Sport

Ademi: Lojtarët i përjashtoi trajneri, dolën në orët e vona

Published

on

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se vendimi për përjashtimin e tre futbollistëve nga kampi i kombëtares të shtunën është marrë nga selektori Franco Foda.

Ademi ka deklaruar sot se vendimi i trajnerit për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanet Muriqit dhe Florent Muslijës, është mbështetur edhe nga federata.

Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës”, ka thënë Ademi.

Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”.

Ademi ka insistuar se “kombëtarja është e të gjithëve dhe shkon përtej Federatës”.

Nuk më intereson për ata njerëz që nuk kanë lidhje me këtë punë dhe bëjnë kritika, por vetëm për ata që kanë qenë të përfshirë dhe kanë bërë ankesa”, tha Ademi.

Sport

Mbappé shpërthen me “hat-trick” në rikthimin e Mourinhos në “Bernabéu”

Published

on

By

Kylian Mbappé ka shkëlqyer me një “hat-trick” në ndeshjen e veçantë të José Mourinhos në stolin e Real Madridit.

Për trajnerin portugez, sfida e së mërkurës mbrëma ishte e para në “Santiago Bernabéu” pas rikthimit të tij te klubi madrilen.

Real Madridi triumfoi ndaj Real Sociedadit në kuadër të xhiros së parë të La Ligës.

Mbappé ishte protagonisti kryesor i takimit, duke shënuar në minutat 40’, 60’ dhe 80’, ndërsa një tjetër gol për madrilenët e realizoi Vinicius Junior në minutën e 68-të.

Golin e vetëm për Real Sociedadin e shënoi Luka Sučić në minutën e 44-t.

Pas dy ndeshjeve, Real Madridi, Sevilla dhe Real Betisi kanë nga gjashtë pikë.

D.L

Continue Reading

Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve zhvillohet sot, 36 skuadra në pritje

Published

on

By

Sot, nga ora 18:00, do të hidhet shorti për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë do të garojnë 36 skuadra, me ekipet e fundit që siguruan pjesëmarrjen pas ndeshjeve të plejofit të zhvilluara të mërkurën mbrëma.

Në vazon e parë janë disa prej gjigantëve të futbollit evropian: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Shorti do të përcaktojë përballjet e para të kësaj faze të re të garës.

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 8 shtator.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Fenerbahçe kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Vedat Muriqi protagonist absolut ndaj Lyonit

Published

on

By

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në udhëtim ndaj Lyonit, duke e kaluar tutje përbaljen me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Shtatlarti kosovar, Vedat Muriqi, pati meritë të veçantë në këtë sukses duke e zhbllokuar sfidën në minutën e 24-t. Muriqi reagoi shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Epërsia u dyfishua vetëm katër minuta më vonë, kur Mason Greenwood ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa Nathan Aké u ngrit më lart se të gjithë për të shënuar me kokë për 0-2.

Në pjesën e dytë, Lyoni u kthye në lojë përmes Malick Fofana në minutën e 61-të. Vendasit shënuan edhe një gol tjetër pak më vonë, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje. Muriqi u zëvendësua në minutën e 80-të nga Romelu Lukaku, duke përmbyllur një tjetër paraqitje vendimtare për skuadrën e tij. /E.A/

Continue Reading

Sport

Sadiku gati për betejën e fundit në Taranto

Published

on

By

Donjeta Sadiku sot pritet të zhvillojë njërin prej dueleve më emocionuese të karrierës së saj. Boksierja kosovare do të boksojë në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Meçi është paraparë të nisë në orën 17:15.

Përballë Sadikut në ringun e Tarantos do të jetë Kristina Kuluhova, boksiere me origjinë ruse që përfaqëson Serbinë. Përballja me një përfaqësuese të Serbisë pritet t’i japë edhe më shumë motivim boksieres kosovare, e cila synon medaljen e artë.

Sadiku deri më tani ka regjistruar dy fitore në Taranto dhe ka siguruar vendin në finalen e madhe.

Megjithatë, për boksieren kosovare kjo nuk është një sfidë e zakonshme. Gjatë karrierës së saj, Sadiku ka arritur suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke dëshmuar se ka përvojën dhe qetësinë e nevojshme për të menaxhuar presionin dhe emocionet e një dueli të tillë.

Tani, mbetet edhe një hap i fundit drejt medaljes së artë. Donjeta Sadiku do të kërkojë ta mbyllë me fitore rrugëtimin e saj në Taranto dhe ta ngjisë flamurin e Kosovës në podiumin më të lartë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara