Lajmet

Fejza: Për LVV-në është e pranueshme cila do datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se do e pranojnë çfarëdo date për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ajo u shpreh se rezultati i zgjedhjeve dihet, ndërkohë që nuk e konfirmoi nëse propozimi i LVV-së është 2 shkurti.

Para mediave ajo theksoi se që nga fillimi i mandatit të partisë në pushtet, opozita ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet.

Që prej kur ka filluar mandati i qeverisjes së Vetëvendosjes, opozita ka qenë vazhdimisht jashtëzakonisht kërkuese që të mbahen zgjedhjet. Madje ju keni qenë dëshmitarë të shumë proceseve në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë zvarritur me kërkesën e opozitës që të shkojmë në zgjedhje. Tash kur po i afrohemi vërtetë zgjedhjeve, opozita si duket është bërë më racionale dhe po flet për datë konkretisht. Ne e kemi thënë vazhdimisht që ne kemi qenë të gatshëm për zgjedhje dhe sidomos tani që jemi në gjashtë mujorin e fundit të qeverisjes, neve data e përcaktuar kështu nuk është shumë e rëndësishme, sa është e rëndësishme gatishmëria për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo i mbetet pastaj presidentes për ta caktuar. Ne kemi dërguar normalisht propozimin tonë, vendimi përfundimtar sigurisht që i takon presidentes”, deklaroi ajo.

Deputetja Fejza tha se Vetëvendosja e ka dërguar një propozim tek presidentja dhe se është e pranueshme cila do datë që caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ne e kemi dërguar një propozim, mirëpo ne mendojmë se cila do datë që vendoset nga presidentja është e pranueshme sepse edhe kur opozita insistonte me ngulm që të kishte zgjedhje, ne ju thamë që të shkojmë në zgjedhje por ata u zmbrapsen. Prandaj, në këtë linjë prapë po them që cila do datë që caktohet nga presidentja për neve është e pranueshme…Ky është një propozim që e kemi bërë tek presidentja, arsyeja pse unë mendoj që nuk po e konfirmoj nëse është 2 shkurti apo jo, për faktin se ne e kemi bërë obligimin tonë si parti mirëpo presim që të përcaktohet data sepse besojmë që pavarësisht se cila është data, rezultati i zgjedhjeve dihet”, shtoi ajo.

Vendi

Rekord i regjistrimeve në UBT: Mbi 2 mijë studentë regjistrohen që në ditët e para

Published

on

By

Në një kohë rekorde që nga nisja e regjistrimeve, mbi 2000 studentë i kanë besuar UBT-së si institucioni lider i arsimit të lartë në Kosovë për të formësuar të ardhmen e tyre.

Ky fluks i jashtëzakonshëm tregon besimin e madh që të rinjtë kanë te ky institucion, i cili ofron mundësi të pakufizuara akademike me mbi 50 programe studimi dhe mbi 150 specializime të ndryshme në fushat më të kërkuara të tregut.

Me një traditë suksesi prej një çerek shekulli, UBT garanton studime të nivelit cilësor, punësim të sigurt dhe një karrierë të suksesshme globale.

Profesionin që keni ëndërruar mund ta gjeni dhe ta zhvilloni këtu, ndaj mos prisni më, por siguroni vendin tuaj duke aplikuar tani në faqen zyrtare: apliko.ubt-uni.net.

Continue Reading

Vendi

Përfundoi me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026

Published

on

Sot u përmbyll me sukses Akademia Ndërkombëtare Verore në Shkencat Mjekësore 2026, një aktivitet akademik që mblodhi profesorë, profesionistë të shëndetësisë dhe studentë për të trajtuar temat më bashkëkohore në fushën e kujdesit shëndetësor.

Dita përmbyllëse iu kushtua rolit të mjekësisë nukleare në diagnostikimin dhe stadifikimin e kancerit të gjirit, me ligjërata të mbajtura nga Prof. Ismet Bajrami.

Gjatë sesioneve u prezantuan zhvillimet më të fundit në përdorimin e PET/CT me 18F-FDG, biopsinë e nyjës limfatike sentinel me Tc99m dhe skanimin e kockave për vlerësimin e metastazave.

Këto metoda përfaqësojnë standardet më moderne në diagnostikimin e saktë dhe planifikimin e trajtimit onkologjik, duke mundësuar vendimmarrje më të informuar klinike dhe përmirësim të rezultateve te pacientët.

Akademia shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive shkencore, ndarjen e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të shëndetësisë.

Organizimi i saj dëshmoi edhe një herë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe të ndjekjes së inovacioneve më të fundit në mjekësi.

Në përfundim, organizatorët falënderuan të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit për kontributin e tyre në suksesin e kësaj akademie, e cila u mbyll me një mesazh të qartë: investimi në dije është investim në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe në të ardhmen e pacientëve.

Continue Reading

Vendi

Policia nis fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, apel për kujdes në trafik gjatë sezonit veror

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, me synim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve dhe i udhëtarëve është më i madh, si dhe për t’u uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve që vijnë për pushime.

Në kuadër të kësaj fushate, Policia do të shpërndajë broshura informuese me këshilla dhe udhëzime praktike për pjesëmarrësit në trafik, të cilat duhet të merren parasysh menjëherë pas hyrjes në Kosovë.

Sipas Policisë, shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore mbeten tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi në vende të ndaluara, pakujdesia, lodhja, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Për të rritur sigurinë në rrugë, Policia ka bërë të ditur se, përveç shtimit të patrullave dhe pikave të kontrollit, do të përdorë edhe automjete të pajisura me teknologji inteligjente, kamera, radarë mobilë dhe dronë për identifikimin e shkeljeve në trafik.

Sipas njoftimit, kundërvajtjet si tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i ndaluar, mosvendosja e rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, qarkullimi me automjete të paregjistruara dhe shkelje të tjera do të evidentohen edhe pa ndalimin fizik të automjetit. Në këto raste, gjobat do t’i dërgohen me postë pronarit të mjetit.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë që pushimet verore të kalojnë në mënyrë të sigurt.

“I lodhur? Pushoni! Më mirë vonë në destinacion, sesa kurrë”, është mesazhi kryesor i kësaj fushate./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet e edicionit 2026

Published

on

By

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT përmbylli me sukses aktivitetet, duke finalizuar një program katërditor të pasur me ligjërata shkencore, diskutime profesionale, punëtori praktike dhe aktivitete akademike të fokusuara në zhvillimet më të fundit në fushën e biokimisë, bioteknologjisë dhe shkencave biomjekësore.

Dita e katërt e Akademisë Verore solli në fokus rolin e biofizikës, biokimisë dhe diagnostikës bashkëkohore në mbrojtjen dhe avancimin e shëndetit, duke theksuar rëndësinë e integrimit të kërkimit shkencor, teknologjive moderne dhe praktikës klinike në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Gjatë gjithë programit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të shkëmbejnë përvoja dhe ide, si dhe të angazhohen në diskutime profesionale mbi sfidat dhe zhvillimet më të reja në fushën e diagnostikës laboratorike, bioteknologjisë dhe shkencave të jetës.

Në ceremoninë përmbyllëse, Dekani i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, Prof. Dr. Fisnik Laha, në emër të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau certifikata për anëtarët e Komitetit Organizativ, ligjëruesit dhe folësit kontribuues, si dhe për studentët pjesëmarrës, në shenjë vlerësimi për angazhimin, kontributin profesional dhe pjesëmarrjen aktive gjatë gjithë Akademisë Verore.

Përmes kësaj Akademie Verore, Fakulteti i Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë konfirmoi edhe një herë përkushtimin e tij për promovimin e arsimit bashkëkohor, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit akademik, duke krijuar një platformë që lidh dijen, praktikën laboratorike dhe inovacionin në funksion të zhvillimit të shkencave shëndetësore.

Continue Reading

Të kërkuara