Aktualitet

Fillon punën Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, pozitë e opozitë shfaqen optimistë

Në frymë konsensuale, anëtarët e Komisionit shprehën vullnetin për ndërmarrjen e reformave të nevojshme.

Published

on

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë është konstituuar të premten, e cila do të përmirësonte procesin zgjedhor, duke përfshirë certifikimin e kandidatëve, listën e votuesve, votimin e diasporës, afatet kohore, financimin e partive politike.

Në frymë konsensuale, anëtarët e Komisionit shprehën vullnetin për ndërmarrjen e reformave të nevojshme, të cilat garantojnë implementimin e praktikave më të mira demokratike zgjedhore.

Kryetari i këtij komisioni, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, foli për komisionet e mëhershme të këtij lloji, dhe tregoi se cilët hapa janë të rëndësishëm në fillim të këtij komisioni.

Çështje tjetër që është shumë me rëndësi është që në dhjetë vjetët e fundit i kemi pasur dy komisione ad hoc për adresimin e zgjedhjeve, pra ka qenë komisioni i vitit 2011 i udhëhequr nga ish-deputeti, Haki Demolli, pastaj e kemi pasur komisionin që është formuar në vitin 2019, udhëhequr nga ish-kryeministri, deputeti Avdullah Hoti. Është me rëndësi që administrata t’i ndajë të gjitha materialet me juve sepse kemi qenë edhe në ato komisione dhe është mirë ta shohim edhe materialin sepse konsideroj që është bërë një punë për temën për të cilën po flasim, për të cilën mendoj që është mira ta shohim dhe t’i referohemi si anëtarë të këtij komisioni”, ka thënë në fjalimin e tij hapës, Tahiri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkoi që pas përfundimit të pushimeve të mbahet një takim më i gjatë. Rrustemi ka thënë që në vjeshtë ata duhet të vijnë me një plan të thuktë pune.

Pajtohem që në fillim të sezonit vjeshtor ne të kemi një takim të gjatë ku trajtojmë një plan të detajuar të punës, edhe të përqendruar në kohë, edhe të përqendruar në tema, duke synuar të adresojmë mbi 35 rekomandime nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian”, tha Rrustemi.

Por vetë Hoti, sa ishte kryesues i një Komisioni të tillë, tha se gjetjet nuk ishin adresuar kurrë në vend. Ai dha edhe rekomandimet e tij të para.

E patëm bërë një tabelë, nja pesë gjashtë faqe ku i kemi listuar të gjitha rekomandimet për misionet ne e ndryshme monitoruese të zgjedhjeve, edhe i kemi në rekomandime që kërkojnë ndryshime të rregullores së KQZ-së, rekomandime që kërkojnë ndryshime të ligjeve dhe rekomandime që kërkojnë ndryshime kushtetuese. E ndoshta, asaj tabele me ia shtu tash edhe rekomandimet e misionit të fundit e mandej ne e kemi më të lehtë punën këtu së bashku në komision“, u shpreh Hoti.

Për fund, anëtarët e Komisionit u pajtuan që pas përfundimit të pushimeve të mbajnë një mbledhje për ta implementuar planin e punës të fillojë me adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara