Kuriozitete

Figurat e shquara që ‘fshihen’ pas kartëmonedhave turke

Secila prej figurave historike të lirës turke përbëhet nga njerëz të njohur për arritjet e tyre në mbarë botën.

Publikuar

Secila prej figurave historike të lirës turke përbëhet nga njerëz të njohur për arritjet e tyre në mbarë botën.

Por, cilët janë 6 personat e stampuar në secilën prej kartëmonedhave të lirës turke dhe gjurmët e tyre historike?

5 Lira – Prof. Dr. Aydın Sayılı

I lindur më 1913, prof. Dr. Aydın Sayılı ka studiuar në universitete të rëndësishme si Harvard, Columbia dhe Cornell. Duke pasur një vend shumë të rëndësishëm me veprat e tij që hedhin dritë mbi historinë e shkencës mesjetare, Sayılı u nderua gjithashtu me Medaljen e Kopernikut nga qeveria polake në vitin 1973, Çmimin e Shërbimit TÜBİTAK në vitin 1977 dhe çmimin e UNESCO-s në vitin 1990.

10 Lira – Prof. Dr. Cahit Arf

Prof. Dr. Cahit Arf, i cili fitoi famë botërore me punën e tij në algjebër, është gjithashtu i njohur për studimet e tij mbi zgjidhshmërinë e problemeve të gjeometrisë sintetike me ndihmën e vizores dhe busullës. Ai ishte ndër shkencëtarët kryesorë të botës së matematikës me veprat e tij si “Arf Invariant”, “Arf Rings” dhe “Arf Closure”.

20 Lira –  Arkitekti Kemaleddin

Arkitekti Kemaleddin, i cili themeloi dhomën e parë profesionale të quajtur Shoqëria e Arkitektëve dhe Inxhinierëve Otomanë në vitin 1908, është gjithashtu një nga pionierët e Lëvizjes së Parë Kombëtare të Arkitekturës. Ai krijoi një stil të ri në fushën e tij duke sintetizuar tiparet dalluese të arkitekturës osmane dhe gjermane të periudhës klasike.

50 Lira – Fatma Aliye

Fatma Aliye, një nga filozofet dhe romancieret e para femra turke, punoi dhe kontribuoi fort për pjesëmarrjen e grave në jetën shoqërore dhe themeloi Shoqatën për Mbrojtjen e Grave. Biografia dhe veprat e Aliye, disa prej të cilave u përkthyen në frëngjisht dhe arabisht, u përfshinë gjithashtu në Ekspozitën dhe Katalogun e Bibliotekës Botërore të Grave në Çikago në vitin 1893.

100 Lira – Buhurizade Mustafa Efendi (Itri)

Buhurizade Mustafa Efendi (Itri) njihet si themelues i Muzikës Klasike Turke. I njohur për njohuritë e larta teorike mbi muzikën dhe pasurinë e melodisë në kompozimet e tij, Itri kompozoi vepra pothuajse në çdo formë të muzikës turke, veçanërisht peşrev, saz semaisi, kompozim dhe himn.

200 Lira – Yunus Emre

Yunus Emre, një nga poetët më të mëdhenj të Turqisë, u arsimua në Medrese, ku mësoi arabisht dhe persisht, u interesua për mitologjinë persiane dhe greke dhe studioi historinë e sufizmit. Ai e transferoi mendimin sufi në veprat e tij në një gjuhë të lehtë dhe të kuptueshme me një stil të thjeshtë rrëfimi./SYRI.net/

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara