Sport

Felix: Nuk do të flas tani për Atletico Madridin

Marrëdhëniet e Joao Felix me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeonen janë prishur.

Published

on

Marrëdhëniet e Joao Felix me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeonen janë prishur, gjë kjo që po e detyron klubin spanjoll ta vë në shitje yllin portugez.

Këtë gjë e konfirmoi edhe presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, i cili tha se klubi do të shqyrtojë tani oferta për ta shitur Felix.

Ndërkaq, në një konferencë për media me Kombëtaren e Portugalisë, Joao Felix u pyet për të ardhmen e tij të Atletico Madridi, ku tha se për këtë gjë do të flas pas Kupës së Botës.

“Nuk do të flas për Atletico Madridin dhe për të ardhmen time në këtë moment. Do të flas për këtë gjë pas Kupës së Botës”, tha Felix.

“Jam 100% i fokusuar në Kampionatin Botëror, unë e përfaqësoj vendin tim këtu”, shtoi më tej ylli portugez.

Sport

​Rikthehet Superliga, nis me derbin e madh gjilanas

Published

on

By

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ecurinë e saj të këtij edicioni me ndeshjet e xhiros së 26-të.

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje do të zhvillohet sot dhe do të ballafaqohen Drita dhe Gjilani në derbin e madh të qytetit të Gjilanit.

Drita që tashmë me një dorë ka prekur titullin e kampionit pas ka krijuar distancë prej 11 pikëve nga ndjekësi i parë që është Ballkani, do të kërkojë tri pikë të reja për ta bërë kështu edhe më të lehtë rrugëtimin në javët e fundit të kampionatit, nga ana tjetër, Gjilani që e nisi shumë dobët sezonin, tashmë ka ri-gjetur formën dhe momentalisht ka 35 pikë në vendin e katërt dhe synon së paku pozitën e tretë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Continue Reading

Sport

​Liga Unike sjellë sonte finalen e madhe të basketbollit

Published

on

By

Gara mbarëkombëtare e basketbollit që zhvillohet ndërmjet klubeve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, e njohur si Liga Unike do të zhvilloj sot një finale mjaft interesante.

Për titullin e më të mirit të kësaj gare sonte do të ballafaqohen dy skuadra kosovare, Vëllaznimi dhe Prishtina.

Skuadra gjakovare e eliminoi Yllin në gjysmëfinale, ndërsa Prishtina e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Bëslidhjen.

Ballafaqimi final, Prishtina-Vëllaznimi do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Continue Reading

Sport

Interi futet në garë për transferimin e Jonathan David

Published

on

Jonathan David është duke kaluar muajt e fundit te skuadra franceze Lille. Sulmuesi kanadez do të mbetet i lirë në verë pasi kontrata me klubin francez i skadon dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Shumë skuadra janë vënë pas kanadezit i cili ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.

Interi është një nga skuadrat e fundit që i është shtuar garës për kanadezin dhe duan transferimin e tij me parametra zero.

Neroazzurët kanë filluar kontaktet me agjentët e lojtarit dhe duan ta kenë atë në sulm së bashku me Thuram dhe Lautaro Martinez.

Interesim për David kanë shprehur edhe klubet angleze, megjithatë dëshira e tij mbetet Barcelona.

Continue Reading

Sport

CAS-i shqyrtoi ankesën e Kosovës, tregon kur merret vendimi

Published

on

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka shqyrtuar ankesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kundër Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe UEFA-s, lidhur me ndeshjen e ndalur mes Kosovës dhe Rumanisë në Ligën e Kombeve. Ndeshja, e cila u zhvillua në Bukuresht më 15 nëntor 2024, u ndërpre pas një kacafytjeje mes lojtarëve dhe incidenteve të tjera në tribuna, ku u dëgjuan thirrje “Serbia, Serbia”. Pas ndërprerjes, arbitri e regjistroi ndeshjen me rezultatin 3:0 në favor të Rumanisë, duke e konsideruar se ndeshja u braktis nga lojtarët e Kosovës.

FFK-ja e ka apeluar këtë vendim të UEFA-s në CAS, duke kërkuar ndryshimin e rezultatit, ndërsa Gjykata ka shqyrtuar ankesën, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Pas seancës dëgjimore, CAS konfirmoi se mund t’i duhen disa kohë për të diskutuar dhe për të marrë një vendim. Gjykata do të lëshojë një deklaratë për shtyp për këtë procedurë.

Ky rast është një pjesë e serisë së ndeshjeve të tensionuara mes Kosovës dhe Rumanisë, ku kanë pasur probleme të mëdha dhe janë shqyrtuar shkelje të rregulloreve nga të dyja federatat, duke përfshirë edhe gjobat ndaj federatës rumune për shkeljet në fushë dhe pas ndalimit të ndeshjes.

Në këtë moment, nuk ka gjasa që vendimi i UEFA-s për regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar të ndryshohet. Kosova tashmë ka avancuar në Ligën B të Ligës së Kombeve, ndërsa Rumania ka filluar ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026. Duket se mund të ketë më shumë ndeshje mes dy skuadrave në të ardhmen./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara