Sport

FBK e Sigal Prishtina nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Superkupës në kryeqytet

Fetahu tha se ka besim të plotë që Prishtina do të di ta bëjë organizimin e kësaj gare ashtu siç e meriton.

Published

on

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe klubi i basketbollit Sigal Prishtina kanë nënshkruar marrëveshje për zhvillimin e Superkupës së Kosovës në Prishtinë.

Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet kryetarit të FBK-së Arben Fetahu dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci.

Fetahu tha me këtë rast se organizimi i një eventi kaq madhor në Prishtinë e bën shumë të lumtur dhe se spektaklin e kësaj gare do ta pasurojë kësaj radhe edhe prania e tifozëve në salla.

Ai tha se ka besim të plotë që Prishtina do të di ta bëjë organizimin e kësaj gare ashtu siç e meriton dhe se klubi nga kryeqyteti e ka dëshmuar këtë edhe në të kaluarën.

Ndërsa Stavileci theksoi se Sigal Prishtina me gjithë ekipin organizativ tashmë po i bëjnë të gjitha përgatitjet për këtë organizim dhe siguroi se do të bëhet një garë që do ta bëjë krenar të gjithë Kosovën.

Ndeshjet e Superkupës do të zhvillohen nga 7 deri më 11 dhjetor 2022 në kryeqytet. Në këtë garë do të marrin pjesë tetë ekipet e Superligës së Kosovës.

Sport

Amir Rrahmani rinovon me Napolin deri në vitin 2029

Published

on

By

Amir Rrahmani do të vazhdojë të mbetet shtylla e mbrojtjes së Napolit edhe për shumë vite të tjera. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, i cili është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2020, ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, i cili konfirmon se marrëveshja mes palëve tashmë është nënshkruar. Me kontratën e re, mbrojtësi dardan ka përfituar edhe një rritje të ndjeshme të pagës, duke kaluar nga 2.5 milionë euro në 3.8 milionë euro në sezon.

Ky rinovim konfirmon rëndësinë e madhe që Rrahmani ka në planet e klubit napolitan, duke u rreshtuar ndër lojtarët më të vlerësuar dhe më të paguar të skuadrës.

 

Continue Reading

Lajmet

Driton Kuka nderohet me “Pllakën e Artë” në Mal të Zi për sukseset historike

Published

on

By

Trajneri i mirënjohur i Kosovës, Driton Kuka, ka pranuar çmimin kryesor “Pllaka e Artë” nga Akademia Sportive e Malit të Zi. Ky vlerësim i lartë iu nda gjatë Konferencës së 24-t Ndërkombëtare të mbajtur në Budva, si mirënjohje për rezultatet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Akademia ka vlerësuar lart kontributin e Kukës në promovimin e sportit të xhudos dhe arritjet e tij të pashembullta që e ngritën Kosovën në majat e sportit botëror. Ky çmim vjen si dëshmi e punës së palodhshme të trajnerit që krijoi një “shkollë të artë” të xhudos në vendin tonë.

Nën udhëheqjen e Driton Kukës, ekipi i Kosovës ka arritur rekorde historike që përfshijnë:5 medalje olimpike; 10 medalje botërore; 30 medalje evropiane, si dhe qindra dekorata të tjera në gara prestigjioze.

Ky sukses i radhës konfirmon statusin e Kukës si një prej trajnerëve më të suksesshëm në botë, duke i dhënë Kosovës një imazh të fuqishëm përmes sportit.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalet marrin flakë, Bashkimi pret Borën, Trepça përballet me Pejën

Published

on

By

Të mërkurën mbrëma vazhdon gara e zjarrtë në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll, ku në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren zhvillohet gjysmëfinalja e tretë mes Bashkimit dhe Borës së Prishtinës, me fillim nga ora 19:30.

Seria mes dy skuadrave është plotësisht e baraspeshuar, pasi pas dy takimeve të para rezultati është 1:1. Për të siguruar një vend në finale, skuadra duhet të arrijë tri fitore, ndaj kjo përballje pritet të ketë peshë të madhe për vazhdimin e garës.

Si Bashkimi, ashtu edhe Bora synojnë të hedhin hapin vendimtar drejt finales, në një duel ku pritet atmosferë e zjarrtë dhe rivalitet maksimal. Dy ndeshjet e para kanë qenë shumë të forta dhe të barabarta, duke u vendosur vetëm në momentet e fundit.

Ndërkohë, të enjten luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Trepçës dhe Pejës. Edhe kjo seri është e barazuar 1:1, ndërsa ndeshja e tretë zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, po ashtu nga ora 19:30.

Continue Reading

Sport

PSG-ja fiton “luftën” me Bayernin, gjysmëfinalja dhuron 9 gola

Published

on

By

Nata e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ka dhuruar një spektakël, ku Paris Saint-Germain ka triumfuar me rezultatin e pabesueshëm 5-4 ndaj Bayern Munich. Në një mbrëmje që kishte gjithçka – përmbysje, supergola dhe dramë me VAR – të dyja skuadrat dëshmuan pse janë në majat e futbollit evropian.

Ndeshja nisi më mirë për bavarezët, të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 17-të përmes Harry Kane, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë. Megjithatë, festa e miqve zgjati pak, pasi Khvicha Kvaratskhelia barazoi në minutën e 24-t me një aksion mjeshtëror individual.

Vrulli i parisienëve u kurorëzua në minutën e 33-të, kur Joao Neves goditi saktë me kokë pas një korneri për rezultatin 2-1. Por, kur mendohej se PSG do të dominonte, Michael Olise “ngriu” stadiumin në minutën e 41-të me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone që përfundoi në trekëndëshin e portës. Drama e pjesës së parë u mbyll në minutat shtesë, ku pas rishikimit me VAR, Ousmane Dembele shënoi nga penalltia, duke dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 3-2.

Fillimi i pjesës së dytë ishte një “uragan” për Bayernin. Brenda dy minutave (56’ dhe 58’), Kvaratskhelia dhe Dembele plotësuan dopietat e tyre respektive, duke e dërguar rezultatin në një 5-2 që dukej shkatërrues.

Por Bayern Munich nuk dorëzohet kurrë. Dayot Upamecano në minutën e 65-të ngushtoi diferencën me kokë, ndërsa pesë minuta më vonë, Luis Díaz shënoi golin e katërt pas një rishikimi tjetër me VAR që konfirmoi pozicionin e tij të rregullt.

Në minutat e fundit tensioni arriti kulmin. PSG pati shansin e artë për ta mbyllur përfundimisht ndeshjen me talentin Senny Mayulu, i cili pasi shmangu portierin Neuer, goditi traversën me portën e zbrazët.

Në fund, rezultati 5-4 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, duke vulosur njërën prej sfidave më magjike në historinë moderne të Ligës së Kampionëve.

Continue Reading
Advertisement
Lajmet3 minutes ago

Superylli i muzikës Billie Eilish dhe regjisori i njohur James Cameron kanë bashkuar forcat për një film të ri koncertal në 3D, i cili dokumenton performancat e saj në Manchester gjatë vitit të kaluar. Filmi është xhiruar gjatë katër netëve në arenën Co-op Live, në kuadër të turneut të saj më të madh deri më tani, “Hit Me Hard And Soft”. Projekti sjell një përvojë intensive vizuale dhe emocionale, duke u kthyer në një “letër dashurie” për fansat e saj të përkushtuar. Në premierën në Londër, Eilish u shpreh se publiku në Manchester është ndër më të preferuarit e saj, ndërsa fansat e shumtë krijuan atmosferë të zjarrtë edhe në Leicester Square. Ideja për filmin erdhi nga bashkëshortja e Cameron, përmes lidhjeve familjare dhe aktivizmit mjedisor. Filmi përdor teknologji të re me kamera të vogla 3D, duke sjellë pamje nga afër të artistes gjatë performancave dinamike. Përveç Eilish, një rol të rëndësishëm në film kanë edhe fansat, të cilët tregojnë se si muzika e saj i ka bërë të ndihen të pranuar dhe të kuptuar. Vetë artistja thekson se dëshiron të jetë “artistja që do ta adhuronte si fanse”, duke ruajtur lidhjen e fortë me publikun e saj.

Live23 minutes ago

Si lufta SHBA-Izrael po shkatërron regjimin e sanksioneve ndaj Iranit

Vendi31 minutes ago

REL: Kur do të mbahen zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë?

Lajmet36 minutes ago

Dënohet me dy vjet burgim serbi që sulmoi KFOR-in dhe Policinë në Zveçan

Vendi2 hours ago

Del nga shtypi libri “Rezistenca e Materialeve – 2” nga profesori i UBT-së, Naser Morina

Vendi2 hours ago

Kthehet në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që po mbahej në Serbi

Aktualitet2 hours ago

Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një person në shkallët e një banese

Sport2 hours ago

Amir Rrahmani rinovon me Napolin deri në vitin 2029

Aktualitet2 hours ago

Arrestohen tre persona në Mitrovicë pas një përleshjeje fizike

Të kërkuara