Sport

FFK-ja dhe Challandes ndërpresin bashkëpunimin

70-vjeçari ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018.

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës dhe përzgjedhësi Bernard Challandes kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Challandes ka dhënë dorëheqje pas humbjes nga Gjeorgjia të martën mbrëma me rezultatin 2:1 në Prishtinë. Ai tha se ka kaluar kohë të mirë në Kosovë, e se ndjehet i mërzitur. Ai tha se qëllimi i vetëm ka qenë zhvillimi i sportit të Kosovë.

“Natyrisht se jam i pikëlluar për këtë vendim, pasi kam pasur një kohë të mirë këtu. Kemi pasur një qëllim që të vazhdojmë qëllimet tona që të ndërtojmë një ekip të konkurrues. Kisha kënaqësinë që kam punuar me këtë skuadër, por jam i pikëlluar që nuk do të jem. Jam shumë, shumë i kënaqur me mbështetjen nga federata me këtë staf që gjithmonë kanë qenë besnik dhe ishte, mund ta them qartë se në karrierën time si trajner, nuk kam pasur të tillë”, deklaroi ai.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka falënderuar Challandes për kontributin e dhënë për përfaqësuesen e Kosovës, por që siç thotë Ademi, ai gradualisht nuk i kanë përmbushur obligimet dhe objektivat.

“Ne duke pasur parasysh objektivat tona, dhe punën që e kemi bërë deri tash falënderojmë Challandes sepse me të e kemi filluar, por që gradualisht nuk i kemi përmbush obligimet apo objektivat tona dhe në mënyrë të përbashkët kemi vendosur me i ndërpre bashkëpunimin. Nga sot Challandes nuk do të jetë pjesë e jona”, deklaroi ai.

70-vjeçari ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018 nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-së dhe legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Challandes ishte trajneri i dytë në historinë e ekipit kombëtar të Kosovës, pas Albert Bunjakit, që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA më 2016.

Sport

Modriq mbush 41 vjeç, por vazhdon të thyejë rekorde

Published

on

By

Luka Modriq ka festuar të mërkurën ditëlindjen e 41-të, por mosha duket se është vetëm një numër për yllin kroat të futbollit.

Mesfushori vazhdon të jetë i motivuar për të fituar trofe me Milanin, ndërsa synon të udhëheqë edhe Kombëtaren e Kroacisë në Ligën e Kombeve.

Modriq është aktualisht lojtari më i vjetër që luan në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon. Pas tij renditet Edin Xheko i Schalkes, i cili është 40-vjeçar.

Një tjetër statistikë interesante është se Modriq është më i vjetër se pesë trajnerë që aktualisht drejtojnë skuadra në Serie A.

Përveç urimeve private, kapiteni i Kroacisë mori edhe urime publike nga Milani. Klubi italian publikoi një video me disa prej lëvizjeve dhe momenteve më të mira të Modriqit, të shoqëruara me brohoritjet e tifozëve dhe mesazhin:

“Mjeshtri ynë mbush 41 vjet.”

Urime për Modriqin pati edhe nga Federata Kroate e Futbollit, e cila e cilësoi moshën 41-vjeçare si diçka të zakonshme për kapitenin e saj.

“Sipas kalendarit të Luka Modriqit, 41 është vetëm një numër për të rinjtë! I urojmë kapitenit shumë shëndet, lumturi dhe suksese në ditëlindjen e tij. Shpresojmë që të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të kënaqë botën e futbollit”, shkroi federata kroate.

Pavarësisht 41 viteve, Modriq vazhdon të shkruajë histori në futbollin evropian.

D.L

Continue Reading

Sport

Elena Sadiku shkruan historinë, nominohet për trajneren më të mirë në botë

Published

on

By

Elena Sadiku po shkruan histori në futbollin suedez. Trajnerja shqiptare është nominuar për çmimin e trajneres më të mirë të vitit në futbollin e femrave, në kuadër të ceremonisë së Topit të Artë.

Lajmi e emocionoi tej mase 32-vjeçaren, e cila e mori vesh nominimin gjatë përgatitjeve me Hackenin për ndeshjen e Kupës ndaj Goteborgut.

Skuadra sapo kishte përfunduar stërvitjen kur ndihmëstrajnerja Matilda Bergstrand e thirri Sadikun. Fillimisht, ajo nuk e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë.

“Ajo tha diçka si: ‘Topi i Artë’. Pastaj e pashë foton dhe e pashë fytyrën time aty. Më pas stafi dhe lojtaret erdhën, u hodhën mbi mua dhe u gëzuan”, ka rrëfyer Sadiku për “Sportbladet”.

Kur kuptoi se ishte përfshirë në mesin e pesë kandidateve për trajneren më të mirë të vitit, emocionet e pushtuan.

“Fillova të qaj në dhomën e trajnerëve. Ishte e pabesueshme. Lotët më dolën, por ishte bukur sepse pata mundësinë ta ndaja këtë moment me to. Kjo është një arsye e madhe pse jam nominuar”, tha ajo.

Nominimi vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për Sadikun. Ajo udhëhoqi Hackenin drejt trofeut të parë evropian në historinë e klubit, pasi në maj triumfoi ndaj Hammarbyt në finale të Kupës së Evropës.

Para aventurës në Göteborg, Sadiku drejtoi edhe Celticun, me të cilin fitoi titullin e parë në historinë e klubit.

Sadiku është njëra nga pesë kandidatet për çmimin prestigjioz dhe veçon një detaj të veçantë në mesin e të nominuarave.

“Ajo që mendoj se është interesante është se jam e vetmja vajzë. Mendoj se kjo është shumë interesante”, u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo që e ka prekur më shumë Sadikun ka qenë reagimi i futbollisteve të saj.

“Nominimi është një gjë, por fakti që vajzat janë kaq të lumtura për mua më bën të emocionohem”, tha trajnerja shqiptare.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë do të mbahet më 26 tetor në Londër, ku do të mësohet edhe fituesja e çmimit për trajneren më të mirë të vitit.

D.L

 

Continue Reading

Sport

Shkëlqen në Zvicër, Lutfi Dalipi shpallet lojtari i javës

Published

on

By

Lutfi Dalipi po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në Superligën e Zvicrës. Futbollisti ofensiv i Vaduzit është shpallur lojtari më i mirë i javës së shtatë në elitën e futbollit zviceran.

Dalipi shkëlqeu në fitoren 3:1 ndaj Lausannes, ku realizoi një gol dhe regjistroi dy asistime.

20-vjeçari ka shënuar tre gola dhe shtatë asistime në shtatë ndeshjet e para të sezonit. Vaduz ka realizuar gjithsej 16 gola, ndërsa Dalipi ka marrë pjesë drejtpërdrejt në 10 prej tyre, një rekord në kampionat.

Sipas Ligës Zvicerane të Futbollit (SFL), Dalipi ka vendosur një rekord të veçantë.

“Lojtari i FC Vaduz është bërë futbollisti i parë 20-vjeçar ose më i ri që arrin kuotën e 10 pikëve – 3 gola dhe 7 asistime – në shtatë ndeshjet e para të një edicioni të Superligës”, ka njoftuar SFL.

Dalipi është i huazuar te Vaduz për këtë sezon nga Young Boys, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2030.

Dalipi mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që për Dalipin të rritet interesimi edhe në nivel ndërkombëtar. Ai ka gjashtë paraqitje me Zvicrën U20, ndërsa së fundmi është kontaktuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

20-vjeçari ka mundësi të luajë edhe për Shqipërinë apo Kosovën, ndërsa në aspektin e prejardhjes sportive ekziston edhe mundësia e Portugalisë.

Megjithatë, konkurrenca te Portugalia dhe Zvicra është e madhe. Për këtë arsye, në të ardhmen Dalipi mund të jetë përballë një vendimi të rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Me formën që po tregon në Zvicër, talenti 20-vjeçar tashmë po tërheq vëmendjen dhe pritet që zgjedhja e tij për kombëtaren të jetë një prej temave interesante të futbollit shqiptar dhe kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Gjest i veçantë nga presidenti i Comos, vendet e drejtuesve u dhurohen tifozëve të moshuar

Published

on

By

Presidenti i Comos, Mirwan Suwarso, dhe disa drejtues të klubit kanë vendosur të heqin dorë nga vendet e tyre në stadium për debutimin historik të skuadrës në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që ato t’u dhurohen tifozëve më të moshuar.

Como do ta presë Leipzigun të enjten, në ndeshjen e parë të klubit në Champions League në historinë 119-vjeçare.

Interesimi për këtë përballje historike ka qenë jashtëzakonisht i madh, me kërkesën për bileta që ka tejkaluar dukshëm kapacitetin e stadiumit “Giuseppe Sinigaglia”.

Stadiumi ka kapacitet prej rreth 12 mijë ulësesh, por për këtë ndeshje numri është reduktuar për rreth 1 mijë vende për shkak të kërkesave të UEFA-s sa i përket transmetimit dhe operacioneve organizative.

Pasi të gjitha biletat u shitën, presidenti indonezian i Comos, Mirwan Suwarso, njoftoi për një gjest të veçantë. Ai dhe disa drejtues të klubit do t’i lirojnë vendet e tyre për tifozët që e kanë ndjekur Comon për dekada.

“Me kapacitetin e reduktuar dhe numrin e kufizuar të biletave në dispozicion, për fat të keq nuk mund t’i akomodojmë të gjithë ata që dëshironin të ishin në stadium. Megjithatë, unë dhe disa drejtues të klubit kemi vendosur të heqim dorë nga vendet tona për këtë ndeshje”, shkroi Suwarso.

Ai bëri të ditur se këto vende do t’u ndahen tifozëve të lindur në vitin 1950 ose më herët, të cilët e kanë ndjekur klubin në çdo kategori dhe gjatë çdo epoke të tij.

“Duam që këto vende t’u ndahen tifozëve që kanë pritur më gjatë. Do të jemi të nderuar të heqim dorë nga vendi ynë për ta”, shtoi presidenti i Comos.

Një gjest që tregon se për Comon debutimi në Champions League nuk është vetëm një ndeshje historike, por edhe një moment për të nderuar tifozët që kanë qëndruar besnikë ndaj klubit ndër vite.

Continue Reading

Të kërkuara