Shëndeti
Fëmijët janë shpërndarës të heshtur të COVID-19
Published
4 years agoon
By
Esad DujakaFëmijët janë shpërndarës të heshtur të koronavirusit të ri, sipas një studimi të kryer në fushën e pediatrisë, në funksion të rihapjes së shkollave.
“Në rast të një infeksioni asimptomatik, fëmijët mund të kenë një ngarkesë virale shumë të lartë që nga ditët e para, madje edhe më të lartë se ajo e të rriturve të shtruar në kujdesin intensiv”, vunë në dukje shkencëtarët e Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts, në studimin e botuar në Gazetën e Pediatrisë, të kryer mbi 192 fëmijë dhe të rinj nën 22 vjeç.
“Gjatë kësaj pandemie, ne testuam lëndë simptomatike, kështu që arritëm në përfundimin e gabuar që shumica e të infektuarve ishin të rritur. Megjithatë rezultatet tona tregojnë se fëmijët nuk janë të mbrojtur nga virusi. Ne nuk duhet t’i injorojmë ata si përhapësit e mundshëm të virusit”, tha pediatri italian Alessio Fasano, raporton ATSh.
Për të gjitha këto arsye, autorët e studimit theksojnë se, nëse shkollat rihapen pa masat e nevojshme, ka të ngjarë që fëmijët të luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në pandemi.
Monitorimi i etheve dhe simptomave të studentëve nuk do të jetë i mjaftueshëm, ndaj studiuesit rekomandojnë marrjen e të gjitha masave për të përmirësuar infeksionin, siç janë distancimi, përdorimi i maskave, larja e duarve dhe mësimi përmes internetit përkrah atij në prani.
Bota
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në mjekësi
Published
2 days agoon
October 7, 2024By
UBT NEWSÇmimi Nobel në mjekësi për vitin 2024 u dha për zbulimin e mikroRNA, një avancim kyç në biologjinë molekulare. Fituesit janë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, të cilët kontribuan në kuptimin e rregullimit të aktivitetit të gjeneve, me pasoja të mëdha për zhvillimin dhe funksionimin e organizmave. Zbulimi i tyre hap mundësi të reja për hulumtime dhe ka implikime për trajtimin e sëmundjeve si kanceri.
Victor Ambros ka kryer kërkimin e tij në Harvard dhe tani është profesor në Universitetin e Massachusetts, ndërsa Gary Ruvkun vazhdon punën në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe në Harvard. Viti i kaluar çmimi iu dha Katalin Karikó dhe Drew Weissman për punën e tyre mbi vaksinat mRNA./UBTNews/
Bota
OBSH i hap dritën jeshile testeve të ‘mpox’
Published
5 days agoon
October 4, 2024By
UBT NEWSOrganizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë për herë të parë miratimin urgjent për një test të ri që diagnostikon virusin mpox, i njohur më parë si lija e majmunit. Ky test, i prodhuar nga kompania amerikane Abbott Molecular, do t’i lejojë agjencitë e OKB-së të blejnë dhe shpërndajnë materialin në vendet dhe rajonet më të prekura.
OBSH nënvizon se testi do të lejojë zbulesën më të shpejtë dhe më të lehtë të virusit. “Nëse më shumë njerëz testohen për virusin, masat për të frenuar përhapjen e tij mund të zbatohen më shpejt,” theksohet në një deklaratë nga organizata.
Derisa më shumë se 30,000 raste të dyshuara të mpox janë raportuar në Afrikë këtë vit, shumica e tyre në Kongo, numri i rasteve ka filluar të rritet edhe në vende fqinje si Burundi. Aktualisht, vetëm një në tre raste përfundon në dërgimin e një kampioni në një laborator për konfirmim.
Në gusht, OBSH shpalli mpox-in si një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” (PHEIC), në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mobilizuar më shumë burime në luftën kundër përhapjes së sëmundjes.
Ndërkohë, në Evropë, ku shpërthimet ishin kontrolluar mirë në vitin 2022, rreziku i përhapjes përsëri të mpox konsiderohet i ulët. Megjithatë, OBSH vazhdon të monitorojë situatën me kujdes, ndërsa tri kompani të tjera kanë aplikuar për miratimin urgjent të testeve të tyre.
Ky hap i OBSH-së është një zhvillim kritik në përpjekjet për të kontrolluar dhe frenuar përhapjen e virusit, duke ofruar shpresë për një përgjigje më efektive ndaj këtij problemi shëndetësor./UBTNews/
Shëndeti
Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi
Published
1 week agoon
September 30, 2024By
UBTnews178 vjet më parë, më 30 shtator 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi.
Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Frostit kishte dhimbje në dhëmb. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte edhe më e madhe pasi t’i hiqej dhëmbi.
Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë te qeni i tij, macja edhe te vetja, megjithatë asnjëherë te një pacient. Dentisti i tha Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza, nëse Frost do ta pranonte.
Frost ra dakord, dentisti Mortoni njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellë. Frost humbi ndërgjegjen pothuajse menjëherë, dhe në këtë gjendje dentisti Mortoni i hoqi atij dhëmbin.
Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve./UBTnews/
Shëndeti
Ngërçet e këmbës, shkaqet e mundshme dhe parandalimi
Published
2 weeks agoon
September 27, 2024By
UBTnewsTkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.
Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.
Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës
Disa shkencëtarë janë të mendimit se stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, tani shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Ekspertë të tjerë thonë se gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.
Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, transmeton AgroWeb. Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.
Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, dhe trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive të tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.
Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.
Si të parandaloni ngërçet e këmbës
Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.
Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të siguroheni që të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B.
E fundit, por jo për nga rëndësia, kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.
Panairi me 20 kompani austriake mbahet nesër në UBT
Deputetët i kërkojnë shefit të BE-së të lobojë për heqjen e masave ndaj Kosovës
Kumbulla: Jemi shumë të motivuar për dy ndeshjet e radhës
Kurti për vizitën e Kasanof: Të kemi durim deri nesër se çfarë mund të presim prej tij
Presidenti i Austrisë u kërkon partive ta zhbllokojnë ngërçin për formimin e Qeverisë
Fundi i një epoke për hotelin historik Tropicana, shkatërrohet në vetëm 22 sekonda
Sasia e lartë e manganit në Liqenin e Badocit, vazhdon furnizimi me ujë me autobote
Delegacioni i lartë i BQK pritet në vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Maltës
E njohim Çekinë: Mario Mitaj ndan besimin për ndeshjen e ardhshme!
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet2 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet4 weeks ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kronika e zezë4 weeks ago
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte, Policia: Në mars të 99-tës kreu vepra të ndryshme penale