Lajmet

Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga TRUST

Për rimbursim nuk do të ketë nevojë për aplikim.

Publikuar

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka transferuar në llogarinë e TRUST-it mjetet për rimbursimin e një pjese të kontribuesve, të cilët kanë tërhequr kontributet pensionale gjatë periudhës dhjetor 2021-prill 2022, sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas njoftimit, shpërndarja nëpër llogari të 12 mijë e 90 kontribuesve është realizuar nga TRUST gjatë ditës së sotme, në përputhje me metodologjinë e dakorduar në mes të MFPT dhe TRUST.

“Rimbursimi këtë vit është bërë për personat të cilët kane dalë apo pritet të dalin në pension deri në fund të vitit 2023. Rimbursimi do të vazhdojë vitin e ardhshëm për personat që pritet të dalin në pension gjatë vitit 2024 e kështu me radhë, deri në përmbylljen e plotë të rimbursimit për të gjitha gjeneratat e tjera deri në vitin 2028”, ka njoftuar MF.

Tutje thuhet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të sigurojë shumën vjetore të rimbursimit, ndërsa TRUST do të bëjë shpërndarjen e shumave direkt tek qytetarët.

Rrjedhimisht për rimbursim nuk do të ketë nevojë për aplikim, meqë rimbursimi realizohet automatikisht nga TRUST.

Lajmet

Rusia bën të ditur se ka zmbrapsur një “sulm masiv” të Ukrainës mbi Krime

Publikuar

nga

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvohayev, bëjnë të ditur se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Megjithatë edhe më herët kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.

Më tutje, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.

Në javën e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, derisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Hamasit

Publikuar

nga

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia “do të vazhdojë të qëndrojë pranë Hamasit, i cili po lufton për pavarësinë e tokës së vet dhe po mbron Anadollin”. Anadolli është gadishulli që sot përbën pjesën aziatike të Turqisë.

Hamasi ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes për grupin për të liruar ushtarin izraelit Gilad Shalit dhe Erdogan ka mbajtur lidhje me Ismail Haniyeh, udhëheqësin politik të grupit, i cili ka qenë një vizitor i shpeshtë.

Duke folur në një takim të grupit parlamentar në Ankara, Erdogan tha: “Izraeli nuk do të ndalet në Gaza dhe nëse nuk ndalet, ky shtet mashtrues përfundimisht do të synojë Anadollin me iluzionet e tij për tokën e premtuar”.

Ai tha se kryeministri izraelit Netanyahu dhe ata që janë bashkëpunëtorë në gjenocid do të mbajnë përgjegjësi, ne do të sigurojmë që ata të përballen me drejtësinë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Fuqizimi i ushtrisë, Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

Publikuar

nga

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së tij ku do të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, do të nënshkruajë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Gjatë qëndrimit, ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty, me të cilin, do të nënshkruajë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Ministri po ashtu do të ketë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Në Ambasadën e Kosovës do të ketë takim me bashkatdhetarët si dhe do të vizitojë kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Pejë, së paku dy të arrestuar për vepra penale

Publikuar

nga

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë zhvilluar sot aksion në Pejë, që rezultoi me arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Së paku dy persona janë prangosur deri më tani, të cilët kanë qenë cak i hetimit nga Prokuroria.

Në bazë të informacioneve të para, personat e arrestuar dyshohen për fajde dhe detyrim, si dhe vepra të kësaj natyre.

Rasti pritet të procedohet tutje dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara