Lajmet

Figura të njohura botërisht kërkojnë mbështetje për protestuesit iranianë

Protestat janë zgjeruar në një lëvizje që kërkonte rrëzimin e regjimit teokratik.

Published

on

Qindra figura botërore, nga laureatët e Nobelit deri te aktorët, kanë lëshuar një lutje të përbashkët duke kërkuar mbështetje “të pakursyer” për iranianët që po protestojnë kundër regjimit të vendit të tyre, protesta që po kundërshtohen me një goditje të përgjakshme.

Demonstratat shpërthyen në shtator të vitit të kaluar për vdekjen e Mahsa Aminit e cila ishte arrestuar për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes së Republikës Islamike për gratë.

Por protestat u zgjeruan me shpejtësi në një lëvizje që kërkonte rrëzimin e regjimit teokratik që ka sunduar Iranin që nga 1979.

Një deklaratë e lëshuar të mërkurën nga grupi i të drejtave me bazë në SHBA, Freedom House tha se “fitorja e protestuesve do të nënkuptonte çlirimin nga një regjim që mohon zgjedhjet e lira, fjalën e lirë, procesin e rregullt ligjor dhe autonominë personale në çështje aq të thjeshta si zgjedhja e veshjeve”.

Ajo u nënshkrua nga rreth 480 figura globale, tha Freedom House, përfshirë shkrimtaren fituese të çmimit Nobel Svetlana Alexievich, ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së Hillary Clinton dhe aktorin Richard Gere.

“Fundi i sistemit të mizogjinisë së Republikës Islamike do të përbënte një pikë referimi globale në marshimin e gjatë drejt një bote në të cilën gratë trajtohen në mënyrë të barabartë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se“ata (protestuesit) meritojnë mbështetje të pakursyer nga njerëzit liridashës përreth botës”.

Figura iraniane që nënshkruan deklaratën përfshijnë disa nga mërgimtarët më të shquar që mbështesin lëvizjen protestuese, si Masih Alinejad, aktori Golshifteh Farahani që jeton në Francë, futbollisti Ali Karimi dhe Reza Pahlavi./UBTNews/

Lajmet

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara