Intuita e një femre është shumë më pranë së vërtetës, se sa siguria e një mashkulli” – Rudyard Kipling
Ndoshta po mendoni se tema e intuitës nuk ka asgjë shkencore, që nuk është madje as një disiplinë që duhet marrë në konsideratë. Nëse ndalemi një çast për të menduar, do të kuptojmë se shumicën e vendimeve i marrim në mënyrë të pandërgjegjshme. Jo vetëm: studimet mbështesin idenë që para se ndërgjegjja të vlerësojë objektivisht një mundësi me po-të dhe jo-të e saj, pjesa e pandërgjegjshme e trurit e ka marrë vendimin duke u bazuar tek intuita. Përse ndodh kjo?
Bazohemi më shumë te ndjenjat sesa te racionaliteti? Në të vërtetë është tamam kështu. Intuita, parandjenja, shqisa e gjashtë, janë sinonime për të përshkruar tentativën e njeriut për ta drejtuar vëmendjen drejt faktit të caktuar, një rrethane, mbi çdo gjë a person, për të kuptuar pa asnjë gabim të vërtetën.
INTUITA DHE TRURI I PANDËRGJEGJSHËM
Një familjar i juaji ndihet pa qejf nga një sëmundje me shenja të çuditshme, që e bëjnë të vështirë përcaktimin e një diagnoze. Shkoni te specialisti, që ju vë përballë dy mundësive: të vendosni të dhënat në një kompjuter të sofistikuar, i cili do t’ju tregojë hapat që duhet të ndiqni për të kuruar të afërmin ose t’i besoni mjekut me karrierë të gjatë. Cilën mundësi do të ndiqni? Sigurisht që preferoni mjekun. Ndonjëherë nuk na shërben inteligjenca e bazuar mbi analizën e logjikën: i besojmë “intuitës” për mjekun, i cili nëpërmjet vëzhgimit, përvojës dhe ndjesive rreth kësaj çështjeje do të japë një zgjidhje.
Jeni në shtrat dhe papritmas, nga hiçgjëja vjen ndjesia e paparashikuar. Jeni të çlodhur e truri ju dhuron një imazh të papritur. Nga doli kjo gjë? Nuk bëhet fjalë për arsyetim logjik e të peshuar mirë: është më shumë ndjesi, intuitë që del papritur nga pjesa e pandëgjegjshme e trurit. Por, nga se është i përbërë truri i pandërgjegjshëm? Intuitat dalin nga përvojat e magazinuara në tru, nga gjithçka që kemi përjetuar, qofshin këto suksese apo dështime.
RËNDËSIA E INTUITËS
Një përgjigje që truri na jep kur ndodhemi përballë një dileme apo pavendosmërie. Nëse do të bënim sforcim logjik, duke plotësuar analiza racionale sa herë që jemi të dyzuar, do të kemi nevojë për kohë dhe energji. Iidetë tona janë emotive, ose “i ndjejmë”, pak herë i analizojmë nëpërmjet mendimit të peshuar. Dimensionet i shtyjnë ekspertë të fushës të hetojnë studiojnë si është e mundur që agjentët që lëvizin fijet e ekonomive arrijnë të marrin vendimet në punë.
Ndoshta ata udhëhiqen nga ndjenjat dhe interesat pa vënë në punë logjikën për të marrë vendime. Mund të pyesim, nëse është pozitive apo jo ta lëmë veten të udhëhiqemi nga intuita. Jeta jonë është me momente të tilla, ku zemra na ka bërë të ndjekim një rrugë a një tjetër… Duhet të themi se vendimet e pandërgjegjshme, janë të lidhura me atë çka jemi, me personalitetin e me vlerat tona. Sipas ekspertëve, intuita më e mirë shfaqet në momentet e relaksit, kur mendja është më e kthjellët dhe e çlodhur. Frymëzimi dhe idetë shfaqen vetë gjatë natës, larg stresit dhe tensioneve. Duhet vetëm të dimë t’i dëgjojmë.
PËRMIRËSONI PERCEPTIMIN
Mund të kuptojmë e perceptojmë rrethanat dhe ngjarjet nëpërmjet perceptimit të drejtpërdrejtë, asaj çka kuptojmë nga të tjerët dhe nëpërmjet intuitës.
Perceptimi na ndihmon qartësisht me situatën, ajo çka kuptojmë na lejon të marrim informata të përgjithshme, që jo gjithmonë i përkasin së vërtetës, dhe na përballin me rrezikun e informacioneve jo të sakta. Perceptimi i drejtpërdrejtë mund të jetë i besueshëm, me kusht që mendja të jetë e lirë nga paragjykimet e të reflektojë në harmoni mbi atë që është parë e dëgjuar, ndërsa mendimet që krijojmë nga të tjerët, ato indirekte, nuk janë të çliruara nga paragjykimet.
Ndaj këshilla jonë është: mos krijoni mendime, vlerësime apo këndvështrime duke u bazuar në faktet që ju referojnë të tjerët. Ajo që perceptojmë mbi ngjarjet dhe rrethanat, provokon te ne reagime që gjenerojnë mendime dhe veprime.