Lajmet nga UBT

Filloi Akademia Verore e Artit dhe Dizajnit në UBT

Published

on

Në UBT nisi Akademia Verore e Artit dhe Dizajnit, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme për të gjithë studentët dhe profesionistët e interesuar në këtë fushë.

Në hapje të kësaj Akademie ishte prezent artisti i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa i cili prezantoi temën “Transformime Alkimike – Nga Materiali në Imaterial përmes Performancës dhe Instalacionit”, duke i dhënë pjesëmarrësve një pasqyrë të thellë mbi proceset e tij artistike.

Akademia Verore e Artit dhe Dizajnit në UBT do të vazhdojë me aktivitete të tjera gjatë ditëve në vijim, duke ofruar mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal në fushën e artit dhe dizajnit. Ftojmë të gjithë të interesuarit të ndjekin programin e ngjarjeve dhe të përfitojnë nga kjo mundësi unike.

Lajmet nga UBT

Konferenca ‘Tranzicioni i Energjisë; Implementimi i Politikave të Strategjisë së Energjisë’, Armend Ymeri flet për organizimin

Published

on

Emisioni n’Ritëm në Campus Radio me autore dhe moderatore Albina Zeneli pati të ftuar Prof. Ass. Dr. Armend Ymeri i cili njëherësh është dhe Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë në UBT.

Me të diskutuam për konferencën ‘Tranzicioni i Energjisë; Implementimi i Politikave të Strategjisë së Energjisë, Digjitalizimi’, ngjarje kjo që do të mbahet nesër me fillim nga ora 08:30 në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.

“Kemi ftuar ekspertë të fushës që do të ndajnë përvojat e tyre me të pranishmit, do të jenë Pranvera Dobruna, Artane Rizvanolli, përfaqësues mga KEK, KOSTT dhe KEDS”, u shpreh Z. Ymeri.

Përndryshe, Dekani ka bërë thirrje që studentët të marrin pjesë sepse sipas tij i’a vlen dhe madje thekson se kuadrot e reja të UBT-së janë me fat për mundësitë që ofrohen.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Psikologjisë dëgjojnë rrëfimin e Ramadan Nishorit – Zëri i parë i një të mbijetuari të dhunës seksuale gjatë luftës

Published

on

By

Me rastin e Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, studentët e vitit të parë dhe të tretë, të Fakultetit të Psikologjisë, nën mbikëqyrjen e Prof. Violeta Zefi, morën pjesë në një ngjarje të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Gjatë kësaj ngjarjeje, studentët e Fakultetit të Psikologjisë kishin mundësinë të dëgjonin historinë rrëqethëse të Ramadan Nishorit, një nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Nishori, në një rrëfim në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës, tha se ishte dhunuar nga policët serbë në vitin 1998, derisa po mbahej në stacionin policor në Drenas.

Për drejtësinë. Për të vërtetën. Për shërimin tim dhe të gjithë atyre që vuajnë në heshtje.”, shprehet Ramadan Nishori, ndërsa u drejtohet me një thirrje të gjithë të mbijetuarve.

Kjo ngjarje e organizuar sot, më 14 prill, ishte një përvojë e thellë reflektimi dhe ndërgjegjësimi për studentët e UBT-së, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Fjalimi i Ramadan Nishorit dhe gjithë përvoja e këtij aktiviteti ishin një mundësi për studentët që të kuptonin më thellë pasojat e dhunës seksuale dhe rëndësinë e rehabilitimit të të mbijetuarve.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Delegacioni i UBT-së realizon vizitë në TÜBAT, në kuadër të Kongresit të 15-të Kombëtar të Studentëve të Mjekësisë

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 15-të Kombëtar të Studentëve të Mjekësisë, i mbajtur nga data 12-14 prill 2025 në Universitetin Trakya, një delegacion i UBT-së zhvilloi një vizitë zyrtare në Shoqatën e Kërkimeve Shkencore të Universitetit Trakya (TÜBAT).

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimeve akademike dhe shkencore mes dy institucioneve, me fokus në projekte të përbashkëta, shkëmbime studentore dhe zhvillim profesional.

Delegacioni i UBT-së u përfaqësua nga Prof. Dr. Fisnik Laha, Dekan i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, dhe Prof. Dr. Cengiz Çesko. Takimi u përmbyll me shkëmbimin e dhuratave simbolike dhe me një ndjenjë të ndërsjellë respekti dhe bashkëpunimi.

UBT shpreh mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të kongresit, duke falënderuar në veçanti Kryetarin e TÜBAT-it, Ömer Bolat, si dhe të gjithë ekipin organizator për angazhimin dhe profesionalizmin.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Stafi i UBT-së përfundon me sukses javën e mobilitetit në Bratislavë

Published

on

By

Nëntë përfaqësues nga UBT morën pjesë së fundmi në një javë mobiliteti, organizuar nga Universiteti Teknologjik Sllovak në Bratislavë (STU). Gjatë javës u zhvilluan aktivitete të shumta interesante, që kishin për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Mobiliteti filloi me një takim mirëseardhjeje, duke krijuar një atmosferë bashkëpunuese dhe entuziaste për javën. Stafi i UBT-së pati gjithashtu mundësinë të takohej me ekipin e Green Team, ku u diskutua për Formula student dhe mënyrën e organizimit të ekipit, makinës dhe detaje tjera që mund të shërbejnë si frymëzim për zhvillime të ngjashme në UBT.

Për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike, u zhvillua një takim me Prof. Maroš Finka, udhëheqës i Qendrës së Ekselencës Spectra, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi kërkimor dhe shkëmbimi njohurish në fusha që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe planifikimin hapësinor.

Për më tepër, përfaqësuesit e UBT-së u takuan me Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRO), ku u trajtuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve të studentëve dhe stafit, projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.

Java e mobilitetit u përmbyll me sukses, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në angazhimin e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe përsosmëri akademike.

Continue Reading

Të kërkuara