Aktualitet

Filipçe: Jam krenar që menaxhuam mirë gjendjen me pandeminë

Sipas tij, puna ekipore në shëndetësi, ishte ajo që mundësoi menaxhimin e suksesshme të pandemisë.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe në ditën e tij të fundit si ministër u shpreh se ndjehet krenar për punën që ka bërë si njeriu i parë i dikasterit të shëndetësisë.

Ai nënvizoi se puna ekipore në shëndetësi, ishte ajo që mundësoi menaxhimin e suksesshme të pandemisë.

“Jam krenar që kishim bashkëpunim në periudhën më të rëndë të shtetit, pandemia. Kemi treguar se me entuziazëm dhe me dashuri dhe punë të madhe kemi arritur të sigurojmë krevate dhe trajtim adekuat për të gjithë. Jam krenar që arritëm që ti shpijmë përpara proceset në shëndetësi. Kemi investuar afro 30 milionë euro në shëndetësi për 4 vite. Janë rinovuar shumë objekte shëndetësore. Ajo që do ta veçoja ishte ajo fryma ekipore e cila ishte çelësi i suksesit”, tha Filipçe, duke bërë thirrje për vaksinim, shkruan Alsat M, transmeton UBT News.

“Sa u përket masave, mendoj se masat aktuale po japin efektin e duhur dhe nuk ka nevojë për masa shtesë, pavarësisht se jemi në prag të festave të fund-vitit”, u shpreh Filipçe.

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë pritet të mbaj mot pjesërisht i kthjellët.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10°C deri në 18 °C.

Edhe nesër, me datë 2 maj do të mbajë mot pjesërisht i ngjashëm me temperatura nga 10 deri në 20°C. /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në Klinë të Ulët, një e vdekur dhe katër të lënduar

Published

on

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.

Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara humbi jetën viktima një femër rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Continue Reading

Aktualitet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës njoftoi për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë publik, Sindikata thekson se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Continue Reading

Aktualitet

Zhduket një person në Shtime

Published

on

Një person është raportuar i zhdukur në Shtime tash e dy ditë.

Sipas njoftimit nga Policia, babai i viktimës ka raportuar në polici të hënën pasdite se djali i tij është  larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Të kërkuara