Lifestyle

Filloni ditën mbarë me disa thënie nga Albert Ajnshtajni

Published

on

Për ta filluar ditën mbarë ne do të ju sjellim disa thënie motivuese nga Albert Ajnshtajn.

“Qëndroju larg njerëzve negativë. Ata kanë nga një problem për çdo zgjidhje”.

“Një person i zgjuar e zgjidh një problem. Një person i mençur e shmang atë”.

“Çdo njeri mund të dijë. Çështja është të kuptosh”.

“Jeta është njësoj si të ngasësh një biçikletë. Për të mbajtur balancën, duhet të vazhdosh të lëvizësh”.

“Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është njohuria, por imagjinata”.

“Nëse do të jetosh një jetë të lumtur, lidhe atë me një qëllim, jo me njerëzit apo objektet”.

“Sa më shumë njohuri, aq më pak egoizëm. Sa më pak njohuri, aq më shumë egoizëm”.

“”Unë mundem” është 100 herë më e rëndësishme, se sa koeficienti i inteligjencës”.

“Mundësitë qëndrojnë në mes të çdo vështirësie”.

“Marrëzia është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht e vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

“Fillimisht duhet t’i mësosh rregullat e lojës, dhe më pas të luash më mirë se gjithë të tjerët”.

“Përpiquni të mos bëheni njerëz të suksesit, në vend që të bëheni njerëz të vlerave”.

“Njësia matëse e inteligjencës është aftësia për të ndryshuar”.

“Logjika mund të të çojë nga A-ja tek B-ja. Imagjinata do të të çojë kudo”.

“Çdokush është një gjeni, nëse ti e gjykon një peshk nga aftësia për t’u ngjitur në një pemë,  ai do ta kalojë gjithë jetën e tij duke besuar së është budalla”.

“Dikush që ndjek turmën, me shumë mundësi nuk mund të shkojë më larg se turma. Ata që ecin të vetëm, mund ta gjejnë veten në vende, në të cilat askush nuk ka qenë më parë”.

“Ke dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është duke besuar se asgjë nuk është një mrekulli dhe tjetra sikur gjithçka është një mrekulli”.

Lifestyle

Mëngjesi i shëndetshëm – hapat e parë drejt një dite produktive

Published

on

Nisja e ditës në mënyrë të shëndetshme është një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe mendore. Mënyra si e kalojmë orën e parë të mëngjesit ndikon drejtpërdrejt në energjinë, përqendrimin dhe humorin tonë gjatë gjithë ditës.

Studimet kanë treguar se krijimi i një rutine të rregullt mëngjesi mund të përmirësojë performancën e njeriut, të rrisë produktivitetin dhe të reduktojë stresin.

Zgjimi i ngadaltë dhe ekspozimi ndaj dritës natyrore

Sipas hulumtimeve të botuara në Sleep Health, zgjimi natyral, pa alarme të zhurmshme dhe ekspozimi ndaj dritës së diellit brenda 30 minutave pas zgjimit ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Hidratimi menjëherë pas zgjimit

Natën, trupi humbet lëngje përmes frymëmarrjes dhe djersës. Një gotë ujë në mëngjes ndihmon në hidratimin e trupit e në nisjen e funksioneve metabolike.

Aktiviteti fizik i lehtë

Edhe 10-15 minuta aktivitet fizik në mëngjes mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të rrisë energjinë dhe të çlirojë endorfinë, hormonet e mirëqenies.

Mëngjes i pasur dhe i balancuar ushqyes

Një mëngjes i shëndetshëm është çelësi për tru aktiv dhe trup të fuqishëm. Kombinimi i karbohidrateve komplekse, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme është ideal.

Praktika mendore – meditim ose shkrim reflektiv

Praktika të tilla si meditimi, frymëmarrja e thellë apo mbajtja e një ditari ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe vendosjen e qëllimeve ditore.

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Published

on

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm.

Turpi është emocion universal që na prek të gjithëve në një mënyrë ose tjetër. Por, çfarë është turpi dhe si mund ta kuptojmë dhe menaxhojmë më mirë këtë emocion kaq të fuqishëm?

Turpi është një ndjenjë e mosvlerësimit dhe dështimit, që vjen si pasojë e ndjenjës se nuk jemi të denjë apo të vlefshëm.

Ndryshe nga faji, i cili lidhet me veprimet tona (“kam bërë diçka të gabuar”), turpi lidhet me identitetin tonë (“jam diçka e gabuar”).

Kjo ndjenjë mund të shkaktojë një ndjesi të fortë të izolimit dhe dyshimit te vetja.

Pse ndihemi të turpëruar?

Mund të jenë të shumta e të ndryshme për çdo individ, disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë:

Normat shoqërore dhe kulturore

Ato që shoqëria jonë konsideron të pranueshme apo të papranueshme luajnë një rol të madh në krijimin e ndjenjës së turpit.

Pritshmëritë personale

Standardet që vendosim për veten tonë mund të jenë të pamundura për t’u arritur, duke na bërë të ndihemi të turpëruar kur nuk i arrijmë.

Përvojat e kaluara

Turpi mund të rrjedhë nga përjetimet traumatike ose nga kritikat e ashpra të të tjerëve.

Efektet e turpit në shëndetin mendor

Turpi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor, përfshirë ankthin, depresionin e izolimin social. Turpi ndikon në marrëdhëniet tona me të tjerët.

Si ta përballojmë turpin?

Duhet të bëjmë një hap prapa të kuptojmë burimin e këtij emocioni.

Pranoni dhe përqafoni emocionet tuaja

Pranojeni turpin si një pjesë e natyrshme të përvojës njerëzore dhe mos e injoroni

Flisni me dikë

Ndarja e ndjenjave tuaja me një mik të besuar a terapist ndihmon në zbutjen e ndjenjës së izolimit

Kujdesi për veten

Praktikoni kujdesin për veten përmes aktiviteteve që ju sjellin kënaqësi

Sfidoni mendimet negative

Përpiquni të sfidoni mendimet negative e krijoni një “bisedë” më të butë me veten

Turpi është emocion i vështirë për t’u përballuar, por me kohë e përpjekje, mësojmë të jetojmë me të dhe të mos lejojmë të na kontrollojë jetën. Mos harroni, çdo emocion ka një qëllim dhe na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe botën përreth nesh. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara