Sport

FIFA Best Awards: David Alaba i përgjigjet kritikave pasi votoi Messin në vend të Benzemas

Zgjedhja e dytë e Alabas ishte Benzema dhe Mbappe ishte i treti.

Published

on

David Alaba iu nënshtrua sulmeve në internet pasi votoi për Lionel Messin dhe jo për shokun e skuadrës së Real Madridit, Karim Benzema në FIFA Best Awards. Kapiteni austriak votoi për homologun e tij argjentinas si “më i miri”.

Zgjedhja e dytë e Alabas ishte Benzema dhe Mbappe ishte i treti. “Më i miri” jepet për vitin natyror dhe jo për vitin e turneut, që do të thotë se zhvillohet nga janari në dhjetor.

Kjo vendoset nga një pjesë e votave të tifozëve, një pjesë kanë trajnerët e ekipeve kombëtare, dhe së fundi kapitenët dhe gazetarët. Secili kanë 25% peshë në përzgjedhje, përcjell UBT News.

Benzema fitoi Topin e Artë vitin e kaluar. Megjithatë, pas fushatës së suksesshme të Argjentinës në Kupën e Botës FIFA dhe PSG-së që fitoi titullin e Ligue 1 – ishte Messi ai që ishte favorit të hënën.

Pasi u zbuluan votat, tifozët e Real Madridit u mërzitën që mbrojtësi i tyre David Alaba, i cili është kapiten i Austrisë, nuk votoi për shokun e tij të skuadrës Benzema dhe në vend të tij zgjodhi Messin. Hashtagu #AlabaOut ishte në trend në mediat sociale.

Austriaku iu përgjigj akuzave në një postim në Twitter. Ai tha se kombëtarja, duke përfshirë edhe trajnerin e tij, votuan për një lojtar – Lionel Messi.

“Në lidhje me çmimin më të mirë të FIFA-s:
Kombëtarja austriake e votojnë këtë çmim si ekip, jo vetëm unë. Të gjithë në këshillin e ekipit janë në gjendje të votojnë dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, veçanërisht Karim, sa shumë e admiroj atë dhe performancat e tij”,
shkroi Alaba në Twitter./UBTNews/

Sport

Kosova fiton medaljen e tetë në “Taranto 2026”, Rostami merr të argjendtën

Published

on

By

Kosova ka fituar edhe medaljen e tetë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Peshëngritësi Kianoush Rostami ka siguruar medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, në kategorinë deri në 95 kilogramë.

Rostami pati vetëm një provë të suksesshme në garë. Në tentimin e dytë, peshëngritësi ngriti 166 kilogramë, rezultat që i mjaftoi për të fituar medaljen e argjendtë.

Medalja e artë i takoi algjerianit Faris Touairi, i cili ngriti 169 kilogramë.

Rostami, i cili është me prejardhje nga Irani, por garon nën flamurin e Kosovës, ka një karrierë të jashtëzakonshme në peshëngritje dhe tashmë i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje në “Taranto 2026”.

Megjithatë, gara e tij nuk ka përfunduar. Rostami do të ketë mundësi të luftojë për një tjetër medalje edhe në stilin e shtytjes.

Me medaljen e Rostamit, Kosova shkon në tetë medalje të fituara në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

D.L

Continue Reading

Sport

Fortesa Orana fiton dy lufta, por mbetet pa medalje në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fortesa Orana ka shënuar dy fitore në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, por ka mbetur pa medalje pas një eliminimi në gjysmëfinale.

Karateistja kosovare garoi të mërkurën në kategorinë mbi 68 kilogramë. Ajo e nisi garën me fitore 4:3 ndaj algjerianes Chaima Oudira, ndërsa në luftën e dytë triumfoi 4:2 ndaj sllovenes Zala Maria Zibret, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Orana u përball me portugezen Ana Rita Ferreira De Oliveira. Lufta ishte e fortë, por portugezja arriti të krijojë epërsi 3:0.

Më pas ndodhi një situatë që ndryshoi rrjedhën e përballjes. Pas një aksioni, Orana u ankua se ishte lënduar në sy nga kundërshtarja. Reagimi i saj u vlerësua si i tepruar nga gjyqtarët, të cilët e diskualifikuan nga gara.

Me këtë vendim, Orana humbi edhe të drejtën për të luftuar në garën për medaljen e bronztë, duke e mbyllur kështu pa medalje pjesëmarrjen në “Taranto 2026”.

Orana ishte karateistja e fundit kosovare që garoi në këto Lojëra Mesdhetare. Të mërkurën në tatami dolën edhe Benjamin Shabani dhe Jakup Ajdari.

Shabani garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë dhe pësoi humbje 5:0 në luftën e parë nga egjiptiani Tarek Mahmoud. Ai kishte mundësinë për të vazhduar përmes repesazhit, por për shkak të një lëndimi të pësuar në luftën e parë, nuk ishte në gjendje të paraqitej.

Në kategorinë deri në 84 kilogramë, Jakup Ajdari u mposht në luftën e parë dhe më pas edhe në repesazh.

Kosova e mbyll kështu garimin në karate në “Taranto 2026” me një medalje të artë, të fituar të martën nga Islam Selmani. Në total, Kosova garoi me nëntë karateistë, ndërsa Orana ishte ajo që iu afrua më së shumti një medaljeje pas triumfit në dy luftat e para dhe kualifikimit në gjysmëfinale.

Ndërkohë, paraqitje të mira patën edhe dy karateistë kosovarë që garojnë për Shqipërinë.

Blodin Pakashtica shënoi dy fitore në kategorinë mbi 84 kilogramë dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Megjithatë, ai pësoi humbje në gjysmëfinale dhe në luftën për medaljen e bronztë, duke e përfunduar garën në vendin e pestë.

Edhe Melos Gashi arriti deri në gjysmëfinale në kategorinë deri në 84 kilogramë, pas dy fitoreve. Ai humbi në gjysmëfinale dhe më pas edhe në luftën për bronz, duke u renditur po ashtu i pesti.

D.L

Continue Reading

Sport

Shabani dhe Ajdari mbyllin garat në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Benjamin Shabani dhe Jakup Ajdari kanë përfaqësuar Kosovën në karate në kuadër të Lojërave Mesdhetare, të mërkurën.

Shabani garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë, por u eliminua që në luftën e parë, pasi pësoi humbje 5:0 nga karateisti egjiptian Tarek Mahmoud.

Përveç humbjes, Shabani pësoi edhe një lëndim, për shkak të të cilit nuk ishte në gjendje të paraqitej në luftën e repesazhit.

Në kategorinë deri në 84 kilogramë garoi Jakup Ajdari, i cili u mposht 6:1 nga marokeni Mehdi Sriti.

Me këto rezultate, Shabani dhe Ajdari e kanë përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare, ndërsa Kosova do të ketë edhe një përfaqësuese në karate.

Të mërkurën garon edhe Fortesa Orana, e cila do të synojë një rezultat sa më të mirë për Kosovën në këtë kompeticion.

D.L

Continue Reading

Sport

Manchester City transferon Enzo Fernández për 125 milionë funte

Published

on

By

Manchester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit argjentinas Enzo Fernández nga Chelsea për shumën prej 125 milionë funtesh, duke barazuar rekordin britanik të transferimeve.

Fernández, 25-vjeçar, bëhet një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit anglez. Me këtë afrim, shpenzimet e Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të verës kanë arritur në rreth 458 milionë funte.

Kjo shifër përbën rekord të ri në Premier League për shpenzimet e një klubi brenda një afati kalimtar, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Liverpoolit, prej 415 milionë funtesh, të vendosur verën e kaluar.

Megjithatë, City ka arritur të arkëtojë rreth 300 milionë funte nga shitjet e futbollistëve gjatë kësaj vere, duke balancuar në një masë të konsiderueshme investimet e mëdha në përforcime.

Fernández iu bashkua Chelseat në vitin 2023 nga Benfica për 107 milionë funte, duke u bërë në atë kohë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

Kalimi i tij te Manchester City për 125 milionë funte barazon shumën që Liverpooli pagoi për sulmuesin Alexander Isak verën e kaluar, duke e vendosur Fernándezin sërish në qendër të një prej transferimeve më të bujshme të futbollit anglez.

Negociatat mes Chelseat dhe Manchester Cityt u zhvilluan me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa marrëveshja u arrit gjatë ditës së martë.

Me transferimin e Fernándezit, Manchester City ka bërë edhe një lëvizje të madhe në merkato, duke forcuar mesfushën dhe duke treguar edhe një herë ambiciet e klubit për sezonin e ri.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara