Lajmet

Federata e Futbollit të El Salvadorit dënon vrasjen e arbitrit

Amaya, kishte shërbyer rreth 20 vjet si arbitër për ndeshjet e lagjes, shkollës dhe ligës së futbollit në El Salvador.

Published

on

Federata Salvadorane e Futbollit, dënoi të hënën vdekjen e një gjyqtari që u sulmua dhunshëm teksa drejtonte një ndeshje fundjavën e kaluar në kryeqytet.

Në një njoftim për shtyp, federata tha se dënon dhe refuzon agresionin fizik” drejtuar gjyqtarit 63-vjeçar, Jose Arnoldo Amaya, nga të ashtuquajturit mbështetës dhe lojtarë gjatë një ndeshje që ai arbitroi në stadiumin, Toluca, në San Salvador.

Një anëtar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Futbollit të El Salvadorit, Amaya, u sulmua dhunshëm përpara se të dërgohej në spital ku vdiq nga plagët e tij.

Policia ende nuk ka dhënë detaje të sakta për ngjarjen, ndërsa është në kërkim të autorëve.

Amaya, kishte shërbyer rreth 20 vjet si arbitër për ndeshjet e lagjes, shkollës dhe ligës së futbollit në El Salvador. /UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Dogana ndalon 110 litra vaj ulliri të padeklaruar në Vërmicë

Published

on

By

Zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një sasi prej 110 litrash vaj ulliri të padeklaruar, të fshehur në një automjet që po tentonte të hynte në Kosovë.

Sipas një postimi të Doganës në Facebook, kontrolli u zhvillua rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, pasi personi përgjegjës kishte mohuar se posedonte mallra për deklarim.

Gjatë kontrollit të detajuar, në automjet u gjetën 22 bidona prej 5 litrash secili, pa dokumentacion për origjinën e mallit.

Personi është proceduar për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).

“Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se janë të obliguar të deklarojnë saktësisht çdo mall gjatë hyrjes në territorin e vendit. Mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe sjell masa ndëshkuese”./EO

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.

Kushtetuesja kishte trajtuar ankesën e dorëzuar më herët nga Lista Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kreu i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në vendimin e Kushtetueses u tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

Pasi deputetët e Listës Serbe nuk morën numrin e mjaftueshëm të votave, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kërkoi që zgjedhja e nënkryetarit serb të vazhdojë përmes shortit, duke i mundësuar deputetit tjetër serb, Nenad Rashiq nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të zgjidhet nënkryetar.

Rashiq ka qenë ministër në Qeverinë e Albin Kurtit, duke udhëhequr dikasterin për Komunitete dhe Kthim.

Lista Serbe thotë se zgjedhja e Rashiqit është “jolegjitime” dhe paralajmëron se zgjedhjet do të humbasin kuptimin, nëse shumica e deputetëve shqiptarë u imponon serbëve përfaqësues, duke legalizuar ashtu “dhunën e shumicës ndaj pakicës”.

Një ditë pas zgjedhjes së Rashiqit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. Sipas Kushtetutës, Kurti ka 15 ditë afat për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë së re.

Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota të deputetëve dhe Kurti ka thënë se në ditët në vijim do të zhvillojë diskutime me partitë për një koalicion qeverisës. LVV në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar 48 ulëse në Parlamentin me 120 deputetë.

Nëse Kurti nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme deri më 26 tetor, atëherë Osmani, sipas ligjeve, është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e reja./EO

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Published

on

By

Këtë të enjte, nga ora 9:30, pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Krasniqi shkoi në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Dëshmitari i paraparë nga PSRK, Skender Muqolli, i cili duhej të dëshmonte më 14 tetor, nuk u paraqit fare në gjykatë për arsye shëndetësore.

Gjyqtari Arben Hoti njoftoi se nuk ishte paraqitur asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim, por sipas tij, zyra e tij e kishte kontaktuar Muqollin, i cili kishte pohuar pretendimin përmes telefonit.

Për shkak të mungesës së dëshmitarit, seanca u shty dhe pritet të vazhdojë sot, më 16 tetor.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 8 tetor 2025, Krasniqi nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare./EO

Continue Reading

Lajmet

Bastiset një shtëpi në Leposaviq, gjenden emblema dhe jelek i ushtrisë serbe

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, predha, këmisha me emblema të policisë serbe dhe një jelek i ushtrisë serbe.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh.Mikinic, Leposaviq 15.10.2025-14:30. Raportohet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjet dhe konfiskuar: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Të kërkuara