Sport

Federata kineze përjashton përjetë 43 persona për trukim ndeshjesh, mes tyre futbollistë dhe zyrtarë

Published

on

Federata Kineze e Futbollit ka përjashtuar përgjithmonë 43 persona, duke përfshirë 38 lojtarë dhe pesë zyrtarë të klubit, mbi akuzat për trukime ndeshjesh dhe forma të tjera korrupsioni. Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua raporton se Zhang Xiaopeng, një zyrtar i lartë i policisë, dha detaje të një “hetimi 2-vjeçar që zbuloi një sërë rastesh të lojërave të fatit në internet, trukimeve të ndeshjeve dhe korrupsionit”.

Sipas Xinhua, hetimi përfshinte 120 ndeshje, 128 të dyshuar dhe 41 klube. Lojtarë dhe zyrtarë të tjerë u janë dhënë pezullime të reduktuara dhe mes tyre ka lojtarë të huaj të joshur në Kinë nga premtimi për paga të larta. Në mesin e atyre që janë ndaluar përjetë nga ky sport janë ish-lojtarët e kombëtares kineze Jin Jingdao, Guo Tianyu dhe Gu Chao. Kina do të përballet sot në Dalian me Arabinë Saudite në raundin e tretë të kualifikimeve aziatike për Botërorin 2026, 5 ditë pas humbjes 7-0 ndaj Japonisë./UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara