Aktualitet

Fillon sezona për gjelbërimin e Prishtinës

Published

on

Kompania Agrando i ka dhuruar donacion 20 drunjë Komunës së Prishtinës, e ka bërë të ditur kryetari Shpend Ahmeti. 

Ai përmes rrjetit social Facebook, ka falënderuar këtë kompani, njëkohësisht ka ftuar edhe të tjerë për të kontribuar në gjelbërimin e Prishtinës. Drunjtë do të mbillen në Kompleksin Memorial në Velani. 

“Ditët e para me diell po na mundësojne fillimin e sezonës për mbjellje të drunjëve në Komunën tonë. Andaj, kompania Agrando ka bërë donacion 20 drunjë në Kompleksin Memorial në Velani. Falënderojmë kompaninë dhe njëkohësisht ftojmë të gjithë për të kontribuar në gjelbërimin e Prishtinës tonë!”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews

(Driton Hyseni, student në Media dhe Komunikim)

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë nën dyshimin për sulm seksual

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për sulm seksual në qytetin e Gjakovës.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 19:00.

Lidhur me këtë incident, policia bën me dije se është arrestuar burri i dyshuar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën grua kosovare.

Pas denoncimit të rastit, hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën, ndërsa ndaj të dyshuarit janë marrë masa të menjëhershme ligjore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë si “Sulm seksual”.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestime në Prishtinë, Drenas, Pejë e Gjakovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në rajone të ndryshme.

Sipas raportit, rastet kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve dhe dërgimin e tyre në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje “dy viktimat gra kosovare janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Në Drenas është arrestuar një i dyshuar pasi “dyshohet se i ka sulmuar anëtarët e familjes”. Policia bën të ditur se “viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor”, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Pejë janë regjistruar dy raste të ndara.

Në rastin e parë, është arrestuar një burrë pasi “dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua kosovare”.

Për këtë rast nuk raportohet për të lënduar, por i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër po në Pejë, janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, pasi “të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë fjalosur në mes vete”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Gjakovë është raportuar për një incident ku viktima  grua është sulmuar fizikisht nga e dyshuara grua kosovare.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe rasti po trajtohet si dhunë në familje.

 

Continue Reading

Aktualitet

Sulmet amerikano-izraelite godasin Iranin, pavarësisht pretendimeve të Trumpit për bisedime paqeje

Published

on

By

Pavarësisht pretendimeve të presidentit Trump për bisedime paqeje, sulmet amerikano-izraelite po vazhdojnë të godasin Iranin. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Teheran dhe qytete të tjera, ndërkohë që Irani ka mohuar të ketë zhvilluar bisedime me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës.

Sulmet e përbashkëta kanë goditur disa rajone të Iranit pa asnjë shenjë de-eskalimi, edhe pse presidenti Donald Trump deklaroi të martën se Washingtoni është në bisedime me Teheranin.

Gjatë natës të së martës, shpërthime masive u raportuan në kryeqytetin iranian, si dhe në qytetet Tabriz, Isfahan dhe Karaj. Mediat iraniane raportuan se goditjet kishin si shënjestër dy objekte të gazit dhe një tubacion, vetëm pak orë pasi Trump kishte shtyrë sulmet e planifikuara në infrastrukturën energjetike.

Agjencia e lajmeve “Fars” njoftoi se si pjesë e sulmeve të vazhdueshme nga armiku zionist dhe amerikan, janë goditur ndërtesa e administratës së gazit dhe stacioni i rregullimit të presionit në Isfahan.

Këto objekte në Iranin qendror u dëmtuan pjesërisht, ndërsa një tjetër sulm goditi tubacionin e gazit të termocentralit Khorramshahr në jugperëndim të vendit, pranë kufirit me Irakun.

Përveç dëmeve materiale, mediat lokale raportuan se një profesor i shquar i universitetit të shkencave në Teheran u vra së bashku me dy fëmijët e tij gjatë një sulmi në banesën e tyre në veri të kryeqytetit.

Viktima u identifikua si Saeed Shamaghdari, i cili ligjëronte në departamentin e inxhinierisë në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë. Izraeli ka shënjestruar edhe më parë akademikë iranianë, duke i akuzuar për lidhje me zhvillimin e armatimit.

Sipas kreut të shërbimit të urgjencës në Iran, Jafar Miadfar, 208 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, ku 168 prej tyre humbën jetën vetëm nga goditja me raketa amerikane në shkollën e vajzave në qytetin Minab.

Grupet për të drejtat e njeriut po kërkojnë që sulmi në Minab të hëtohet si krim lufte, ndërkohë që qeveria iraniane bën të ditur se numri total i civilëve të vrarë deri më tani ka kaluar shifrën 1,500.

Continue Reading

Lajmet

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Të kërkuara