Kulturë

Festivali Ceralia: Një hapësirë për zërin e gruas në kulturën shqiptare

Published

on

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit bëri të ditur se Shqipëria është e ftuar si vend mik në festivalin Ceralia, ku një pjesë e eventeve dhe takimeve do të fokusohen mbi historinë dhe kulturën shqiptare. Ky festival, i cili ka rrënjët e tij në antikitetin romak, synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e tokës, kulturave vendase dhe rizbulimin e zakoneve të vjetra të harruara në kohë.

Në kuadër të festivalit, më datë 24 shtator do të mbahet një takim me dy autorë shqiptarë, poetja Olimbi Velaj dhe Eliza Çobo, të cilat nën moderimin e Anna Lattanzit nga “Albania Letteraria” do të flasin dhe diskutojnë mbi rolin e gruas në kulturën shqiptare, mes të shkuarës dhe të tashmes. Gjatë takimit, aktorja Anita Pagano do të bëjë interpretime të veçanta.

Ky takim do të vërë në qendër të vëmendjes letërsinë shqipe, figurën e gruas shqiptare në letërsi, por edhe vetë autoret femra, të cilat kanë shkruar për gruan dhe rolin e saj në shoqëri. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në vëmendjen ndërkombëtare zërin dhe kontributin e gruas shqiptare në fushën e letërsisë.

Festivali Ceralia përfshin një hapësirë të caktuar për realizimin e shkëmbimit kulturor në baseni mesdhetar, duke ftuar kulturat përreth të bëhen pjesëmarrëse dhe duke krijuar kështu një pluralizëm kulturor. Prania e Shqipërisë si vend mik në këtë festival do të ndihmojë në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ky takim me autorët shqiptarë do të jetë një mundësi e mirë për të sjellë në vëmendjen e publikut ndërkombëtar zërin e gruas shqiptare në letërsi dhe për të theksuar rolin e saj të rëndësishëm në trashëgiminë kulturore të vendit./UBTNews/

 

Vendi

Publikohet traileri i filmit “HANA” nga regjisori Ujkan Hysaj

Published

on

Është publikuar traileri i filmit debutues “HANA”, me regji nga regjisori i vlerësuar Ujkan Hysaj.

Filmi zhvillohet në Kosovën e pasluftës dhe ndjek historinë e një aktoreje që merr pjesë në një program të terapisë artistike për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Gjatë këtij procesi, ajo përballet papritur me traumën e saj të fshehur.

“HANA” sjell një rrëfim emocional mbi kujtesën, guximin dhe shërimin, duke eksploruar mënyrën se si arti mund të shndërrohet në një rrugë për rimarrjen e zërit dhe forcës personale./Qendra Kinematografike e Kosoves/

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”

Published

on

Më 14 qershor 2026 kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, me skenar dhe regji nga Mjellmë Istrefi dhe producent Shkumbin Istrefi.

Në këtë projekt filmik marrin pjesë aktorë të njohur si Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Blerta Ismaili, Selman Jusufi, Orgeta Brahimi, Liza Curri, si dhe aktorë të tjerë.

Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Filmi është prodhim i Mayfly Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

/A.K/

Continue Reading

Rajoni

UBT në qendër të artit bashkëkohor: Ekspozitë me karakter ndërkombëtar në Austri në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, është prezantuar një ekspozitë me karakter ndërkombëtar, e realizuar në Boden, Tirol të Austrisë, si pjesë e festivalit Mediafrische, në bashkëpunim me UBT.

Ekspozita vjen si rezultat i bashkëpunimit artistik ndërmjet profesorëve të UBT-së, Uran Krasniqit dhe Besfort Salihut, duke sjellë një qasje bashkëkohore që ndërthur artin, dizajnin dhe hulumtimin urban.

Ekspozita përbëhet nga dy projekte qendrore me koncept të thellë kritik dhe reflektues:

Projekti “Wear your city (Collective memory of Prishtina)” përfaqëson një hulumtim vizual dhe konceptual mbi arkitekturën e zhdukur dhe simbolet urbane të fshirë të Prishtinës. Përmes këtij projekti dokumentohet memoria kolektive e qytetit, duke i transformuar objektet dhe hapësirat e humbura në një narrativë artistike mbi identitetin urban dhe kujtesën historike.

Ndërkohë, projekti “Truth Absorbed” trajton temën e mjegullimit të së vërtetës në epokën bashkëkohore, duke reflektuar mbi mënyrën se si qytetari përballet me një realitet të transformuar, të fragmentuar dhe shpesh të paqartë në kontekstin e shoqërisë moderne.

Pjesëmarrja e studentëve dhe artistëve të lidhur me UBT-në në një festival ndërkombëtar si Mediafrische në Austri, dëshmon angazhimin e institucionit për ndërkombëtarizimin e artit dhe dizajnit, si dhe për krijimin e platformave ku talentet e reja mund të shprehin idetë e tyre në skenën globale.

Ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin e UBT-së si një qendër e rëndësishme e kreativitetit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e artit dhe dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama pret pianistin italian Mirco Roverelli në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim pianistin dhe dirigjentin e njohur italian, Mirco Roverelli.

Takimi u mbajt me rastin e koncertit që Roverelli do të mbajë sonte nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.

Rama vlerësoi lart pjesëmarrjen e artistit italian në kryeqytet, duke theksuar se qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin një performancë të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Ai tha se organizimi i ngjarjeve të tilla kulturore pasuron jetën artistike të kryeqytetit dhe sjell pranë publikut emra të njohur të skenës botërore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara