nëntor të këtij viti./UBTNews/

Lajmet

Bedri Hamza ia dorëzon Faton Pecit pozitën e kryetarit

Published

on

By

Bedri Hamza ia ka dorëzuar Faton Pecit mandatin e Kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci i cili doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 9 nëntor.

Hamza uroi Pecin duke thënë se do të kontribuojë për qytetin kudo dhe nga cilado pozitë që do të jetë, duke theksuar se tashmë gara politike ka përfunduar.

Të uroj për detyrën e re, të uroj shëndet e sukses… unë kudo që të jem do të bëjë maksimumin të bëjë veprimet e nevojshme të jenë në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Mitrovicës pavarësisht a janë pozitë apo opozitë. Gara politike ka përfunduar”, tha  Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh.

Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Gjithashtu ajo do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani do të vizitojë edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera.

Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritje pagash

Published

on

By

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot po proteston para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

Një numër i madh i punëtorëve nga sektorë të ndryshëm të korporatës po marrin pjesë në protestë, me kërkesën kryesore për rritjen e pagave.

Continue Reading

Lajmet

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE

Published

on

By

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e ri të OSBE-së, Marcel Pesko, ku ka paraqitur hapur sfidat me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Luginë.

Rexhepi theksoi se situata në Luginë nuk është teknike, por prek drejtpërdrejt përfaqësimin institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Ai denoncoi bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, fonde të cilat janë refuzuar tre herë pa asnjë arsye, pavarësisht se 35,448 tekste mësimore tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Sipas tij, ky bllokim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucionit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për dëmet që po shkakton bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe rreziku i krizës së sigurisë që rrjedh nga kjo situatë. Rexhepi nënvizoi se një polici multietnike është urgjencë e kohës.

Ai theksoi dy çështjet më të rënda që po dëmtojnë jetën e shqiptarëve çdo ditë:

Pasivizimi i adresave, që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare;

Mospërfillja e njohjes së diplomave, e cila po i privon të rinjtë nga e drejta për punë në profesionet ku janë kualifikuar.

Rexhepi kërkoi trajtim urgjent të të dyja çështjeve, si dhe zbatimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal – dokumente që ai i cilësoi bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Në fund, ai theksoi se bashkëpunimi institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor për adresimin e sfidave aktuale.

Continue Reading

Të kërkuara