Sport

FIFA ia ndalon klubit francez transferimin për tre afate kalimtare, shkak borxhet

Published

on

FIFA ka vendosur që Lyoni nuk do të mund të bëj transferime në tre afatet e ardhshme.

Masa disiplinore kundër klubit francez rrjedh nga një borxh i papaguar prej vetëm 2,000 eurosh që lidhet me komisionet e papaguara të transferimeve.

Ky ndalim transferimesh do të mbetet në fuqi deri në afatin kalimtar të verës 2026.

Megjithatë, Lyon këmbëngul se çështja është zgjidhur dhe shuma është paguar plotësisht.

Kujtojmë se, Lyon përfundoi i gjashti në renditjen e Ligue 1 të sezonit të kaluar.

Aktualitet

8 vjet nga suksesi historik i Kombëtares së Kosovës në basketboll

Published

on

Janë bërë 8 vite që kur Kosova kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm në basketboll. Më 19 gusht 2017 basketbollistët e Kosovës me fitoren 75:69 ndaj Estonisë kaluan me sukses fazën e parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Dardanët në parakualifikime ishin në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur e dyta, pas Estonisë dhe para Maqedonisë.

Kjo shënoi një sukses i madh, pasi që ishte hera e parë që merrte pjesë në parakualifikimet për Kupën e Botës dhe siguroi kualifikimet e fazës tjetër, ku garonin 32 shtete.

Kosova ishte pranuar vetëm dy vite më parë në FIBA (viti 2015), megjithatë, basketbollistët e Kosovës me një angazhim të madh zhvilluan lojëra të bukura dhe arritën rezultate shumë pozitive.

Ndeshja e fundit në parakualifikime ndaj Estonisë ishte me shumë emocione dhe dramë, ku përballja e zhvilluar në Prishtinë në një atmosferë të jashtëzakonshme përfundoi me fitoren e Dardanëve, që ishin duke humbur në pjesën e parë, por u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të triumfuar dhe kualifikuar tutje.

Continue Reading

Sport

Barcelona në bisedime me Dortmundin për transferimin e senzacionit të La Masias

Published

on

Barcelona është duke u fokusuar te largimet gjatë javëve të mbetura të afatit kalimtar veror, pasi duket thuajse e pamundur që të bëhen transferime të reja. 

Një numër lojtarësh janë nën presion për të ardhur largimi, dhe një prej tyre mund të jetë një talent nga La Masia.

Emra si Inaki Pena dhe Oriol Romeu pritet të largohen nga Barcelona në javët në vijim, duke qenë se nuk përfshihen në planet e Hansi Flick për sezonin 2025/2026.  Guille Fernandez është një nga ata që trajneri i ekipit të parë dëshiron ta mbajë, por ekziston mundësia që ai të largohet.

Fillimisht gjatë verës u raportua se Borussia Dortmund ishte e interesuar për Guille, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga talentet më të spikatura të akademisë La Masia te Barcelona. Sipas gazetarit Gianluigi Longari, tani ata kanë bërë lëvizjen.

Dortmund kanë nisur bisedimet me Barcelonën, gjatë të cilave kanë pyetur për situatën kontraktuale të Guilles dhe nëse është e mundur një operacion transferimi.  Sipas raportit, Barcelona nuk ka aspak qëllim të lejojë largimin e Guilles në mënyrë të përhershme.

Plani i tyre do të ishte të organizonin një huazim për mesfushorin e ri në rast se ai do të largohej, por duke qenë se Flick llogarit te ai, ekziston çdo shans që ai të mbetet te kampionët në fuqi të La Ligas për sezonin 2025/2026.

Continue Reading

Sport

Raçi lavdërohet nga trajneri i Hajdukut

Published

on

Qendërmbrojtësi Ron Raçi ishte prej më të mirëve në fushë të dielën mbrëma te Hajduku i Splitit.  Në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit kroat, Hajduku e mposhti në shtëpi Slaven Belupon me rezultatin e thellë 3:0.

Në këtë ndeshje, Raçi për herë të parë luajti nga minuta e parë te Hajduku.  Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, u nda i kënaqur me paraqitjen e reprezentuesit të Kosovës. Por ai tutje shtoi se Raçit i duhet ende punë për të bërë për ta treguar formën më të mirë.

“Ai ishte i mirë. Është i talentuar. Ka shumë energji. Ai ende duhet të punojë me ne për të kuptuar të gjitha kërkesat, por besoj se së shpejti do të shihni një mbrojtës shumë të mirë. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajti. Në disa momente bëri diçka gabim, pastaj në aksionin tjetër e bëri siç duhet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Garcia, shkruan të hënën “index.hr”.

22-vjeçari te gjiganti kroat u transferua muajin e kaluar nga Prishtina për 300 mijë euro.

Hajduku të enjten e kaluar u eliminua nga Dinamo City i Tiranës në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Continue Reading

Sport

Asllani në bisedime me skuadrën e njohur

Published

on

Pas tre sezonesh, aventura e mesfushorit shqiptar, Kristian Asllani tek Interi duket se po merr fundin. Lojtari është jashtë planeve të Interit, të cilët edhe i kanë konfirmuar lojtarit këtë vendim.

Ai dëshiron të qëndrojë në Serien A dhe për këtë Bolonja është skuadra që po insiston për të. Interi po tenton ta shesë shqiptarin për 16 milionë euro dhe të mbajë një përqindje të çdo fitimi kapital në të ardhmen.

Kjo javë do të jetë përcaktuese për të ardhmen e tij dhe se Bolonja dëshiron me çdo kusht të kryejë marrëveshjen para nisjes të Series A.

 

Continue Reading

Të kërkuara