Lajmet

Fejzullahu: Shtrenjtimi i rrymës s’është dëshirë e ZRrE-së, e dikton tregu energjetik

Published

on

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha se nuk është në dëshirën e tyre që të rriten çmimet e energjisë elektrike, por që kjo është pasojë e situatës në tregun energjetik.

Në takimin e organizuar nga AKB-ja ku u diskutua liberalizimi i tregut të energjisë, Fejzullahu la të nënkuptohet se shtrenjtimi i energjisë është i pashmangshëm.

Sipas Fejzullahut, rritja e çmimit të energjisë është e pashmangshme dhe lidhet kryesisht me dy faktorë, çmimet e larta të importit të energjisë dhe kostot e shërbimeve ndihmëse. Ai ka thënë se këto shërbime janë të domosdoshme për të garantuar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, pasi përfshijnë gjeneratorët që qëndrojnë në gatishmëri për të mbuluar humbjet që mund të ndodhin kur termocentralet Kosova A dhe B dalin jashtë funksioni. Kostot e këtyre shërbimeve sipas tij arrijnë në mbi 40 milionë euro dhe “janë një barrë e rëndë për sistemin energjetik të Kosovës”.

“ZRrE ka parë një raport, ai është një vlerësim profesional i stafit të ZRrE-së që shihet mesatarisht, bile thotë që tarifa është mesatare. Mund të ketë kategori të tjera të konsumatorëve që të kenë barrën më të mëdha të kësaj. Kjo është nevoja për të reflektuar një pjesë të importit që është importuar në vitin e kaluar dhe nevoja për vitin e ardhshëm. Kryesisht dy kompetentet kryesore janë çmimet e importit dhe kostot e rezervave, ndoshta disa e kanë keqkuptuar se çka është shërbimet ndihmëse, ato janë shërbime ose ai gjeneratori që qëndron në gatishmëri për me na furnizuar kurdo që Kosova B ose A del nga sistemi me e zëvendësuar atë energji, dhe atë kosto meqenëse është bërë mediatike ajo është kosto e shërbimit ndihmëse që është rreth mbi 40 milionë euro, vetëm për arsye që mos me pasur ndërprerje kurdo që të del jashtë sistemit”, ka thënë Fejzullahu.

Ndonëse paralajmërimet për shtrenjtim të energjisë elektrike po kundërshtohen nga qytetarët, kryetari i Bordit të ZRrE-së ka thënë se kjo nuk po bëhet me dëshirë.

“Mos e konsideroni që ZRrE po ka dëshirë me i rrit çmimet e energjisë elektrike por këto janë mundësitë në treg. Shpresoj që të kemi çmime më të favorshme në vitet e ardhshme, dhe shpresoj që të kemi kapacitete gjeneruese vendore dhe mos të kemi nevojë për importim të energjisë, dhe shpresojmë që këto biznese do të shikojnë mundësinë me investuar në kapacitete shtesë që do të na ndihmojnë për me pasur çmime sa më të favorshme për konsumatorët tonë”, ka thënë Fejzullahu.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara