Aktualitet

Festivali “Sunny Hill” siguron lokacionin për 20 vjet

Published

on

Festivali “Sunny Hill” për 20 vjetët e ardhshëm do të realizohet në Shkabaj.

Tokën për shfrytëzim e dha Kuvendi Komunal i Prishtinës, me shumicë votash të asamblistëve.

Bota

Kur do ta mësojmë fituesin e zgjedhjeve për president të SHBA

Published

on

By

Votuesit amerikanë do të shkojnë në kutitë e votimit të martën për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA janë deklaruar ndonjëherë brenda disa orësh pas mbylljes së votimit, por gara e ngushtë e këtij viti mund të nënkuptojë një pritje më të gjatë, shkruan BBC.

Kur pritet rezultati i zgjedhjeve presidenciale 2024?

Në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjesin e ardhshëm. Këtë herë, gara me thikë në shumë shtete mund të nënkuptojë që mediat të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.

Demokratja Kamala Harris, zëvendëspresidentja aktuale, dhe republikani Donald Trump, ish-presidenti, kanë luftuar kokë më kokë për javë të tëra.

Fitoret e ngushta mund të nënkuptojnë gjithashtu rinumërime. Në shtetin kyç të Pensilvanisë, për shembull, do të kërkohet një rinumërim mbarëkombëtar nëse ka një diferencë gjysmë përqindjeje midis votave të hedhura për fituesin dhe humbësin. Në vitin 2020, diferenca ishte pak më shumë se 1.1 pikë përqindjeje.

Sfidat ligjore janë gjithashtu të mundshme. Më shumë se 100 padi parazgjedhore janë ngritur tashmë, duke përfshirë sfidat për të drejtën e votuesve dhe menaxhimin e listës së votuesve, nga republikanët.

Skenarët e tjerë që mund të shkaktojnë vonesa përfshijnë çdo çrregullim të lidhur me zgjedhjet, veçanërisht në vendet e votimit.

Nga ana tjetër, numërimi i votave është përshpejtuar në disa zona, përfshirë shtetin vendimtar të Miçiganit, dhe shumë më pak vota do të hidhen me postë sesa në zgjedhjet e fundit, të cilat ishin gjatë pandemisë Covid.

Kur janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme presidenciale?

Zgjedhjet e vitit 2020 u zhvilluan të martën më 3 nëntor. Megjithatë, rrjetet televizive amerikane nuk e shpallën fitues Joe Biden deri në orët e vona të mëngjesit të së shtunës më 7 nëntor, pasi rezultati në Pensilvani u bë më i qartë.

Në zgjedhjet e tjera të fundit, votuesit kanë pasur një pritje shumë më të shkurtër.

Në vitin 2016, kur Trump fitoi presidencën, ai u shpall fitues mëngjesin e ditës pas zgjedhjeve.

Në vitin 2012, kur Barack Obama siguroi një mandat të dytë, fitorja e tij u projektua para mesnatës së vetë ditës së votimit.

Megjithatë, zgjedhjet e vitit 2000 midis George W Bush dhe Al Gore ishin një përjashtim i dukshëm.

Votimi u mbajt më 7 nëntor, por të dy fushatat shkuan në luftë për një garë të ngushtë në Florida dhe gara nuk u vendos deri më 12 dhjetor. Gjykata e Lartë e SHBA votoi për t’i dhënë fund procesit të rinumërimit të shtetit, duke e shpallur Bushin si fitues dhe i dorëzoi atij Shtëpinë e Bardhë.

Continue Reading

Bota

Tjetër masakër në Gaza, 12 palestinezë të vrarë, SHBA kritika izraelit

Published

on

Mëngjesin e sotëm, sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë rezultuar në vrasjen e të paktën 12 palestinezëve, duke thelluar edhe më tej krizën humanitare në rajon. Banorët e zonës shprehen se frika nga sulmet e reja ajrore dhe tokësore është në rritje, ndërsa evakuimet e detyruara po realizohen me qëllim zbrazjen e zonave në veri të enklavës, për të krijuar zona tampon përball militantëve të Hamasit.

Sipas mjekëve, në sulmin e fundit në dy shtëpi në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya, kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa pesë të tjerë janë vrarë në sulme të veçanta në pjesët qendrore dhe jugore të enklavës. Izraeli ka dislokuar tanke në Jabalia, Beit Hanoun dhe Beit Lahiya që nga 5 tetori, me pretekstin se synon të parandalojë rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit.

Situata humanitare po bëhet gjithnjë e më alarmante. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka raportuar vazhdimin e bombardimeve nga forcat izraelite në Spitalin Kamal Adwan, duke shkaktuar plagosje të shumë stafit dhe pacientëve. Ndërkohë, Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët, UNRWA, ka paralajmëruar se Izraeli po zvogëlon numrin e kamionëve me ndihma të lejuara në Gaza, duke përkeqësuar mungesën e ushqimit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera thelbësore për jetesën.

Izraeli e ka mohuar akuzën për zvogëlimin e ndihmave, por ka njoftuar se do të përfundojë marrëdhëniet me UNRWA-në, një nga ofruesit kryesorë të ndihmës për civilët palestinezë gjatë këtij konflikti të vazhdueshëm.

Shtetet e Bashkuara, përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, kanë bërë të qartë se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, ose përballen me kufizime të mundshme në ndihmën ushtarake amerikane. Miller njoftoi se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, pritet të bisedojë me zyrtarët izraelit këtë javë.

Letra e dërguar për Izraelin përshkruan hapat specifikë që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu duhet të ndërmarrë brenda 30 ditëve. Këto përfshijnë sigurimin e hyrjes së një minimumi prej 350 kamionësh në Gaza çdo ditë, vendosjen e pauzave në luftime për të lejuar dërgimin e ndihmave, si dhe anulimin e urdhrave të evakuimit për civilët palestinezë kur nuk ka nevojë operacionale. Kjo situatë shënon një ndryshim të dukshëm në mbështetjen e Uashingtonit për Tel Avivin që nga fillimi i konfliktit, duke e theksuar nevojën për veprime emergjente për të parandaluar një krizë të mëtejshme humanitare./Euronews/

 

 

Continue Reading

Bota

Të paktën 20 të vrarë nga sulmi izraelit në Gazë

Published

on

By

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit në veri të Rripit të Gazës ka vrarë të paktën 20 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Hossam Abu Safiya, drejtori i një spitali që pranoi viktimat, tha se sulmi që u krye në orët e vona të së hënës, më 4 nëntor, goditi një shtëpi në Beit Lahija, ku po strehoheshin disa familje.

Në mesin e viktimave ishin tetë gra dhe gjashtë fëmijë, sipas listës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto raportime.

Izraeli është duke kryer një ofensivë të madhe në veri të Gazës për pothuajse një muaj. Ai ka urdhëruar evakuimin e tërësishëm të Beit Lahijas, një qytezë afër Beit Hanunit dhe kampit të refugjatëve në Xhabalia, zonë ku për më shumë se një muaj nuk është lejuar dërgimi i ndihmës humanitare.

Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga Qyteti i Gazës, që ndodhet afër, në valën e fundit të zhvendosjeve gjatë luftës, e cila nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraeli.

Sulmi i Hamasit la të vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe grupi radikal palestinez rrëmbeu edhe 250 të tjerë. Afër 100 pengje janë ende brenda Gazës dhe rreth një e treta e tyre besohet se janë të vdekur.

Ofensiva hakmarrëse izraelite ka lënë të vrarë më shumë se 43.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në shifrat që prezanton për viktimat. Por, ka thënë se mbi gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.

Afër 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës janë zhvendosur si pasojë e luftës, shpesh disa herë./REL/

Continue Reading

Aktualitet

Dalin rezultatet e qytetit të parë në SHBA, Trump dhe Harris “kokë më kokë”

Published

on

By

Në një ilustrim se sa e ngushtë është gara në të gjithë vendin, Kamala Harris dhe Donald Trump janë të barabartë me nga tre vota secili në një qytet të vogël në New Hampshire që ka prodhuar rezultatin e parë të ditës së zgjedhjeve.

Dixville Notch, ku ka vetëm gjashtë votues, ka një traditë që daton që nga viti 1960 për të qenë qyteti i parë që përfundon votimin dhe numërimin.

Një version fizarmonikë i himnit kombëtar të SHBA-së kumboi përpara se votuesit të votonin në mesnatë.

Numërimi përfundoi 15 minuta më vonë.

Donald Trump dhe Kamala Harris janë në një garë të ngushtë, ku ende sondazhet nuk japin një fitues të qartë.

Një seri sondazhesh u publikuan gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara, me secilin prej tyre që tregonte shifra që ndryshonin lehtshëm.

Nëse ndiqet trendi tërësor dhe jo ai individual i kandidatëve, atëherë Kamala Harris është vetëm një pikë përpara ndaj Trump në sondazhet kombëtare, përkatësisht 48 me 47 për qind.

Por kuotat në fjalë nuk do të përcaktojnë fituesin, që ka gjasa të vendoset në shtatë shtetet e konsideruara fushë beteje.

Konkretisht, Trump kryeson me nga një deri në 3 pikë në shtetet Xhorxhia, Arizona dhe Karolinën e Veriut. Ndërsa në fushëbetejat e tjera rezultatet janë edhe më të ngushta.

Trump kryeson me më pak se një pikë në Pensilvani dhe Nevada, ndërsa Harris me një avantazh të barabartë në Miçigan dhe Uiskonsin.

Por asnjëri nga kandidatët nuk mund të pretendojë fitoren në këto shtete, pasi shpesh herë rezultatet e zgjedhjeve kanë ndryshuar nga ato të sondazheve me rreth tre pikë, nivel që mund të përmbysë çdo avantazh.

Ndryshimi më i madh i rezultateve të sondazheve ndodhi ditën kur Harris u bë kandidate e demokratëve. Në ditën kur Biden njoftoi braktisjen e garës, ai ishte pas Trump me thuajse 5 pikë përqindjeje në të shtata shtetet e lëkundura.

Në Pensilvani për shembull, Biden ishte mbrapa me 4.5 pikë përqindjeje kur u tërhoq. Bëhet fjalë për një shtet kyç për të dyja kampet pasi ka numrin më të lartë të votuesve elektorale dhe rrjedhimisht, një fitore atje e bën më të lehtë fitoren e 270 votave të nevojshme.

Por sondazhet nuk janë edhe aq të besueshme. Ato kanë nënvlerësuar mbështetjen për Trump në dy zgjedhjet e fundit dhe marzhi i gabimit në nivel kombëtar në 2020-n ishte më i larti në 40 vjet. Ndaj motivet për t’u treguar të matur me rezultatet janë të shumta.

Continue Reading

Të kërkuara