Shëndeti

Fenomen që na përcjell shumë shpesh, çka fshihet pas ‘Deja Vu’?

Published

on

Na ndodhë shpesh të shohim gjëra të njëjta, ose më saktë na duket sikur po përjetojmë gjithmonë një dukuri të përsëritur.

Kjo quhet ‘Deja Vu’ e cila përkufizohet si tezë e përhapur në kulturën popullore, përvojat e déjà vu-ve janë pak të qarta në terma shkencore.  Déjà vu-ja ndodh në një venitje të shpejtë, pa paralajmërim dhe nuk ka asnjë shenjë të jashtme fizike përveçse thuhet: “sapo kisha një déjà vu!”

Shumë studiues, propozojnë që fenomeni është një përvojë e mbështetur te kujtesa dhe pranojnë që, për të, janë përgjegjës qendrat e kujtesës.

Nuk ka një shpjegim të saktë për këtë fenomen, por hapat e reja në teknikat e neuroimazherisë mund të ndihmojnë për të kuptuar kujtesën dhe rrengjet që punon mendja.

Një teori tjetër është se Déjà Vu shkaktohet nga mjegullimet mendore të momentin. Thuhet se njerëzit që vuajnë nga epilepsia kanë përvoja të shpeshta të Déjà Vu. Ka të ngjarë që Déjà Vu tek njerëzit pa epilepsi, të shkaktohet nga një lloj aktiviteti i ngjashëm me krizat. /UBTNews/

Lajmet

Mjekësia dhe AI: Ligjëratë nga shkencëtari i shquar Pier Paolo Piccaluga në UBT

Published

on

Fakulteti i Shkencave Mjekësore në UBT mirëpriti Prof. Dr. Pier Paolo Piccaluga, i cili mbajti një ligjëratë tematike për studentët e këtij fakulteti. Pritjen e organizoi Prof. Dr. Fitim Alidema, dekan i shkencave mjekësore në UBT, ndërsa në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe Dr. Adriatik Berisha dhe Prof. Dr. Fisnik Laha.

   

Ligjërata u fokusua në tematika të rëndësishme si mjekësia, patologjia dhe onkologjia, me një theks të veçantë në integrimin e inteligjencës artificiale në këto fusha. Prof. Dr. Piccaluga, MD, Ph.D., është profesor i asociuar i patologjisë në Departamentin e Mjekësisë Eksperimentale, Diagnostikuese dhe Mjekësisë Speciale në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bolonjës, si dhe njëkohësisht shërben si mjek ekzekutiv në Biobankën e Kërkimeve në Spitalin IRCCS S. Orsola-Malpighi.

Me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale, në vitin 2018, Prof. Dr. Piccaluga u emërua profesor në Universitetin Queen Mary në Londër dhe në Universitetin e Bujqësisë dhe Teknologjisë Jomo Kenyatta në Nairobi, Kenia.

Ai ka publikuar në revista prestigjioze ndërkombëtare si Nature Medicine, Journal of Clinical Investigation, Journal of Experimental Medicine, Journal of Clinical Oncology, Blood, Lancet Oncology dhe Lancet Infectious Diseases.

Për më tepër, Dr. Piccaluga është renditur si një nga shkencëtarët më të shquar italianë nga VIA-Academy, duke dëshmuar kështu për kontributin e tij të rëndësishëm në fushën e mjekësisë dhe kërkimeve shkencore. Ligjërata e tij solli një debat të frytshëm mbi rolin e teknologjisë moderne në avancimin e shëndetësisë dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Rreziku i pre-eklampsisë: 70,000 vdekje nënash çdo vit

Published

on

Pre-eklampsia është një ndërlikim shtatzënie që shkakton më shumë se 70,000 vdekje të nënave çdo vit. Shkaqet e saj janë ende të paqarta, duke e bërë këtë gjendje një mister për shkencëtarët.

Allyson Felix, një atlet me sukses, përjetoi pre-eklampsi të rëndë gjatë shtatzënisë së saj, që rezultoi në një prerje cezariane urgjente. Ajo është e vetëdijshme për rrezikun që përfaqëson pre-eklampsia, sidomos pas vdekjes tragjike të shoqes së saj, Tori Bowie, nga komplikimet e lidhura me këtë gjendje.

Pre-eklampsia ndodh pa paralajmërim dhe mund të ndodhë në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Disa gra përjetojnë forma të hershme, ndërsa të tjera pas lindjes. Mjekët besojnë se inflamacioni i tepërt dhe probleme në formimin e placentës mund të jenë faktorë rreziku. Gratë me çrregullime autoimune, ato mbi 40 vjeç dhe me indeks më të lartë të masës trupore janë në rrezik më të madh.

Deri më tani, diagnoza dhe parashikimi i pre-eklampsisë kanë qenë të vështira. Shkencëtarët po zhvillojnë një test të ri për të identifikuar nivele të larta të proteinës sFlt-1, që mund të parashikojë zhvillimin e pre-eklampsisë. Në të ardhmen, teknologjia “placenta në një çip” mund të ndihmojë në studimin e mekanizmave të kësaj gjendjeje dhe të krijojë biomarkera për diagnostikim.

Shpresat për trajtime të reja përfshijnë ripërdorimin e ilaçeve ekzistuese, si metformina dhe ilaçet për trajtimin e problemeve të stomakut, për të ndihmuar në parandalimin e pre-eklampsisë. Aktualisht, terapia e vetme e rekomanduar është aspirin.

Shkencëtarët po kërkojnë financim më të madh për hulumtimin e pre-eklampsisë, për të përmirësuar shëndetin e grave dhe për të ndihmuar në zvogëlimin e ndikimit të saj afatgjatë mbi foshnjat./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

A mund të ndihmojnë ilaçet për humbje peshe (Ozempic) në parandalimin e mbidozave?

Published

on

Një studim i ri tregon se ilaçet popullore për humbjen e peshës, si Ozempic (semaglutide) dhe Saxenda (liraglutide), mund të ndihmojnë në uljen e mbidozave të opioideve dhe dehjes nga alkooli.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Addiction”, zbuloi se individët me çrregullim të përdorimit të opioideve që merrnin këto ilaçe kishin 40% më pak mbidoza, ndërsa ata me çrregullim të përdorimit të alkoolit kishin 50% më pak raste dehjeje.

Studimi përfshiu të dhëna nga mbi 1.3 milion njerëz, me rreth 8,100 të trajtuar me agonistët e receptorëve GIP/GLP-1. Këto barna funksionojnë duke imituar hormone që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit dhe ndjesisë së ngopjes.

Ekspertët e shëndetësisë theksojnë se, megjithëse studimi ofron prova premtuese, janë të nevojshme më shumë studime klinike për të konfirmuar këto rezultate dhe për të kuptuar mekanizmat përmes të cilëve këto ilaçe ndikojnë në varësi.

Duke marrë parasysh rritjen dramatike të mbidozave të opioideve dhe problemet e dehjes në SHBA, këto zbulime ofrojnë një mundësi të re për trajtimin e çrregullimeve të përdorimit të substancave, veçanërisht në një kontekst ku alternativat janë të limituara./UBTNews/

 

 

 

Continue Reading

Shëndeti

​Si ndikon ngarkesa në shëndetin mendor, flet drejtori i Psikiatrisë Faton Kutllovci

Published

on

By

Përjetimi i ankthit, stresit dhe depresionit ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe ato vijnë si rezultat i lodhjes psikike në vendin e punës, ka deklaruar drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Kutllovci thotë se një hulumtim i kryer nga shoqata e infermierëve të Kosovës gjatë vitit 2022 tregon se niveli i stresit është rritur në rreth 25 për qind, por kjo shifër mund të jetë rritur ende në dy vjetët e fundit.

Arsyet më të shpeshta janë përjetimi i ankthit dhe i depresionit që po ashtu mund të vijë si rezultat i plotë i lodhjes në punë dhe ngarkesat e tepruara në vendin e punës, mund të rrisin gabimet në vendin e punës, që pastaj do të kenë pasoja edhe në produktivitetin e kompanive apo institucioneve të ndryshme. Në Kosovë, në vitin 2022, është realizuar një hulumtim nga shoqata e infermierëve të Kosovës dhe ka rezultuar që niveli i stresit të jetë diku 25 për qind. Këto shifra mund të jenë të rritura për shkak të përjetimeve dhe angazhimeve të tepruara”, ka thënë Kutllovci.

Në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, është reparti B, në të cilin trajtohen çrregullimet e ankthit, depresionit, por edhe shenjave të çrregullimeve dhe lodhjes për shkak të përjetimeve në vendin e punës dhe jetën e përditshme. Sipas Kutllovcit, duhet të mësohet të menaxhohet stresi.

Ne kemi repartin B apo repartin për trajtimin e çrregullimeve jo-psikotike, ku zakonisht trajtojmë çrregullimet e ankthit, depresionit, por edhe shenjat e çrregullimeve somatike dhe lodhjes për shkak të përjetimeve në vendin e punës por edhe në jetën në përgjithësi…3:40 Të mundohemi ta menaxhojmë stresin”, ka thënë Kutllovci.

Në shëndetin mendor, sipas drejtorit të psikiatrisë në QKUK, po ndikojnë edhe lajmet “bombastike”. Kutllovci apelon që të ketë kujdes në trajtimin e lajmeve mbi dhunën familjare, rastet e vrasjeve dhe vetëvrasjeve, pasi kemi të bëjmë me tema tepër të ndjeshme.

Apeloj tek të gjitha mediat të cilat, në rastin e emetimit të lajmeve të ndryshme të mundohen së paku të bëjnë filtrime sepse, gjithsesi që ne jemi në favor të informimit të shpejtë dhe të drejtë të qytetareve, duhet të kemi kujdes kur të emitojmë lajme qofshin për dhunën, agresivitetin, vrasjen, vetëvrasjen e tjera, të mos dalin me tituj bombastikë, por së paku të filtrohet të marrin në konsideratë se leximi apo shikimi i këtyre shfaqjeve, në portale të ndryshme, gjithsesi që do të ketë imput të keq në shëndetin mendor e të gjithëve”, është shprehur ai.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tema që ka qenë e përzgjedhur këtë vit është, shëndeti mendor në vendin e punës, që i referohet stresit të vazhdueshëm. Nëse keni problem me shëndetin mendor referohuni te psikologu apo psikiatri.

Continue Reading

Të kërkuara