Sport

Fëmijët në Down Syndrome Kosova marrin fanellat e Kosovës

Ata takuan presidentin e Federatës, Agim Ademin, futbollistin Zhegrova si dhe tifozët “Dardanët”.

Published

on

Fëmijët në Down Syndrome Kosova marrin fanellat e Kosovës

Fëmijët me sindromin Down, që janë pjesë e shoqatës Down Syndrome Kosovo, janë gëzuar në prag të Vitit të Ri me dhuratat që kishte përgatitur Federata e Futbollit të Kososvës.

Ata morën fanellat e shallet e Kombëtares së Kosovës, si dhe takuan presidentin e Federatës, Agim Ademin, futbollistin Edon Zhegrova si dhe tifozët “Dardanët”.

Me këtë rast, Ademi tregoi që Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë gjithmonë në përkrahje të shoqatës Down Syndrome Kosova.

Po ashtu, gjatë shpërndarjes së dhuratave presidenti Ademi shfrytëzoi rastin që të tregojë se në bashkëpunim me Federatën turke të Futbollit, ku do të organizohet një turne në të cilin kjo kategori e shoqërisë, mund të zhvillojë aktivitetet e tyre.

“Bashkë me Federatën turke jemi duke e organizuar një turne, një stadium, një fushë stërvitore, ku e kemi pikërisht për këto kategori, dhe mund të vini dhe ta zhvilloni aktivitetin e juaj atje. Ajo në pranverë, besoj që në pranverë duhet të kryhet ajo fushë që veç e kemi filluar. Kjo është lajm i mirë për ata që do të jenë pjesë e të gjitha garave”, tha presidenti i FFK-së.

Krahas dhuratave të shpërndara, presidenti Ademi për Down Syndrome Kosovo dhuroi kartela nga e cila kjo kategori e shoqërisë do të mund të tërheqë bileta aq sa i nevojiten për ndeshjet e radhës së Kosovës.

Të njëjtat dhurata morën edhe fëmijët në SOS Fshatin e Kosovës si dhe në shoqatën Handikos.

Sport

Turqia fiton setin e parë ndaj Kosovës

Published

on

By

Përfaqësuesja e Turqisë ka fituar setin e parë ndaj Kosovës me rezultat 25:17.

Turqia ishte më e mirë gjatë këtij seti dhe arriti ta kontrollojë lojën deri në fund, duke kaluar në epërsi 1:0 në sete.

Kosova tashmë kërkon reagimin në setin e dytë për të barazuar rezultatin.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova mbyll garën në padel në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Ka përfunduar aventura e Kosovës në padel në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të mërkurën paradite, ekipi miks i Kosovës u eliminua në fazën çerekfinale, pasi pësoi humbje 2:0 në sete ndaj Italisë.

Ekipi italian ishte dukshëm më dominues dhe i fitoi të dy setet me rezultat identik 6:0. Për Kosovën në këtë përballje u paraqitën Donika Bashota dhe Lavdrim Krasniqi.

Megjithatë, përfaqësimi i Kosovës në padel në këto Lojëra Mesdhetare ishte pozitiv, me ekipin e parë të meshkujve dhe ekipin miks që regjistruan nga një fitore para se të ndaleshin në ndeshjet e dyta.

Ndërkohë, dy ekipet e femrave dhe ekipi i dytë i meshkujve u eliminuan që në përballjet e tyre të para.

Kështu, Kosova e përmbyll garën në padel në “Taranto 2026”, me paraqitje që i japin përvojë të rëndësishme sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

D.L

Continue Reading

Sport

Manchester City transferon supertalentin 18-vjeçar për 100 milionë euro

Published

on

By

Manchester City ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkato, duke zyrtarizuar transferimin e supertalentit 18-vjeçar, Ayyoub Bouaddi.

Mesfushori maroken është larguar nga Lille dhe i është bashkuar kampionëve anglezë, në një transferim që, sipas raportimeve, kap shifrën e 100 milionë eurove. Bouaddi ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Manchester Cityn.

Pavarësisht moshës së re, Bouaddi tashmë ka krijuar një përvojë të konsiderueshme në futbollin elitar. Ai ka regjistruar 96 paraqitje me fanellën e Lille dhe tetë paraqitje me Kombëtaren e Marokut.

Debutimin në nivelin senior e bëri në moshën vetëm 16-vjeçare, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Pas zyrtarizimit të transferimit, Bouaddi shprehu emocionet për aventurën e re në Angli.

“Është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Manchester City është klubi më i mirë në botë. Është ëndërr të jem këtu dhe ta quaj veten lojtar të Cityt”, ka deklaruar 18-vjeçari.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë roli do të ketë Bouaddi në skuadrën e Pep Guardiolës dhe nëse do ta dëshmojë shpejt potencialin e madh që e bëri një prej talenteve më të kërkuara në Evropë.

D.L

Continue Reading

Sport

Vëllaznimi vazhdon përforcimet, 12 basketbollistë të rinj në ekip

Published

on

By

Vëllaznimi po vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri në Superligën e Basketbollit të Kosovës, duke realizuar një sërë përforcimesh të rëndësishme në ekip.

Skuadra nga Gjakova ka bërë të ditur se në radhët e saj do të jenë Eden Cingu, Meritoni Ismaili, Fatlind Shoshaj, Arbin Rushiti, Adhurim Aliaj, Adrian Ibishi, Kentrell Pulliam, DJ Davis, Vance Jackson, Emmanuel Tshimanga, Mal Syla dhe Andi Ahmeti.

Me këto transferime, Vëllaznimi synon të krijojë një ekip më të gjerë dhe më konkurrues, duke kombinuar përvojën, energjinë e lojtarëve të rinj dhe cilësitë e basketbollistëve të huaj.

Tashmë pritet që këto përforcime të japin kontributin e tyre në objektivat e klubit në elitën e basketbollit kosovar.

Vëllaznimi synon të jetë një nga skuadrat që do të luftojë për rezultate sa më të mira në sezonin e ri të Superligës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara