Aktualitet

Fillon punën Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, pozitë e opozitë shfaqen optimistë

Në frymë konsensuale, anëtarët e Komisionit shprehën vullnetin për ndërmarrjen e reformave të nevojshme.

Published

on

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë është konstituuar të premten, e cila do të përmirësonte procesin zgjedhor, duke përfshirë certifikimin e kandidatëve, listën e votuesve, votimin e diasporës, afatet kohore, financimin e partive politike.

Në frymë konsensuale, anëtarët e Komisionit shprehën vullnetin për ndërmarrjen e reformave të nevojshme, të cilat garantojnë implementimin e praktikave më të mira demokratike zgjedhore.

Kryetari i këtij komisioni, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, foli për komisionet e mëhershme të këtij lloji, dhe tregoi se cilët hapa janë të rëndësishëm në fillim të këtij komisioni.

“Çështje tjetër që është shumë me rëndësi është që në dhjetë vjetët e fundit i kemi pasur dy komisione ad hoc për adresimin e zgjedhjeve, pra ka qenë komisioni i vitit 2011 i udhëhequr nga ish-deputeti, Haki Demolli, pastaj e kemi pasur komisionin që është formuar në vitin 2019, udhëhequr nga ish-kryeministri, deputeti Avdullah Hoti. Është me rëndësi që administrata t’i ndajë të gjitha materialet me juve sepse kemi qenë edhe në ato komisione dhe është mirë ta shohim edhe materialin sepse konsideroj që është bërë një punë për temën për të cilën po flasim, për të cilën mendoj që është mira ta shohim dhe t’i referohemi si anëtarë të këtij komisioni”, ka thënë në fjalimin e tij hapës, Tahiri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkoi që pas përfundimit të pushimeve të mbahet një takim më i gjatë. Rrustemi ka thënë që në vjeshtë ata duhet të vijnë me një plan të thuktë pune.

“Pajtohem që në fillim të sezonit vjeshtor ne të kemi një takim të gjatë ku trajtojmë një plan të detajuar të punës, edhe të përqendruar në kohë, edhe të përqendruar në tema, duke synuar të adresojmë mbi 35 rekomandime nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian”, tha Rrustemi.

Por vetë Hoti, sa ishte kryesues i një Komisioni të tillë, tha se gjetjet nuk ishin adresuar kurrë në vend. Ai dha edhe rekomandimet e tij të para.

“E patëm bërë një tabelë, nja pesë gjashtë faqe ku i kemi listuar të gjitha rekomandimet për misionet ne e ndryshme monitoruese të zgjedhjeve, edhe i kemi në rekomandime që kërkojnë ndryshime të rregullores së KQZ-së, rekomandime që kërkojnë ndryshime të ligjeve dhe rekomandime që kërkojnë ndryshime kushtetuese. E ndoshta, asaj tabele me ia shtu tash edhe rekomandimet e misionit të fundit e mandej ne e kemi më të lehtë punën këtu së bashku në komision“, u shpreh Hoti.

Për fund, anëtarët e Komisionit u pajtuan që pas përfundimit të pushimeve të mbajnë një mbledhje për ta implementuar planin e punës të fillojë me adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara