Kulturë

Festivali ReMusica vazhdon me koncerte dhe diskutime artistike

Published

on

Dita e tretë e edicionit të 24-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore, ReMusica, nis sot me një program të pasur aktivitetesh në Autostrada Biennale Hangar në Prizren.

Programi fillon me ReMusica Junior, që përfshin dy koncerte për fëmijë me kuartetin e klarinetëve nga Amsterdami dhe koncertin “Bota e Tingujve”.

Më pas, do të vijojë koncerti akusmatik i Julien Guillamat, një diskutim mbi krijimtarinë muzikore, si dhe një koncert xhepi me artistët rezidentë Zefiro Torna dhe Agona Shporta. Mbrëmja arrin kulmin në Prishtinë me një koncert të dyfishtë të LELEU Brothers – Romain dhe Thomas Leleu, me Orkestrën Harkore të Filharmonisë së Kosovës.

Ky koncert do të mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në orën 19:00, duke ofruar një përvojë unike të muzikës bashkëkohore për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Festivali ReMusica vazhdon të jetë një platformë e rëndësishme për promovimin e muzikës bashkëkohore dhe nxitjen e bashkëpunimeve artistike rajonale dhe ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/

Kulturë

Nis Festivali “Aktori dhe Poeti” në Prishtinë

Published

on

Sot nis edicioni i tretë i Festivalit “Aktori dhe Poeti” në Prishtinë, një platformë kulturore që bashkon fuqinë e fjalës poetike me interpretimin skenik, duke sjellë një përjetim të veçantë artistik për publikun.

Ky festival krijon një hapësirë të rëndësishme bashkëpunimi mes artistëve nga vendi, rajoni dhe Evropa, duke ofruar një eksperiencë autentike dhe të pasur artistike.Përmes interpretimit të poezive në gjuhët origjinale nga aktorë vendorë e ndërkombëtarë, festivali promovon dialogun kulturor dhe artin poetik e skenik.

Në këtë edicion do të marrin pjesë emra të njohur të artit dhe letërsisë, si: Besnik Mustafai, Hasan Erkek, Gioacchino Desiderio, Josif Papagjoni, Behar Gjoka, Rozi Kostani, Safete Rugova, si dhe krijues të tjerë nga diaspora, vendi dhe rajoni.

Festivali organizohet nga Drita Begolli dhe do të zgjasë deri më 27 mars 2026, duke ofruar një program të pasur me aktivitete kulturore dhe artistike. Pjesëmarrja e mediave është e mirëpritur për të promovuar vlerat e artit dhe letërsisë që ky festival përfaqëson.

Continue Reading

Kulturë

Teatri “Adriana” përfaqëson artin shqiptar në Turqi me premierën “9 Shpirtra”

Published

on

Trupa teatrore “Adriana” do të udhëtojë drejt Turqisë për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të festivalit ndërkombëtar të teatrit Samsun Uluslararası Tiyatro Festivali, duke përfaqësuar artin dhe kulturën shqiptare në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.

Në kuadër të këtij festivali, “Adriana” do të sjellë premierën ndërkombëtare të shfaqjes “9 Shpirtra”, një komedi e zezë që ndërthur humorin me absurdin dhe realitetin e marrëdhënieve njerëzore. Shfaqja trajton historinë e një burri dhe nëntë tentativave të tij të dështuara për të hequr qafe bashkëshorten, duke ofruar një pasqyrë të mprehtë dhe satirike mbi jetën në çift.

Publiku në Turqi do të ketë mundësinë ta ndjekë këtë shfaqje më 26 mars 2026, në ora 20:00, në ambientet e SBB Sanat Merkezi në Samsun.

Continue Reading

Kulturë

KANË FILLUAR XHIRIMET E FILMIT “ZBARDHJE” TË REGJISORES KALTRINA KRASNIQI

Published

on

Filmi i ri artistik “Zbardhje”, nga regjisorja Kaltrina Krasniqi, ka hyrë në fazën e xhirimeve në Prishtinë. Projekti prodhohet nga Vera Films dhe ribashkon bashkëpunëtorët kryesorë nga filmi i saj i parë me metrazh të gjatë “Vera Andrron Detin”, i cili pati premierën në garën Orizzonti të edicionit të 78-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venedik.

Në rolet kryesore interpretojnë Adriana Matoshi dhe Arta Dobroshi, ndërsa në role mbështetëse paraqiten Kosovare Krasniqi, Agron Shala, Aurita Agushi, Art Pasha dhe Blerta Ismaili.

Vendosur në Prishtinën bashkëkohore, “Zbardhje” është dramë që ndjek dy gra jetët e të cilave takohen në punë. Fatimja vjen nga periferia e qytetit dhe punon si mirëmbajtëse, kurse Elvira drejton një kompani marketingu në qendër të qytetit. Filmi vëzhgon çfarë lind dhe s’mund të jetojë në mes tyre, përderisa qyteti përreth demolohet dhe rindërtohet. Filmi “Zbardhje” e përdor zbardhjen si logjikë socio-kulturore, arkitektonike dhe zhvillimore. Hapësira, trupat dhe historitë pastrohen, sanitohen dhe fshihen në emër të aspiratave shoqërore.

Me skenar të Doruntina Bashës dhe producent Ares Shportën, projekti realizohet me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, QKK, Komisionit Kombëtar të Filmit të Bullgarisë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Shqiptare, Qendrës së Filmit të Malit të Zi, IFFR Hubert Bals Fund+Europe dhe Visions Sud Est.

“Zbardhje” është një bashkëprodhim i Vera Films (Kosovë), Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi).

Gjatë fazës së zhvillimit, projekti është mbështetur nga programe dhe platforma ndërkombëtare si Gothenburg Film Festival, Nordic Gateway (2025), Visions Sud Est (2024), Thessaloniki Film Festival, Agora Industry Program (2024), WEMW / East and West Co-Production Inspirational Labs (2024), MedPitching / MedFilmFest (2023), IFFR Hubert Bals Fund (2022), Torino Film Lab (2022), Arras Days, Arras Film Festival (2021), si dhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, QKK (2021–2024), Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Prishtinës (2021).

Xhirimet zhvillohen në Prishtinë, Kosovë dhe Ulqin, Mali i Zi, gjatë periudhës mars–prill 2026.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn për 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës në Prishtinë

Published

on

Mbrëmë në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, Kuinteti Harkor i Filharmonisë së Kosovës, së bashku me sopranon Zana Abazi-Ramadani, u prezantuan me një program të veçantë në kuadër të shënimit të 75-vjetorit të Arkivit të Kosovës.

Një institucion kyç që ruan kujtesën kolektive, dokumenton të kaluarën dhe historinë e vendit – Arkivi i Kosovës shënoi 75-vjetorin e themelimit.

Continue Reading

Të kërkuara